Beselidhja e VjeterJobi: B. Mjerimi i tanishëm
- 1 Kurse tani mua më përqeshinnë moshë më të rinjtë, të cilëve etërit s`u denjojat`ia vë grigjës qen për rojë!
- 2 Gjë nuk duhej forca e duarve të tyre, humbur u kishte fuqia rinore,
- 3 dob`suar skami e urie, endeshin nëpër shkretëtirëtë shkretuar nga stuhitë;
- 4 brenin barë e gjethe shkurresh, rrënjët e dëllisë kishin ushqim.
- 5 Të dëbuar nga rrethi i njerëzve, pas u britnin sikur vjedhësve.
- 6 Banonin brigjeve të përrenjve, në shpella dheu edhe qetash,
- 7 ulërinin n`për shkurre e mreta, nën ferra së bashku u struknin.
- 8 Bijtë e tyre, pjellë e poshtër, prej vendit me dhunë të dëbuar.
- 9 Ata tani në bisht të lahutës më vënëe për ta unë përrallë jam bërë.
- 10 U vjen të ndyrë, meje largohen, s`ju vjen turp të më pështyjnë në f`tyrë.
- 11 Kukurrën hapi e më shigjetoie në gojë ma vuri frerin.
- 12 Fole shlligash në të djathtën time, këmbët e mia i vënë në të ikur, kundër meje sheshojnë shtigje vdekje.
- 13 Rrugët e mia m`i rrënuan, më dolën në pritë edhe më mundën dhe askush s`u kundërshton.
- 14 Si murit të rrënuar më sulen, nën rrënoja u rrokullisën.
- 15 Edhe tmerri kundër meje u çua, porsi era u zhduk parësia ime, porsi reja shkoi shpëtimi im.
- 16 Shpirti im gjithnjë po më meket, më pushtuan ditët e mjerimit.
- 17 Natën eshtrat dhimbjet m`i shporojnë, plagët që më brejnë askurrë s`më pushojnë!
- 18 Më kap për petkash me tërë fuqinë, më shtrëngon si qafeta e këmishës.
- 19 Në baltë më përplasi pa farë mëshiree jam bërë krejt blozë e pluhur.
- 20 Në ndihmë të thërras e Ti s`më përgjigjesh, në këmbë qëndroj e Ti s`më shikon.
- 21 Për mua Ti mizor u bëre, më pëdjek me dorë të fuqishme.
- 22 Më flak përpjetë kalor mbi erë, poshtë më përplas me anë të stuhisë.
- 23 Po e shoh se në vdekje më shtyt, në sht`pi të caktuar për çdo të gjallë.
- 24 Megjithatë dorën s`shtrin për ta rrënuar;në rrënim të tij do të jetë shpëtimi.
- 25 Vallë a s`qaja kurdoherë mbi të mjerin, a s`i dhimbej shpirtit tim i varfri?
- 26 Prisja të mirën, më erdhën të këqijat, prisja dritën e më erdhi terri.
- 27 Më vlon barku e kurrë s`më pushon, po më sulmojnë ditët e mjerimit.
- 28 Ecja i mërrolur;kush s`më ngushëllon, ngritesha në mbledhje e thirrja ndihmë.
- 29 Me çakaj u bëra vëlla, shok u bëra me struca të egër.
- 30 Nxirë është lëkura e trupit tim, nga ethet eshtrat m`u thanë.
- 31 Cetra ime u bë vajtore, rngjëmëtar është fyelli im!