Beselidhja e VjeterDalja: Përfundimi i mbledhjes së ndihmesës
- 1 Beseleeli dhe Ooliabi dhe të gjithë mjeshtrit, të cilët Zoti i kishte pajisur me dije e aftësi që t`i kryejnë me mjeshtri të gjitha punimet e nevojshme për ndërtimin e Shenjtërores, i kryen të gjitha siç kishte urdhëruar Zoti.Përfundimi i mbledhjes së ndihmesës
- 2 Atëherë Moisiu i grishi Beseleelin e Ooliabin dhe të gjithë ata që Zoti i kishte pajisur me mjeshtri; të gjithë ata që u dëshironte zemra t`i qepen punës e atë ta kryejnë.
- 3 I morën prej Moisiut të gjitha ndihmesat që kishte dhënë populli i Izraelit për punimet e ndërtimit të Shenjtërores. Por izraelitët vazhdonin çdo mëngjes të sillnin ndihmesa vullnetare.
- 4 Andaj të gjithë mjeshtrit që ndërtonin Shenjtëroren;secili nga puna që i ishte në krye;erdhën te Moisiu
- 5 e i thanë: Populli po bie më shumë se lypet për punën që Zoti urdhëroi të bëhet.
- 6 Atëherë Moisiu urdhëroi të shpallet me zë të kasnecit: As burrë as grua të mos sjellë më asgjë si ndihmesë për Shenjtëroren. Kështu, pra, u ndalua të sillen më dhurata,
- 7 sepse dhuratat që kishin sjellë ishin të mjaftueshme, madje edhe tepronin.Banesa
- 8 Dhe kështu më të dijshmit njerëz ndër mjeshtrit e punuan Banesën. E punuan me dhjetë koltrina prej pëlhure të lirit të tjerrë me pëlhurë ngjyrë vjollce, të kuqe e të kuqe të mbyllur me kerubinë të qendisur me mjeshtri.
- 9 Gjatësia e çdo koltrine ishte njëzet e tetë kutë e gjerësia katër kutë: të gjitha koltrinat kishin të njëjtën masë.
- 10 I bashkoi pesë koltrina kokë më kokë dhe të pesë të tjerat prapë njërën me tjetrën.
- 11 I punoi edhe vjegëzat prej leshit ngjyrë vjollce në kindin e njërës koltrinë në fund aty ku duhet të përpiqen po edhe në kindin e tjetrës koltrinë të fundit aty ku duhet të përpiqen.
- 12 I punoi nga pesëdhjetë vjegëza për secilën koltrinë, kështu që vjegëzat të binin njëra kundrejt tjetrës që të mund të lidhen njëra me tjetrën.
- 13 Atëherë i punoi pesëdhjetë komçarë ari që t`i kapin vjegëzat e të bëhet Banesa një tërësi.
- 14 I punoi edhe njëmbëdhjetë çulla me lesh dhish për mbulesë mbi Banesën;
- 15 gjatësia e njërit çull ishte tridhjetë kutë, kurse gjerësia katër kutë: të gjithë çullat kishin të njëjtën masë.
- 16 Pesë prej tyre i përpoqi veçmas e gjashtë të tjerët veçmas.
- 17 I punoi pesëdhjetë vjegëza në buzë të çullit të fundit në vend ku përpiqen dhe pesëdhjetë në buzë të çullit në vend të përpjekjes së tjetrit që të bashkohen me njëri-tjetrin.
- 18 Punoi edhe pesëdhjetë komçarë bronzi me të cilët të lidhet mbulesa që të bëhet një tërësi.
- 19 Atëherë punoi edhe një mbulesë tjetër për Tendë prej lëkurash të regjura deshësh e prapë edhe një mbulesë tjetër përmbi të me lëkura delfinësh.Lënda drusore
- 20 Atëherë i punoi prej drurit të akacies dërrasat pingule të Banesës.
- 21 Gjatësia e njërës dërrasë ishte dhjetë kutë e gjerësia një kutë e gjysmë.
- 22 Secila dërrasë kishte nga dy kunja si mbështetëse të lidhura njëra me tjetrën. Kështu i punoi të gjitha dërrasat e Banesës.
- 23 Prej tyre njëzet ishin në krahun e jugut që kthen prej mesditës
- 24 me dyzet fundra të argjendta. Viheshin dy fundra nën secilën dërrasë për dy kunjat.
- 25 Po ashtu edhe në krahun e Banesës që është në anën e veriut, i punoi njëzet dërrasa
- 26 me dyzet fundra të argjendta: nga dy fundra për secilën dërrasë.
- 27 Kurse në perëndim, d. m. th. në krahun e Banesës që shikon në drejtim të detit, i punoi gjashtë dërrasa
- 28 dhe dy të tjera për çdo kënd të Banesës përpas,
- 29 që ishin binake prej poshtë e deri lart të bashkuara në një tërësi. Kështu i punoi të dy dërrasat për të dy këndet,
- 30 kështu që ishin së bashku tetë dërrasa e gjashtëmbëdhjet fundra argjendi: d. m. th. dy fundra nën çdo dërrasë.
- 31 I punoi edhe tërthorcat prej drurit të akacies: pesë për t`i mbajtur dërrasat e njërit krah të Banesës
- 32 dhe pesë të tjera për t`i mbajtur së bashku dërrasat e krahut të tjetër; e përveç këtyre, edhe pesë tërthorca të tjera në anën e perëndimit të Banesës përballë detit.
- 33 Punoi edhe një tërthorcë;shtagë të mesme, që për mjedis të dërrasave mbërrinte prej njërit skaj në tjetrin.
- 34 Dërrasat i veshi me ar. Po edhe rrathët e tyre, nëpër të cilët përshkohen tërthorcat, i punoi prej arit. Edhe tërthorcat i veshi me pllaka ari.Tisi
- 35 E punoi edhe koltrinën prej pëlhurës ngjyrë vjollce, të kuqe e të kuqe të mbyllur dhe prej lirit të tjerrë me kerubina të qendisur në të, artistikisht.
- 36 Për të i punoi katër shtyllakë prej drurit të akacies. Këta i veshi me ari. I punoi edhe komçartë e tyre të artë. Bazat e tyre i shkriu prej argjendit.
- 37 Për në hyrje të Tendës e punoi edhe koltrinën me pëlhurë ngjyrë vjollce, të kuqe e të kuqe të mbyllur e me li të përpunuar të qendisur me mjeshtri.
- 38 I punoi edhe pesë shtyllakë me komçarët e tyre. Majët e shtyllakëve dhe shufrat i punoi prej arit, kurse bazat e tyre i shkriu prej bronzit.