Beselidhja e VjeterDalja: Mana dhe shkurtat
- 1 Mbarë bashkësia e bijve të Izraelit bënë çojën edhe prej Elimit dhe erdhi në shkretëtirën e Sinit, që gjendet ndërmjet Elimit dhe Sinait. Ishte e pesëmbëdhjeta ditë e të dytit muaj pasi kishin dalë prej dheut të Egjiptit.
- 2 Mbarë bashkësia e bijve të Izraelit zuri të ankohet kundër Moisiut e Aronit në shkretëtirë.
- 3 I thonin njëri-tjetrit: Oh, sikur të kishim vdekur prej dorës së Zotit në dheun e Egjiptit, kur rrinim mbi vegsha mishi e hanim bukë derisa s`u ngopnim! Po pse na nxorët dhe na sollët në këtë shkretëtirë të vdesë urie mbarë bashkësia?!
- 4 Atëherë Zoti i tha Moisiut: Ja, unë po bëj t`ju bjerë bukë prej qiellit. Le të dalë populli e le të mbledhë, aq sa t`i dalë mjaft për çdo ditë. Dua t`i vë në provë palu00e8 a do të ecin në ligjin tim apo jo.
- 5 Të gjashtën ditë, kur të përgatisin çka kanë mbledhur duhet të jetë dyfish se sa kanë mbledhur për çdo ditë.
- 6 Moisiu e Aroni u thanë të gjithë bijve të Izraelit:Në mbrëmje do ta dinipse Zoti ju nxoringa dheu i Egjiptit,
- 7 kurse në mëngjes do ta shihnilavdinë e Zotit.Sepse e dëgjoi ankimin tuaj kundër Zotit. Sepse, kush jemi ne që të nynykatni kundër nesh?!
- 8 Atëherë Moisiu shtoi:Zoti do t`ju japëtë hani mish në mbrëmjedhe në mëngjes bukë derisa të ngopeni, sepse Zoti e dëgjoi ankimin tuaj që e përshperitni kundër tij. Sepse, kush jemi ne? Nynykatja juaj nuk është kundër nesh, por kundër Zotit.
- 9 Moisiu i tha Aronit: Thuaj mbarë bashkësisë së bijve të Izraelit: Afrohuni në praninë e Zotit, sepse e ka dëgjuar ankesën tuaj!
- 10 Dhe, ndërsa Aroni po i fliste mbarë bashkësisë së bijve të Izraelit, e sollën shikimin drejt shkretëtirës dhe ja, lavdia e Zotit u dëftua në re!
- 11 Atëherë Zoti iu drejtua Moisiut. I tha:
- 12 I dëgjova ankimet e bijve të Izraelit. Thuaju: Sonte do të hani mish e nesër në mëngjes do të ngiheni me bukë e atëherë do ta pranoni se unë jam Zoti, Hyji juaj!
- 13 Posa u bë mbrëmje, ia behën shkurtat dhe e mbuluan tëbanishën, kurse në mëngjes një shtresë vese rreth e rrotull zemërimiës.
- 14 E kishte mbuluar sipërfaqen e shkretëtirës! Atëherë u duk mbi tokë kokërrizë e hollë porsi brymë.
- 15 Kur e panë bijtë e Izraelit, i thanë njëri-tjetrit: Manhu? /që do të thotë: Çfarë është kjo?/. Sepse nuk dinin se çka ishte. Moisiu u tha: Kjo është buka që Zoti jua dha për ta ngrënë!
- 16 Dhe ja, çka Zoti urdhëron: `Secili le të mbledhë sa i del mjaft për të ngrënë; për çdo anëtar një gomor, sipas numrit të anëtarëve tuaj. Meri kështu secili sipas numrit të njerëzve që ka në tendë.
- 17 Bijtë e Izraelit vepruan kështu:bashkuan kush më shumë e kush më pak.
- 18 E matën me masën e gomorit: as ai që kishte mbledhur më shumë, nuk kishte më tepër dhe, as atij që kishte bashkuar më pak, nuk i mungoi: kishin mbledhur të gjithë aq sa mund të hanin.
- 19 Moisiu u tha: Askush të mos ruajë gjë për të nesërmen.
- 20 Ata që nuk e dëgjuan, por ruajtën ndonjë sasi prej saj për të nesërmen, u mbush me krimba dhe u qelb. Moisiu u zemërua kundër prej tyre.
- 21 Secili mblidhte në mëngjes aq sa i nevojitej për ushqim. Kur nxente dielli, u shkrinte.
- 22 Të gjashtën ditë mblodhën ushqim të dyfishtë, d. m. th. dy gomorë për çdo njeri. Erdhën të gjithë të zotët e shtëpive të bashkësisë dhe i treguan Moisiut.
- 23 Ai u tha: Është pikërisht ashtu siç u tha Zoti: `Nesër është e shtunë, pushim në nder të Zotit: çka keni për të pjekur, piqeni, çka keni për të zier ziejeni. Gjithçka t`ju teprojë lëreni për nesër në mëngjes.
- 24 Vepruan ashtu siç u tha Moisiu dhe nuk u prish dhe nuk u gjetën krimba në të.
- 25 Moisiu u tha: Hajeni sot, sepse është e shtuna në nder të Zotit, sot nuk do të gjendet në fushë manë.
- 26 Gjashtë ditë do ta mblidhni, kurse e shtata ditë është e shtuna në nder të Zotit: prandaj edhe nuk do të ketë.
- 27 Të shtatën ditë disa prej popullit dolën për të mbledhur, por nuk gjetën.
- 28 Zoti i tha Moisiut: Deri kur nuk doni t`i zbatoni urdhërimet e mia dhe ligjin tim?
- 29 A s`po shihni se Zoti ju ka dhënë të shtunën? Për këtë arsye ju jep të gjashtën ditë bukë për dy ditë. Secili le të rrijë në shtëpinë e vet! Të shtatën ditë askush të mos dalë nga vendi ku gjendet!
- 30 Kështu, pra, populli pushoi të shtatën ditë.
- 31 Këtë ushqim shtëpia e Izraelit e quajti manë. Ishte porsi kokrra e koriandrit, e bardhë, kurse shijen e kishte porsi kulaçi me mjaltë.
- 32 Moisiu tha: Ja urdhri që ka dhënë Zoti: `Mbushe me të një gomor dhe të ruhet për pasardhësit tuaj që ta njohin bukën me të cilën ju ushqeva në shkretëtirë, kur qetë nxjerrë nga dheu i Egjiptit`.
- 33 Atëherë Moisiu i tha Aronit: Merre një enë dhe qit në të aq sa nxen një gomor dhe vendose para Zotit e ruaje për pasardhësit e tu.
- 34 Po ashtu si i urdhëroi Zoti Moisiut, Aroni e vendosi për ta ruajtur para Dëshmisë.
- 35 Bijtë e Izraelit hëngrën manën për dyzet vjet, derisa s`erdhën në dheun e banueshëm. Me këtë bukë u ushqyen derisa s`erdhën në kufijtë e dheut të Kanaanit.
- 36 Gomori është e dhjeta pjesë e efit.