Beselidhja e VjeterDalja: Arritja në Sinai
- 1 Në muajin e tretë të daljes së Izraelit prej dheut të Egjiptit, po atë ditë aritën izraelitët në shkretëtirë të Sinait.
- 2 Si u nisën prej Rafidimit, arritën në shkretëtirë të Sinait, aty ngulën fushimin; në shkretëtirë ngulën zemërimin përballë malit.Premtimi i Besëlidhjes
- 3 Moisiu u ngjit te Hyji. Zoti e thirri prej malit e i tha: Thuaj kështu shtëpisë së Jakobit e kumtoj izraelitët:
- 4 Ju vetë patë se çfarë u bëra egjiptianëve, se si juve ju kam bartur mbi krahët e shqiponjave e ju kam sjellë deri tek unë.
- 5 Prandaj, nëse do të ma dëgjoni fjalëne do ta mbani Besëlidhjen time, ju do të jeni ndër të gjithë popujt prona ime, imja është mbarë toka-.
- 6 Ju do të jeni për mua një mbretëri priftërinjsh, e një popull i shenjtë.Këto janë fjalët që do t`ua thuash bijve të Izraelit.
- 7 Moisiu u kthye, i bashkoi krerët e popullit dhe u tregoi gjithçka i kishte urdhëruar Zoti.
- 8 Mbarë populli u përgjigj njëzëri: Do të bëjmë gjithçka tha Zoti.Moisiu ia ktheu Zotit përgjigjen e popullit.
- 9 Zoti i tha Moisiut: Ja unë po vij te ti në një re të dendur që, kur të flas me ty, të dëgjojë populli e të ketë besim përherë edhe në ty. Kështu Moisiu ia solli Zotit fjalët e popullit.
- 10 Zoti i tha Moisiut: Shko te populli e bëje gati sot e nesër. Le t`i lajnë petkat
- 11 e të jenë gati për të tretën ditë, sepse të tretën ditë Zoti do të zbresë në sy të mbarë popullit mbi malin Sinai.
- 12 Vëre për popull gjithkund përreth një cak e urdhëro: Ruajuni se ngjiteni në mal, as rrëzën e malit mos e prekni! Kushdo ta prekë malin, do të vritet.
- 13 Porse të tillin askush s`guxon ta prekë me dorë: do të vritet me gurë ose do të shporohet me shigjeta.Qoftë ai njeri ose kafshë, nuk do të lihet gjallë.Vetëm pasi të ketë rënë briri, do të mund të ngjiten në mal.
- 14 Atëherë Moisiu u ul prej malit e shkoi te populli, i cili u përgatit si tha Moisiu: i lanë petkat e veta.
- 15 Moisiu u tha: Jini gati për të tretën ditë: mos u afronu grave.Hyji dëftohet
- 16 Erdhi e treta ditë dhe zbardhi drita: u ndien bubullima, shpërthyen vetëtima, një re tejet e dendur e mbuloi malin. Boria jehoi thekshëm dhe u dridh populli që ishte në zemërimië.
- 17 Atëherë Moisiu e bëri popullin të dalë nga zemërimia në takim me Hyjin. Populli qëndroi në këmbë rrëzë malit.
- 18 Krejt mali i Sinait s`ishte tjetër por tym, sepse Hyji kishte zbritur në zjarr mbi të e tymi i tij ngritej porsi tym furre. I tërë mali tundej tmerrësisht.
- 19 Zëri i bririt vinte gjithnjë e rritej: Moisiu fliste me Hyjin e Hyji i përgjigjej me bubullimë.
- 20 Zbriti, pra, Hyji mbi malin Sinai, në majë të malit, dhe e thirri Moisiun në majë të malit. Moisiu u ngjit.
- 21 Zoti i tha Moisiut: Zbrit e porosite popullin të mos e kapërcejë cakun me qëllim që ta shohë Zotin: ndryshe do të bjerë vdekur një shumicë e madhe.
- 22 Po edhe priftërinjtë që do t`i afrohen Zotit, le të jenë të pastër, ndryshe Zoti do t`i shqimë.
- 23 Moisiu i tha Zotit: Populli nuk ka si të ngjitet në malin Sinai, sepse ti vetë na porosite kur the: `Vëre cakun gjithkund përreth e shpalle të shenjtë malin`.
- 24 E Zoti i tha: Shko, zbrit, pastaj ngjitu bashkë me Aronin, kurse priftërinjtë dhe populli të mos i kalojnë caqet, as të mos ngjiten te Zoti, ndryshe do të vriten.
- 25 Moisiu zbriti te populli dhe i tregoi gjithçka.