Beselidhja e VjeterJobi: Guximi i tepruar i Jobit
- 1 Dëgjo, Job, çfarë dua të të them, vëru veshin fjalëve të mia!
- 2 Ja, e çela gojën time, le të më flasë gjuha në grykën time!
- 3 Biseda ime rrjedh nga zemra e drejtë, rngjyq të pastër do të thonë buzët e mia.
- 4 Shpirti i Hyjit më ka krijuar, Fryma e të Lumit jetë më dha.
- 5 Nëse mundesh, deh, më përgjigj, bëhu gati e ktheu nga unë!
- 6 Ja, si ti jam para Hyjit, nxjerrë nga e njëjta baltë si ti,
- 7 prandaj frikë s`dua të kesh prej meje, as të të rëndoj në mend s`e kam.
- 8 Pra, ti the;me veshë të dëgjova -mirë i ndieva fjalët që fole:
- 9 `Jam i pastër, faj nuk kam, i patëmetë e pa farë mëkati.
- 10 Halë në përpeq i jam unë atij, prandaj më mban për armik të vetin.
- 11 Këmbët e mia në pranga i futidhe e përcjell çdo hap timin.`
- 12 Këtu është faji, unë të themse njeriu me Hyj`n s`mund të matet!
- 13 Si, me Të ti do të pleqërohesh, pse në fjalë të tua gjegje s`jep?
- 14 Sepse Hyji flet një herë, të njëjtën gjë nuk e përsërit.
- 15 Në ëndërr, në vëgime natembi vdekatarë kur gjumi bie, kur mbi shtroja ëmbël flejnë,
- 16 ua hap veshët vdekatarëvedhe i tremb në vëgime nate
- 17 për ta shmangur vdekatarinprej punësh të liga, prej krenarisë për ta çliruar.
- 18 E shpirtin ia ruan nga gropa, rnjetën prej udhës në Nëntokë.
- 19 E qorton në shtrat me dhimbje, me dridhje eshtrash të papushim,
- 20 që der buka në jetë i ndyhet, më e shijshmja haje shpirtit të tij,
- 21 kur ndër sy i shkrihet mishi, kur kockat nën lëkurë i shihen,
- 22 kur i afrohet gropës së shkatërrimit, rnjeta e tij shtëpisë së vdekatarëve.
- 23 Nëse afër i ndodh një Engjëll, një Shtjellues ndër një mijë, ta kujtojë ç`ka për detyrë,
- 24 për të, mëshirë të ketë dhe të lutet:`Shpëtoje, Zot, të mos zbresë në gropë, e gjeta për të shpërblimin`,
- 25 trupi atij do t`i përtërihetmë i freskët se në rini, do të kthehet në ditët e djalërisë!
- 26 Hyut i lutet e Ai e fal, me kënaqësi në f`tyrë sytë ia prir, e ia kthen njeriut drejtësinë.
- 27 Plot hare k`ndon para njerëzve:`Mëkatova, të drejtën e shkela, por Hyji s`më ndëshkoi për mëkate.
- 28 Ma shpëtoi shpirtin prej pështjerrës, qe, i gjallë, dritës i gëzohem!`
- 29 Ja, kështu Hyji vepron me njeriun dy, tri herë,
- 30 prej gropës shpirtin për t`ia ruajtur, për t`ia ndritur me dritë të të gjallëve.
- 31 Kujdes, Job, mirë më dëgjo:hesht se kam ende për të folur.
- 32 Por nëse ke gjë ti për të më thënë, më përgjigj, krejt lirisht fol, sepse më pëlqen të dalësh i drejtë.
- 33 Por nëse s`ke mua më dëgjo, hesht dhe unë do të të mësoj urtinë.