Beselidhja e VjeterDalja: Takimi i Jetros me Moisiun
- 1 E Jetroja, prifti i Madianit, vjehrri i Moisiut, kur dëgjoi gjithçka Hyji kishte bërë për Moisiun dhe popullin e tij Izraelin, dhe se si Zoti e kishte nxjerrë Izraelin prej Egjiptit,
- 2 e mori Seforën, gruan e Moisiut;kjo ndodhi pasi Moisiu e kishte kthyer në gjini
- 3 dhe dy bijtë e saj: njëri prej tyre quhej Gersam, sepse Moisiu kishte thënë: Jam i humbur në dhe të huaj;
- 4 kurse tjetri, Eliezer: Hyji i atit tim është ndihma ime, Ai më shpëtoi nga shpata e faraonit.
- 5 Erdhi, pra Jetroja, vjehrri i Moisiut, me dy bijtë e me gruan e Moisiut te Moisiu në shkretëtirë, ku e kishte ngulur zemërimien përballë malit të Zotit.
- 6 I çoi fjalë Moisiut: Unë, vjehrri yt Jetroja, gruaja jote dhe dy bijtë e tu, po vijmë te ti.
- 7 Moisiu i doli para vjehrrit të vet; e përshëndeti me përkulje dhe e përqafoi. Pasi u pyetën për shëndet, hynë në tendë.
- 8 Moisiu i tregoi vjehrrit të vet gjithçka Zoti kishte bërë kundër faraonit e egjiptianëve për shkak të Izraelit, të gjitha vështirësitë që u ndodhën gjatë udhëtimit, prej të cilave Zoti i kishte shpëtuar.
- 9 Jetroja u gëzua për të gjitha të mirat që Zoti u kishte bërë izraelitëve dhe që i kishte shpëtuar nga dora e egjiptianëve.
- 10 Ai tha: Qoftë bekuar Zoti që ju liroi prej kthetrave të egjiptianëve e prej dorës së faraonit.
- 11 Tani po e marr vesh se Zoti është më i madh se të gjitha hyjnitë, pasi e nxori popullin prej duarve të egjiptianëve, që u sollën me ta mizorisht.
- 12 Jetroja i kushtoi Hyjit fli shkrumbimi dhe fli të tjera. Atëherë erdhën Aroni dhe të gjithë pleqtë e Izraelit për të ngrënë bukë me të në praninë e Zotit.Themelimi i gjykatësve
- 13 Të nesërmen Moisiu u ul të gjykojë popullin e populli qëndronte para tij prej mëngjesit e deri në mbrëmje.
- 14 Kur pa Jetroja se çfarë hiqte për popullin, i tha: Çfarë bënë ashtu me popull? Pse vetëm ti gjykon kurse mbarë populli qëndron para teje prej mëngjesit e deri në mbrëmje?
- 15 Moisiu iu përgjigj: Populli vjen tek unë për të marrë këshilla prej Hyjit.
- 16 Kur bien në ndonjë mosmarrëveshje, vijnë tek unë që t`i pleqëroj e u tregoj urdhërimet e Zotit dhe ligjet e tija.
- 17 Jetroja i tha: Mënyra si po veproke s`qenka e mirë.
- 18 Do të këputesh ti dhe populli që të qëndron përreth. Kjo punë është për ty tepër e rëndë, ti vetëm s`do të mund ta kryesh.
- 19 Tani më dëgjo e po ta jap një këshillë dhe Hyji do të jetë me ty. Ti qëndro para Hyjit në emër të popullit dhe paraqitja Hyjit çështjet.
- 20 Tregoju urdhërimet e ligjet, udhën nëpër të cilën duhet të ecin dhe veprat që duhet të bëjnë.
- 21 Atëherë zgjidh prej popullit njerëz të aftë e që e druan Hyjin, që e duan të vërtetën dhe e urrejnë ryshfetin dhe bëji krerë të popullit mbi një mijë, mbi njëqind, mbi pesëdhjetë e mbi dhjetë vetë,
- 22 e këta le ta sundojnë popullin në çdo kohë. Të gjitha çështjet e rënda le t`i shtrojnë para teje, kurse çështjet e rëndomta le t`i gjykojnë këta; kështu do ta kesh më lehtë pasi ta ndash barrën me të tjerët.
- 23 Nëse do të veprosh kështu, e Zoti do ta miratojë, do të mund t`i bësh ballë punës dhe mbarë populli do të kthehet në shtëpi i kënaqur.
- 24 Moisiu e dëgjoi fjalën e vjehrrit dhe bëri gjithsa i këshilloi;
- 25 zgjodhi prej mbarë popullit të Izraelit njerëz të aftë dhe i bëri prijës të popullit: prijës mbi një mijë, mbi njëqind, mbi pesëdhjetë e mbi dhjetë vetë.
- 26 Këta e gjykonin popullin vazhdimisht. E kur ishte ndonjë çështje më e vështirë, ia paraqitnin atij, ata vendosnin vetëm mbi çështje më të lehta.
- 27 Pastaj Moisiu e la të shkojë vjehrrin, i cili u kthye për në vendin e vet.