Beselidhja e VjeterPsalmet: LIBRI V 107-150
- 1 Mjeshtrit të korit. I Davidit. Psalm.O Zot, ti më shqyrton e më njeh,
- 2 ti di kur rri e kur ngrihem, prej së largu i njeh mendimet e mia.
- 3 Si në shtegtoj si në pushoj, ti më vëren, ti i di të gjitha udhët e mia.
- 4 Pa më ardhur ende fjala në majë të gjuhës, dhe, ja, ti, o Zot, i njeh të gjitha!
- 5 Përpara e pas ti, o Zot, më rrethon, ti e ke vënë mbi mua dorën tënde.
- 6 E mrekullueshme është dija jote për mua, tepër e lartë, s`jam në gjendje t`ia arrij.
- 7 Ku mund të shkoj larg prej shpirtit tënd, ku të iki larg prej pranisë sate?
- 8 Nëse ngjitem në qiell, ti atje je, nëse zbres në Nëntokë, edhe aty je.
- 9 Po t`i marr krahët e agimite të shkoj të banoj në skajin e detit,
- 10 edhe atje dora jote do të më përcjellëe do të më mbajë e djathta jote.
- 11 Në thënça: Le të më mbulojë së paku errësiraedhe drita natë le të bëhet mbi mua!
- ,12 por as terri s`është aspak terr për ty edhe nata është si dritë e ndritshme për ty errësira është porsi drita!
- 13 Ti je ai që m`i krijove veshkat, ti më ke endur në kraharorin e nënës!
- 14 Të lavdëroj pse më krijove kaq mrekullisht, të mrekullueshme janë veprat e tua, po, shpirti im mirë e di!
- 15 Eshtrat e mi nuk të mbetën të fshehurkur unë po trajtohesha në fshehtësii endur në thellësinë e tokës.
- 16 Ende të patrajtuar më panë sytë e tu, në librin tënd ishin të shkruara të gjitha ditët:ishin të numëruara megjithëse asnjë s`ishte ende prej tyre.
- 17 Tepër të çmueshme janë për mua, o Hyj, mendimet e tua, e panumërueshme është shuma e tyre!
- 18 Po t`i numëroja, janë më shumë se rëra!Po t`iu dilja në skaj, më mbeteshe prapë ti!
- 19 Oh! Sikur Hyji t`i zhdukte mëkatarët!Largohuni prej meje, o njerëz gjakatarë!
- 20 Ata flasin kundër teje me dredhi:më kot e lartësojnë veten kundër teje.
- 21 A të mos i urrej, o Zot, ata që të urrejnë ty?A të mos t`i përbuz ata që ngrihen kundër teje?
- 22 Unë i urrej me urrejtje të madhedhe i m
- 23 Ai na kujtoi në përvujtërimin tonë, sepse e amshueshme është dashuria e tij!
- 24 Ai na shpëtoi nga armiqtë tanë, sepse e amshueshme është dashuria e tij!
- 25 Ai u jep ushqim të gjitha gjallesave, sepse e amshueshme është dashuria e tij!
- 26 Lavdërojeni Perëndinë e qiellit, sepse e amshueshme është dashuria e tij!PSALMI 137 /136/Baladë mërgimi
- 27 Bëj ta kuptoj udhën e urdhërimeve të tuae do t`i kujtoj mrekullitë e tua.
- 28 Prej trishtimit shpirti im qan me lot, më forco shpirtërisht sipas premtimit që më dhe.
- 29 Më mbaj larg nga udha e gënjeshtrës, më pajis me Ligjin tënd.
- 30 E kam zgjedhur udhën e së vërtetës, në zemër i kam urdhërimet e tua.
- 31 Jam lidhur pas vendimeve të tua, o Zot, mos lejo të turpërohem.
- 32 Vrapoj udhës së urdhërimeve të tua, sepse ti ma ke shndritur zemrën.He
- 33 Ma trego, o Zot, udhën e ligjeve të tua, dhe unë do ta mbaj gjithmonë.
