Beselidhja e VjeterDalja: Përparimi i hebrenjve në Egjipt
- 1 Këta janë emrat e bijve të Izraelit, që, bashkë me Jakobin, hynë në Egjipt, secili me familjen e vet:
- 2 Rubeni, Simoni, Levi e Juda,
- 3 Isahari, Zabuloni e Beniamini,
- 4 Dani, Neftaliu, Gadi e Aseri.
- 5 Të gjithë pasardhësit e Jakobit ishin sëbashku shtatëdhjetë frymë.Jozefi ishte që më parë në Egjipt.
- 6 Jozefi vdiq. Vdiqën edhe të gjithë vëllezërit e tij dhe mbarë ajo brezni.
- 7 Bijtë e Izraelit u rritën, u shtuan, u shumuan, u forcuan për së tepërmi dhe e mbushën dheun.Shtypja e hebrenjve
- 8 Atëherë u ngrit mbi Egjipt një mbret i ri, i cili nuk e kishte njohur Jozefin.
- 9 Ky i tha popullit të vet: Ja, populli i Izraelit u shumua fort dhe u bë më i fuqishëm se ne!
- 10 Të marrim, pra, ndaj tij masa të mjaftueshme për të bërë që të mos shumohet; ndryshe, në rast lufte kundër nesh, do të bashkohet me armiqtë tanë, dhe, pasi të na mundin, do të dalin nga vendi.
- 11 Prandaj vuri mbi ta kryepunëtorë, që t`i shtypnin me punë të rënda. Ata ndërtuan për faraonin qytetet-depo: Pitomin dhe Ramsesin.
- 12 Por, sa më fort që i shtypnin, aq më tepër rriteshin dhe shtoheshin përtej çdo mase.
- 13 Egjiptianët filluan t`i kenë frikë bijtë e Izraelit, këndej nisën t`i mundojnë pa mëshirë
- 14 dhe ua bënë jetën e hidhur duke i shtëguar të punojnë punët e rënda, siç janë llaçi e punimi i tullave edhe me çdo vepër tjetër skllavërie me të cilën ua bënin jetën ngjak.
- 15 Pastaj mbreti i Egjiptit i thirri mamitë e hebrenjve, prej të cilave njëra quhej Sefra e tjetra Pua,
- 16 dhe iu urdhëroi: Kur t`u shërbeni grave të hebrenjve në kohën e lindjes, në qoftë se do të jetë fëmija mashkull, vriteni, nëse është femër, lëreni!
- 17 Porse mamitë e druanin Hyjin dhe nuk bënë si u urdhëroi mbreti i egjiptianëve, por i ruanin në jetë edhe fëmijët meshkuj.
- 18 Mbreti i thirri dhe u tha: Çka po bëni kështu? Ju po i ruani djemtë!
- 19 Ato përgjigjën: Gratë hebrenje nuk janë porsi gratë egjiptiane. Ato janë të forta dhe, para se ne të arrijmë, ato lindin.
- 20 Hyji i bekoi mamitë dhe populli u rrit dhe u forcua për së tepërmi.
- 21 Dhe, pasi mamitë e patën frikën e Hyjit, Hyji ua mbushi shtëpinë me trashëgimtarë.
- 22 Për këtë arsye faraoni dha urdhër dhe i tha mbarë popullit të vet: Çka të lindin mashkuj, hidhni në lumë, kurse femrat lini gjallë!