Beselidhja e VjeterDalja: Lteri i erërave të mira
- 1 Punoje edhe lterin për djegien e kemit. Punoje prej drurit të akacies
- 2 një kut të gjatë, një kut të gjerë, d. m. th. katror;të lartë dy kutë. Brirët e tij le të jenë një me të.
- 3 Veshe me ar të kulluar qoftë skarën e tij qoftë edhe anët rreth e rreth dhe brirët e tij. Bëja përreth një brez ari
- 4 dhe në brez punoja dy rrathë të artë për të dy anët e vëri në dy krahët që të kalohen nëpër ta shtagat për ta mbartur lterin.
- 5 Kurse shtagat punoji prej drurit të akacies e praroji.
- 6 Lterin vendoje para koltrinës që është e varur para Arkës së Dëshmisë, afër Pajtimores që ndryn Dëshminë, ku do të takohem me ty.
- 7 Mbi të Aroni le ta djegë temjanin e erëndshëm në mëngjes. Le ta ndezë kur përgatit dritëzat;
- 8 po edhe kur t`i ndezë ato në mbrëmje, le ta djegë kemin, që të jetë kemim i përhershëm para Zotit brez pas brezi ndër ju.
- 9 Mos kushtoni në të as temjane të pashenjtëruara, as fli shkrumbimi, paraqitjeje, as njomjeje.
- 10 Aroni le ta kryejë njëherë në vit ritin e shpërblimit në brirët e tij me gjak të flisë që kushtohet për mëkat; le ta kryejë një herë në vit ritin e shpërblimit për lter. Bëni kështu në breznitë e ardhshme. Ky lter, tejet i shenjtë, do të jetë i kushtuar Zotit.Tatim për kokë të njeriut
- 11 Zoti foli me Moisiun dhe i tha:
- 12 Kur t`i njehësh për t`i regjistruar bijtë e Izraelit, le t`i japë secili Zotit çmimin e shpërblimit për jetën e vet kur të shkruhet e s`do t`i gjejë ndonjë e keqe në ditë të regjistrimit.
- 13 Secili që e kap regjistrimi le të japë kaq: një gjysmë sikli;sipas masës së shenjtërores, ku janë njëzet obola për një sikel. Kjo gjysmë sikli është paradhënie për Zotit.
- 14 Të gjithë ata që i kap regjistrimi;prej njëzet vjetësh e përtej, duhet t`ia japin ndihmesë Zotit.
- 15 Pasaniku të mos japë më shumë e skamnori të mos japë më pak se gjysmë sikli kur të jepni paradhënien Zotit për shpërblim të jetës suaj.
- 16 Të hollat e nxjerra prej bijve të Izraelit për shpërblim, jepi në përdorim të Tendës së takimit. Le të jenë para Zotit si shenjë i përkujtimit të tyre e do të ketë mëshirë për jetën e tyre.Legeni
- 17 Zoti foli me Moisiun e i tha:
- 18 Punoje edhe legenin prej bronzit me fundësorin e tij prej bronzit për t`u larë. Vendoje ndërmjet Tendës së takimit e lterit. Qit në të ujë
- 19 e Aroni dhe bijtë e tij le t`i lajnë në të duart e këmbët (e tyre).
- 20 Kur do të hyjnë në Tendën e takimit le të lahen me ujë, që të mos vdesin. Po kështu edhe kur t`u duhet t`i afrohen lterit për shërbesë ose për të shkrumbuar flinë në nder të Zotit.
- 21 Le t`i lajnë duart e këmbët që të mos vdesin: është rregullore e përhershme për të e për pasardhësit e tij brezni më brezni.Vaji për lyerje bagmi
- 22 Zoti foli me Moisiun
- 23 e i tha: Merr erëra të mira të dorës së parë: të zgjedhur mirë, pesëqind sikla; cinamom të erëndshëm: gjysëm aqi: d. m. th. dyqind e pesëdhjetë sikla; e kallam erëmirë po aq: dyqind e pesëdhjetë sikla,
- 24 kanellë: pesëqind sikla;me peshën e shenjtërores;dhe një hin vaj ulliri.
- 25 Punoje prej këtyre vajin e shenjtë të lyerjes;përzierje e erëndshme;vepër e erëbërësit: ky të jetë vaji i shenjtë i shugurimit.
- 26 Me të lyeje Tendën e takimit dhe Arkën e dëshmisë,
- 27 tryezën dhe të gjitha veglat përkatëse të sajat, shandanin dhe veglat përkatëse të tija, lterin e kemimit
- 28 lterin e flive të shkrumbimit me veglat e tija përkatëse, legenin dhe fundësorin e tij.
- 29 Shenjtëroji të gjitha dhe do të jenë tejet të shenjta: e kushdo që do t`i prekë, do të jetë i kushtuar.
- 30 Lyeje kështu edhe Aronin e bijtë e tij dhe shuguroji që të ushtrojnë priftërinë time.
- 31 Thuaju edhe bijve të Izraelit: ky është vaji im për shugurim prej breznie në brezni.
- 32 Me të të mos lyhet assesi trupi i njeriut të thjeshtë dhe mos punoni tjetër vaj me këtë përmbajtje. Ky është i shenjtëruar dhe le t`ju jetë i shenjtë.
- 33 Njeriu që do të merrte guxim të punojë një gjë të kësaj përmbajtjeje ose të guxonte të lyejë trupin e ndonjë laiku, le të shfaroset prej popullit të vetë.Erërat e mira
- 34 Zoti i tha përsëri Moisiut: Merr erëra të mira: storaks, oniks, galban të erëndshëm dhe kem të pastër në pjesë të barabarta.
- 35 Punoje një përzierje erërash të mira si i bëjnë erëbërësit;të kripur, të pastër e të shenjtë.
- 36 Pasi ta kesh grimcuar e bërë pluhur një pjesë prej saj, vëre para Dëshmisë në Tendën e takimit, ku do të takohem me ty: temjani të jetë për ju një gjë tejet e shenjtë.
- 37 Një përmbajtje të tillë mos e bëni për përdorimin tuaj: le ta kesh gjë të kushtuar Zotit.
- 38 Kush ta bëjë një gjë të tillë për t`ia shijuar erën e mirë, le të zhduket prej fisit të tij.