- 34 Më jep kuptim që ta mbaj Ligjin tënde do ta zbatoj me gjithë zemrën time.
- 35 Më prij udhës së urdhërimeve të tua, sepse në të e kam kënaqësinë time.
- 36 Prire zemrën time drejt urdhërimeve të tuae jo drejt lakmimit të pasurisë.
- 37 Largoji sytë e mi të mos e shohin kotësinë, më përtërij në udhën tënde.
- 38 Plotësoja shërbëtorit tënd premtimin tëndqë ua dhe atyre që të druajnë.
- 39 Më shpëto nga çnderimi që aq fort i trembem, sepse gjyqet e tua janë të mrekullueshme.
- 40 Oh, sa fort i dua urdhërimet e tua, më përtërij në drejtësinë tënde!Vau
- 41 Ma jep, o Zot, mëshirën tënde, shëlbimin tënd sikurse m`u zotove.
- 42 Do t`u përgjigjem atyre që më poshtërojnëse shpresoj në fjalën tënde.
- 43 Kurrë mos e hiq prej gojës sime fjalën e së vërtetës, sepse kam besim në gjyqet e tua.
- 44 E unë do ta mbaj Ligjin tënd përherë, në shekuj e në jetë të jetës.
- 45 Do të eci udhës së gjerë, sepse i kërkoj urdhërimet e tua.
- 46 Para mbretërve do të flas për dëshmitë e tuae nuk do të më vijë turp.
- 47 Do të kënaqem në urdhërimet e tua, që aq shumë i kam për zemër.
- 48 I lartësoj duart e mia drejt urdhërimeve të tua që i dua, e do t`i bluaj në mendje rregulloret e tua.Zain
- 49 Të të bjerë ndër mend zotimi që i dhe shërbëtorit tënd, me të cilin më ke dhënë shpresë.
- 50 Në vështirësinë time e kam këtë ngushëllimsepse fjala jote ma përtëriti jetën.
- 51 Krenarët po më përqeshin së tëpërmi, por unë nuk i shmangem Ligjit tënd.
- 52 I kujtoj, o Zot, gjyqet e tua të lashtadhe në to gjej ngushëllim.
- 53 Unë zemërohem tepër në mëkatarëqë i shmangen Ligjit tënd.
- 54 Këngë janë për mua urdhërimet e tua, në dheun e shtegtimit tim.
- 55 Natën e kujtoj, o Zot, Emrin tënd, dhe e zbatoj Ligjin tënd.
- 56 E mua më ndodh kështu, sepse i mbaj urdhërimet e tua.Het
- 57 Zoti është pjesa e trashëgimit tim:e dhashë fjalën t`i mbaj urdhërimet e tua.
- 58 T`u përluta me gjithë fuqi të zemrës:ki dhimbje për mua sipas fjalës që më dhe.
- 59 I shqyrtova hollë udhët e miadhe i ktheva hapat e mi në urdhërime të tua.
- 60 Nxitova e nuk vonovapër t`i zbatuar urdhërimet e tua.
- 61 Më rrethuan leqet e të patenzonëve, nuk e harrova Ligjin tënd.
- 62 Në mesnatë ngrihem për të të thurur lavdipër shkak të vendimeve të tua të drejta.
- 63 Jam mik me të gjithë ata që të druajnë, me ata që i zbatojnë urdhërimet e tua.
- 64 Plot është toka, o Zot, me dashurinë tënde, m`i mëso rregulloret e tua.Tet
- 65 I bëre mirë, o Zot, shërbëtorit tëndashtu si ia dhe fjalën.
- 66 Ma mëso mirësinë, urtinë e dijen, sepse u besoj urdhërimeve të tua.
- 67 Para se sprovova vuajtjen u enda larg teje, por tani unë e mbaj fjalën tënde.
- 68 Ti je i mirë e bën mirë, ma mëso vullnetin tënd.
- 69 Krenarët përbluajnë kundër meje tradhti, por unë me gjithë zemër do t`i mbaj urdhërimet e tua.
- 70 U trash zemra e tyre si dhjami, ndërsa unë kënaqem në Ligjin tënd.
