Beselidhja e VjeterJobi: Pushteti krijues e shtangon Jobin
- 1 Nga stuhia Zoti iu përgjigj Jobit e i tha:
- 2 Kush është ai që e errëson Provaninëme ca fjalë që kripë nuk kanë?
- 3 Ngjeshu, pra, siç ngjeshen trimat:unë dua të pyes e ti më mëso!
- 4 Kur themelet tokës ia vura ti ku ishe?Më trego nëse njëmend e di.
- 5 A e di: kush përmasat ia caktoi?Me litar kush e ka matur?
- 6 Përmbi çka i pushojnë themelet?Të këndit gurin kush ia vuri
- 7 ndërsa k`ndonin yjet e mëngjesit, brohorisnin të gjithë bijtë e Hyjit?
- 8 Kush e mbylli brenda dyerve detin, kur po dilte nga krah`rori i nënës?
- 9 Kur e vesha me re si me petka, me errësirë si më shpërgenj e mbështolla?
- 10 Kur unë caqet atij ia vura, e kyça me dyer e shula
- 11 dhe i thashë: `Deri këtu! Më tej mos shko!Këtu le të thehen valët tua krenare!`
- 12 Gjatë jetës sate mëngjesit i urdhërove?Po agimit vendin ia caktove?
- 13 Kur ia kape skajet tokësa u shkundën prej saj mëkatarët?
- 14 A do të shndërrohet në deltinë për vula, do të ngjyroset porsi petku?
- 15 Mëkatarëve drita u merret, u thërmohet grushti i ngritur.
- 16 A mos mbërrite në burimet e detit, a mos ece fundit të pështjerrave?
- 17 A t`u hapën dyert e vdekjesdhe i pe hymjet e errëta?
- 18 A i vrojtove përmasat e tokës?Fol, pra, ti, nëse i di këto të gjitha!
- 19 Në cilin kënd drita banon?Vendbanimin ku e kanë errësirat?
- 20 Për t`u prirë në caqet e tyreo për t`i kthyer në banesë të tyre?
- 21 Po si! Ti atëherë ishe i lindur, vjetët e tua janë tepër të shumta!
- 22 A ke hyrë në qilarët e borës?A i ke parë depot e breshërit,
- 23 që i përgatita për ditë të ngushtë, ditë përleshje, lufte të tmerrshme?
- 24 Cilës udhë shpëdahet drita, nëpër cilën shiroku djeg tokën?
- 25 Kush shiut të rëndë udhën ia dhaedhe rrugën rrufesë vetuese,
- 26 që të bjerë shi në vend të pabanuar, në shkretëtirë ku askush s`banon,
- 27 për t`i ngirë të papërshkueshmet djerre, që të qesë bar toka e thatë?
- 28 A ka vallë shiu baba?Kush i lind pikat e vesës?
- 29 Gjirit të kujt do të ketë dalë akulli?Kush prej qiellit e lindi brymën?
- 30 Kur si gur ujërat forcohen, sipërfaqja e humnerës kur ngurret?
- 31 Mundesh në vargje t`i lidhësh Shejzat, o nenin t`ia zgjidhish Orionit?
- 32 E bën të dalë Yllin e Dritës?Ti i prin Ariut me zogj?
- 33 A ia di ti qiellit ligjetdhe mbi tokë ti i vë në zbatim?
- 34 A u bërtet ti reve në qielle të mbulon shtrëngata e shiut?
- 35 A ti i lëshon vetëtimat që çajnëdhe të thonë: `Si urdhëron!`?
- 36 Kush ibisit i dha dijeedhe gjelit të ketë kuptim?
- 37 Kush i mençur i numron retë, kush i zbraz rrëshiqat e qiellit,
- 38 kështu pluh`ri bëhet një tërësiedhe bucat një me tjetër të ngjiten?
- 39 Luaneshës ti, thua, prenë ia zëdhe i ushqen zogjtë e luanit,
- 40 kur ata qëndrojnë në shpellëose vërejnë mbi pre nga strof`lli?
- 41 Kush korbave ua mbledh ushqimin, kur drejt Hyjit zogjtë cicërojnëpër arsye se u mungon shujta?