Beselidhja e VjeterPsalmet: LIBRI II 42-72
- 1 I Salomonit.O Hyj, jepja mbretit gjyqin tënddhe drejtësinë tënde birit të mbretit,
- 2 që ta gjykojë popullin tënd me drejtësie skamnorëve të tu t`u japë të drejtën.
- 3 Malet le t`i sjellin paqen popullit e kodrat drejtësinë.
- 4 Ai do t`i gjykojë të vobektët e popullit, do t`i shpëtojë bijtë e skamnoritdo ta përulë shpifësin.
- 5 Ai do të jetojë sa dielli e hëna, nga breznia në brezni.
- 6 Do të zbresë porsi vesa mbi bar, porsi shiu që e lag tokën.
- 7 Në ditët e tija do të lulëzojë drejtësiadhe paqe e madhe derisa të jetë hëna.
- 8 Do të sundojë prej detit në det, prej Lumit e deri në skajin e botës.
- 9 Para tij do të bien përmbys banorët e shkretëtirës, kundërshtarët e tij do të lëpijnë dheun.
- 10 Mbretërit e Tarsisit edhe të ishujvedhurata do të sjellin, mbretërit e arabëve e të Sabës do të lajnë të dhjetat,
- 11 të gjithë mbretërit para tij përmbys do të biene popujt mbarë do t`i shërbejnë.
- 12 Ai do ta shpëtojë skamnorin që fshan, të varfërin që nuk ka ndihmëtar.
- 13 Mëshirë do të ketë për të mjerin e të vobektin, dhe skamnorëve do t`ua shpëtojë jetën.
- 14 Do t`i shpëtojë prej padrejtësisë e dhunës, rngjaku i tyre do të jetë i çmueshëm përpara tij.
- 15 Do të jetojë e do t`i jepet prej arit të Arabisë, rngjithmonë do të luten për të, rngjithë ditën do ta bekojnë.
- 16 Toka do të japë drithëra me shumicë, në maja të maleve do të valëviten kallëzat, porsi Libani frytet e tokës, do të lulëzojnë porsi bari i tokës banorët e qytetit.
- 17 Qoftë bekuar emri i tij në shekuj, sa të jetë dielli mos iu harroftë emri!Nëpër të do të bekohen të gjitha fiset e dheut, të gjithë paganët të lumtur do ta quajnë.
- 18 Qoftë bekuar Zoti Hyj, Hyji i Izraelit, që i vetmi bën mrekulli!
- 19 Qoftë bekuar Emri i tij i madhërueshëm, toka mbarë u mbushtë me lavdinë e tij.Amen! Amen!
- 20 Sepse ti më çove prova shumë të mëdha, por përsëri më kërthndeze në jetëe përsëri më ktheve nga thellësia e tokës.
- 21 Rrite madhërinë time, sillu prej meje e më ngushëllo.
- 22 Kështu edhe vetë do të të lavdëroj, me harpë do të këndoj, o Hyj, të vërtetën tënde, me cetër do të të këndoj ty, o Shenjti i Izraelit!
- 23 Do të galdojnë buzët e mia duke të kënduar ty, edhe shpirti im që e ke shëlbuar.
- 24 Gjuha ime gjithë ditën do të flasë për drejtësinë tënde, le të turpërohen e të marrosenata që kërkojnë të keqen për mua.PSALMI 72 /71/Mbreti i premtuar
- 25 Zbraze mbi ta hidhërimin tënd, i djegtë flaka e zemërimit tënd!
- 26 Banesa e tyre u ktheftë në shkretëtirë, në çadër të tyre mos pastë kush të banojë!
- 27 Pse salvuan atë që ti qortove, pse i shtojnë dhembjen atij që plagose.
- 28 Fajësisë së tyre u shto faje mbi faje, që të mos mund të shfajësohen para teje,
- 29 që të hiqen prej librit të të gjallëve, të mos numërohen në radhët e të drejtëve!
- 30 Mua të mjerin e të pikëlluarin:më shpëtoftë, o Hyj, shëlbimi yt!
- 31 Do të lëvdoj Emrin e Hyjit me këngë, do ta lartësoj me këngë falenderimi.
- 32 Kjo i pëlqen Zotit më tepër se mëzati, më tepër se demi me brirë e me thundra!
- 33 Le të shikojnë të përvuajturit e le të gëzohen;kërkojeni Hyjin e zemra do t`ju kërthndezet.
- 34 Sepse Zoti i dëgjon skamnorët, s`i përbuz të vetët që janë të robëruar.
- 35 Le ta lavdërojnë qielli e toka, detet dhe gjithçka lëviz në to.
- 36 Sepse Hyji do ta shpëtojë Sionin, Ai do t`i rindërtojë qytetet e Judës, aty do të banojnë e do ta trashëgojnë.
- 37 Fara e shërbëtorëve të tij do ta trashëgojë, në të do të ngulë kush e do Emrin e tij!PSALMI 70 /69/Kushtrim për ndihmë