- 71 Është mirë për mua që vuajta, kështu do ta mësoj vullnetin tënd.
- 72 Më i mirë është për mua Ligji ytse me mijëra ar e argjend.Jod
- 73 Duart e tua më bënë e më dhanë trajtë, më jep kuptim t`i mësoj urdhërimet e tua.
- 74 Kur më shohin ata që ty të druajnë, gëzohen, sepse shpresova në fjalën tënde.
- 75 E di, o Zot, se gjyqet e tua janë të drejta, me plot të drejtë më përule.
- 76 Le të më ngushëllojë, pra, mëshira jotesipas premtimit që i dhe shërbëtorit tënd.
- 77 Ardhtë mbi mua mëshira jote e do të jetoj, sepse Ligji yt është kënaqësia ime.
- 78 Le të turpërohen krenarët pse dijekeqas më poshtërojnë, e unë do t`i kujtoj urdhërimet e tua.
- 79 Le të sillen drejt meje ata që ty të druajnë, ata që i njohin dëshmitë e tua.
- 80 U përsostë zemra ime në rregulloret e tua, që kurrë të mos trupërohem.Kaf
- 81 Po më shkrihet shpirti në pritje të shëlbimit tënd, kam besim të plotë në premtimin tënd.
- 82 Sytë po më shteren prej dëshirës së fjalës satee them: Kur do të ma japësh ngushëllimin?
- 83 U bëra si rrësheku në tym, por nuk i harrova rregulloret e tua.
- 84 Po edhe sa ditë do të rrojë shërbëtori yt?Kur do t`i gjykosh pëdjekësit e mi?
- 85 Më hapën gropa krenarëtqë s`jetojnë sipas Ligjit tënd.
- 86 Të gjitha urdhërimet e tua janë të vërteta;dijekeqas më kanë salvuar: deh, më eja në ndihmë!
- 87 Për pak sa s`më rrëzuan përdhe, megjithatë unë nuk u shmangem urdhërimeve të tua.
- 88 Më përtërij pashë dashurinë tëndee unë do t`i ruaj dëshmitë e gojës sate.Lamed
- 89 E amshueshme është, o Zot, fjala jote, e qëndrueshme porsi qielli.
- 90 Brez pas brezi e vërteta jote;e themelove tokën dhe ajo qëndron.
- 91 Me urdhrin tënd gjithçka qëndron deri më sot, sepse çdo gjë është në shërbimin tënd.
- 92 Po të mos ishte Ligji yt kënaqësia ime, do të kisha mbaruar në mjerimin tim.
- 93 Kurrë e për këtë jetë s`do t`i harroj urdhërimet e tua, në saje të tyre ti më mban në jetë.
- 94 Yti jam: deh, ti më shpëto, sepse i kërkoj me zell urdhërimet e tua.
- 95 Të mbrapshtët mundohen të më humbasin;por unë i kujtoj porositë e tua.
- 96 Çdo përsosmërie unë i shoh kufirin:por Ligji yt kufi nuk ka.Mem
- 97 Sa shumë e dua, o Zot, Ligjin tënd:rngjithë ditën e bluaj me mend!
- 98 Urdhri yt më bëri më të dijshëm se armiqtë e mi, sepse gjithmonë është me mua.
- 99 Jam më i dijshëm se të gjithë mësuesit e mi, sepse i kujtoj urdhërimet e tua.
- 100 Më i dijshëm jam edhe se pleqtë, sepse i mbaj urdhërimet e tua.
- 101 Larg i mbaj këmbët e mia nga çdo udhë e së keqespër t`i ruajtur urdhërimet e tua.
- 102 Nuk u shmangem gjyqeve të tua, sepse ti ma dhe Ligjin.
- 103 Sa të ëmbla janë për qiellzën time fjalët e tua, më të ëmbla se mjalti për gojën time.
- 104 Me anë të urdhërimeve të tua fitoj urtinë, prandaj urrej çdo udhë gënjeshtre.Nun
- 105 Fjala jote është dritëz për këmbët e mia, dritë për udhët e mia.
