Beselidhja e VjeterJobi: Gomarit të egër lirinë kush ia dha?
- 1 A e di ti si në qeta pjellin dhitë e egra, a i ke vrojtur shytat se si shtohen?
- 2 A u numrove muajt e barrëse ua di kohën e pjelljes?
- 3 Ulen, shtrihen, nga fryti lirohenedhe dhimbjet fund u marrin
- 4 e kur pjella u forcohet, e lënë në mal, te ta më s`kthehen.
- 5 Gomarit të egër lirinë kush ia dha?Kush ia hoqi kresë ullarin?
- 6 Për banesë i dhashë shkretëtirën, vendbanim dheun e kripur.
- 7 E përbuz zhurm`n e qytetit, s`u vë vesh britmave të ndjekësve.
- 8 Endet maleve në kullota të veta, kërkon të gjejë çdo lloj blerimi.
- 9 A dëgjon të shërbejë bizoni?Në vathën tënde e kalon natën?
- 10 E heq për laku që të lërojë me kaun, vjen pas teje për të lëruar tokat?
- 11 A pse fort besim ti ke në tëe ia besuake punët e tua?
- 12 A beson se ai do të kthehetpër t`i sjellë në lëmë prodhimet?
- 13 Fleta e strucit gëzueshëm rreh, fletët e puplat t`lejlekut flut`rojnë!
- 14 Vezët e veta në tokë i lëshon, t`ia ngrohë pluhurit ia beson,
- 15 s`ka kujdes me këmbë të mos shkelen, egërsira se mundet t`i thyejë.
- 16 Me zogj të vet si me zogj të huaj sillet, s`e di se kot së koti lodhet.
- 17 Hyji atë e la të pamend, s`i dhuroi kuptim as dije.
- 18 Kur është koha krahët i rreh, përqesh kalë edhe kalorës!
- 19 A thua kalit ti ia dhe fuqinë, rnjelet në qafë ti ia dhurove?
- 20 A e bën ti të kërcejë si karkaleci, me hingëllimë gjithkënd të tmerrojë?
- 21 Kënaqshëm dheun gropon me thundër, pa farë frike sulet në trima.
- 22 Përbuz frikën, gjë s`e tremb, syri çap prej shpatës s`i bën.
- 23 Kukurra në vithe i troket, fishkëllon heshta e sh`gjeta vrastare!
- 24 Me tërbim përpin hapësirën, rngjë s`e ndal kur bie trumbeta!
- 25 Në zë të burisë ai felgron: `Ha!`, shumë larg luftës ia nuhat erën, të prijësve thirrjen, të ushtarëve urranë!
- 26 Dija jote i rrit puplat skifterit, e bën që fletët t`i kthejë nga jugu?
- 27 Ti urdhëron në qiell të prekë shqiponja, në kreshta të larta çerdhen të endë?
- 28 Në shkëmbinj ngul, në qeta banon, në moje të larta e përmbi kreshta.
- 29 Prej andej vëren prenë e vet, sytë prej së largu hollë ia ndajnë!
- 30 Zogjtë e saj me gjak ushqehen.Ku ka të vrarë, aty e ke!