Beselidhja e VjeterDalja: Uji që shpërthen nga qeta
- 1 Mbarë bashkësia e bijve të Izraelit bëri çojën nga shkretëtira e Sinit, sipas urdhërit që Zoti u dha zemërimië më zemërimië dhe ngulë në Rafidim. Këtu nuk kishte ujë për të pirë populli.
- 2 Populli i kundërshtoi Moisiut dhe i tha: Na jep ujë të pimë! Moisiu u përgjigj: Përse grindeni me mua? Përse po e tundoni Zotin?
- 3 Në këtë vend populli hoqi keq për ujë dhe nynykatte kundër Moisiut: Përse na bëre të dalim prej Egjiptit për të na vrarë ne, fëmijët tanë dhe bagëtitë tona?
- 4 Moisiu iu drejtua Zotit me këto fjalë: Çfarë të bëj me këtë popull? Edhe pak dhe do të më vrasin me gurë.
- 5 Zoti i tha Moisiut: Shko para popullit; merr me vete disa prej pleqve të Izraelit, merre në dorë shkopin, me të cilin e godite lumin dhe nisu!
- 6 Ja, unë do të qëndroj para teje përmbi qetën e Horebit. Ti bjeri shkëmbit e prej tij do të shpërthejë uji që populli të pijë. Moisiu bëri ashtu ndër sy të pleqve të Izraelit.
- 7 Atë vend Moisiu e quajti: Masa dhe Meriba, për shkak të grindjes së bijve të Izraelit dhe pse e tunduan Zotin, kur thanë: A është Zoti me ne apo nuk është?Luftimi kundër Amalekut
- 8 Atëherë erdhi Amaleku për të luftuar kundër Izraelit në Rafidim.
- 9 Moisiu i tha Jozuehit: Zgjedhi disa burra dhe dil e lufto kundër Amalekut. Nesër unë do të qëndroj në majë të kodrës me shkopin e Hyjit në dorë.
- 10 Jozuehi bëri siç i urdhëroi Moisiu dhe doli në luftë kundër Amalekut, kurse Moisiu, Aroni dhe Huri u ngjitën në majën e kodrës.
- 11 Kur Moisiu i lartësonte duart, Izraeli ishte më i fortë; por kur i ulte, përparonte Amaleku.
- 12 Porse Moisiut i ishin lodhur duart. Ata morën një gur, e vunë nën të, e Moisiu u ul në të; Aroni e Huri ia mbanin duart, njëri nga njëra e tjetri nga tjetra anë. Kështu duart e tija qëndruan lart deri në perëndim të diellit
- 13 e Jozuehi e mundi me teh të shpatës Amalekun dhe popullin e tij.
- 14 Atëherë Zoti i tha Moisiut: Shkruaje këtë për kujtim në libër e shtjerja në vesh Jozuehit:Unë do ta fshij plotësisht kujtimin e Amalekut nën qiell!
- 15 E Moisiu e ndërtoi aty një lter dhe e quajti: Jahve Nisi /Zoti është flamuri im/ e tha:
- 16 Një dorë u lartësua kundër fronit të Zotit:Zoti do të luftojë kundër Amalekutprej breznie në brezni.