- 106 U përbetova dhe do ta mbaj fjalën:do t`i ruaj gjyqet e drejtësisë sate.
- 107 Jam për së tepërmi i përvuajtur, o Zot, ma përtërit jetën sipas premtimit tënd.
- 108 Pranoji, o Zot, dhuratat e gojës simedhe m`i mëso gjyqet e tua.
- 109 Jeta ime është gjithmonë në rrezik, por nuk e harroj Ligjin tënd.
- 110 Të mbrapshtët vunë leqe kundër meje, por nuk iu shmanga porosive të tua.
- 111 Dëshmitë e tua janë trashëgimi im i përhershëm, janë kënaqësia e shpirtit tim.
- 112 E përul zemrën time që t`i kryej urdhërimet e tuapërherë e deri në fund.Samek
- 113 I urrej ata që janë si mësalla me dy faqedhe e dua Ligjin tënd.
- 114 Përkrenarja dhe shqyti im je ti, kam besim të plotë në fjalën tënde.
- 115 M`u hiqni sysh, o keqbërës, se dua t`i zbatoj urdhërimet e Hyjit tim!
- 116 Më përkrah si më premtove e do të jetojdhe mos më tradhtoftë shpresa ime.
- 117 Më përkrah e do të shpëtoj, do të kënaqem vazhdimisht në rregulloret e tua.
- 118 Ti i urren ata që u shmangen urdhërimeve të tua, sepse mendimi i tyre është gënjeshtër.
- 119 Porsi ndryshkun ti i zhduk nga faqja e dheut keqbërësit, prandaj unë i dua dëshmitë e tua.
- 120 Trupi im më dridhet prej frikës sate, sepse i kam frikë gjyqet e tua.Ain
- 121 Veprova me drejtësi e me të drejtë, mos më dorëzo te shpifësit e mi.
- 122 Hyr dorëzanë për të mirën e shërbëtorit tënd, që të mos më shpifen krenarët.
- 123 Sytë po më shteren prej dëshirës së shëlbimit tënddhe të fjalës së drejtësisë sate.
- 124 Bëj me shërbëtorin tënd sipas dashurisë satedhe m`i mëso rregulloret e tua.
- 125 Unë jam shërbëtori yt, më jep kuptim t`i njoh dëshmitë e tua.
- 126 Koha është të dëftohesh, o Zot, se e prishën Ligjin tënd.
- 127 Oh, sa i dua urdhërimet e tua:më tepër se arin, se gurin e paçmueshëm.
- 128 Ndërgut i mbaj urdhërimet e tua të gjitha, e urrej çdo udhë gënjeshtre.Fe
- 129 Të mrekullueshme janë dëshmitë e tua, prandaj i mban shpirti im.
- 130 Zbulesa e fjalëve të tua ndriçon:të miturit i bën të urtë.
- 131 Hap gojën e marr frymëi mallëngjyer për porositë e tua.
- 132 Kthehu prej meje e ki mëshirë për muati që je i drejtë për ata që e duan Emrin tënd.
- 133 Drejtoji hapat e mi sipas fjalës sate, të mos më sundojë asnjë e keqe.
- 134 Më shpëto prej shpifjeve të njerëzve, që t`i ruaj urdhërimet e tua.
- 135 Ndrite fytyrën tënde mbi shërbëtorin tënddhe m`i mëso urdhërimet e tua.
- 136 Sytë e mi derdhën rrëke lotësh, sepse nuk mbahet Ligji yt.Sade
- 137 I drejtë je, o Zot, edhe gjyqet e tua janë të drejta.
- 138 Ti e ke dhënë Ligjin tënd të drejtëdhe shumë besnik.
- 139 Zelli im po më shkrinkur shoh se armiqtë e mi i kanë harruar fjalët e tua.
- 140 Fjalët e tua janë me zjarr të sprovuara, prandaj shërbëtori yt i do ato.
- 141 Jam i ri edhe i përbuzur, por nuk i kam harruar urdhërimet e tua.
- 142 Drejtësia jote, drejtësi e përhershme, Ligji yt është i vërtetë.
