Beselidhja e VjeterJobi: Rrjedha e papengueshme e
- 1 Fjalën mori Baldad Suhiti e tha:
- 2 Po der` kur do të flasësh kështu?Si stuhi të buçasin fjalët!
- 3 Vallë thua Hyji shtrembëron të drejtën?Lakon të drejtën i Gjithpushtetshmi?
- 4 Nëse bijtë e tu Atij i mëkatuan,Ai i lëshoi në dorë të së keqes së tyre.
- 5 Porse ti nëse në mëngjes herëtpara Tij i pafajshëm ngriheshe të Gjithpushtetshmit i lyp ndihmë
- 6 e i afrohesh i drejtë e i pastër,menjëherë nga ti do të kthehet, të drejtit shtëpinë do t`ia përtërijë.
- 7 Çka ke pasur, asgjë do të duketnë krahasim me çka do të kesh.
- 8 Pyet breznitë që qenë më parë,vritie mendjen për sa të thanë të parët.
- 9 Jemi të djeshëm, shumë pak dimë, pse si hije janë ditët tonambi këtë tokë...
- 10 Do të mësojnë dhe ty do të thonë, nga zemra kështu do të të tregojnë:
- 11 Papirusi a mos rritet pa lagështi, a thua zunkthi pa ujë rritet?
- 12 Gjelbëron e ende pa u nxjerr, vyshket para çdo bari tjetër.
- 13 Të tillë ka jetën kush harron Hyjin, shpresa e të mbrapshtit mbaron shpejt.
- 14 Pe i hollë është shpresa e tij, uzdaja e tij rrjetë merimange.
- 15 Nëse mbështetet në të ajo shqyhet, nëse kapet në të ajo e lëshon.
- 16 Plot me lëng në diell zhvillohet, shatorr gemat në kopsht i lëshon,
- 17 Nëpër shkëmbinj rrënjët i përshkon, në qetë të gjallë i fortë jeton.
- 18 Por nëse hiqet nga vendi i tij:vendi i thotë:` Askurrë s`të kam parë!`
- 19 Kaq është kënaqësia e fatit të tij:lëshon vend që të rriten të tjerët.
- 20 Të patëmetin nuk e flak Hyji, as të mbrapshtit dorën s`ia ngjet.
- 21 Gazi prapë në buzë do të shpërthejë, në gojën tënde brohoria!
- 22 Kush të urren do ta mb`lojë turpi, shtëpia e të mbrapshtëve s`do të qëndrojë.