- 143 Vuajta shumë dhe pata vështirësi, urdhërimet e tua janë kënaqësia ime.
- 144 Dëshmitë e tua janë drejtësi e amshueshme, më bëj të kuptoj e do të kem jetë.Kof
- 145 Me gjithë zemër të thërras, o Zot, më dëgjo, dhe do t`i mbaj urdhërimet e tua.
- 146 Klitha drejt teje, deh më shpëto, që t`i ruaj dëshmitë e tua.
- 147 Para agimit zgjohem e të thërras në ndihmë, shpresoj në fjalën tënde.
- 148 Sytë e mi zgjohen para rojës së natëspër të përsiatur fjalët e tua.
- 149 Ma dëgjo zërin sipas mëshirës sate, o Zot, e bëj të jetoj sipas gjyqit tënd.
- 150 U afruan ata që më salvojnë dijekeqas, janë larg nga Ligji yt.
- 151 Por ti, o Zot, je afër, besnike janë të gjitha urdhërimet e tua.
- 152 Që moti di për urdhërimet e tua, se i themelove për amshim.Res
- 153 Shikoje mjerimin tim e më liro, se nuk e kam harruar Ligjin tënd.
- 154 Mbroje çështjen time e më shpaguaj, për hir të Ligjit tënd më përtërit në jetë.
- 155 Larg është prej mëkatarëve shëlbimi, sepse nuk e çajnë kokën për urdhërimet e tua.
- 156 Mëshira jote është e madhe, o Zot, në fuqi të gjyqeve të tua më përtërit në jetë.
- 157 Shumë janë ata që më salvojnë e më poshtërojnë, por unë nuk iu shmanga dëshmive të tua.
- 158 I pashë ata që e lanë rrugën e m`u velën, sepse nuk i mbajnë fjalët e tua.
- 159 Shiko, o Zot, se i dua urdhërimet e tua, më kërthndez në jetë sipas dashurisë sate.
- 160 Për parim fjalët e tua kanë të vërtetën, të gjitha gjyqet e drejtësisë sate janë për amshim.Sin
- 161 Të mëdhenjtë më salvojnë pa arsye, zemra ime trembet vetëm prej fjalëve të tua.
- 162 Unë u gëzohem fjalëve të tuaporsi ai që fiton pre të madhe.
- 163 E urrej gënjeshtrën dhe më velet, kurse Ligjin tënd e kam për zemër.
- 164 Shtatë herë në ditë ty të thur lavdepër gjyqet e drejtësisë sate.
- 165 Dashamirësit e Ligjit tënd gëzojnë paqe të madhe, ata askurrë nuk marrin në thua.
- 166 Ndihmën tënde, o Zot, e presdhe i mbaj urdhërimet e tua.
- 167 Shpirti im i ruan ligjet e tuadhe i desha ato me gjithë shpirt.
- 168 I mbaj ligjet e tua e dëshminë tënde, sepse të gjitha udhët e mia janë para syve të tu.Tau
- 169 Le të arrijë tek ti, o Zot, britma ime, ma ndriço mendjen sipas fjalës sate.
- 170 Le të dalë lutja ime para fytyrës sate, më liro ashtu si ma ke dhënë fjalën.
- 171 Buzët e mia do ta këndojnë këngën e lavditsepse ti m`i mësove rregulloret e tua.
- 172 Gjuha ime le ta këndojë fjalën tënde, sepse të gjitha urdhërimet e tua janë të drejta.
- 173 E paça në ndihmë të djathtën tënde, sepse i zgjodha urdhërimet e tua.
- 174 E dëshiroj shumë, o Zot, shëlbimin tënd, kënaqësia ime është Ligji yt.
- 175 Do të jetojë shpirti im dhe do të të lavdërojë, në ndihmë do t`i kem gjyqet e tua.
- 176 U enda poshtë e lart porsi delja e humbur, kërkoje shërbëtorin tëndsepse urdhërimet e tua nuk i kam harruar.PSALMI 120 /119/Armiqtë e paqes