Beselidhja e VjeterDalja: III. Mushkonjat
- 1 Zoti i tha Moisiut: Thuaj Aronit: `Shtrije dorën tënde me shkopin tënd përmbi lumenj, mbi përrenj dhe mbi këneta dhe nxirri bretkocat mbi dheun e Egjiptit`.
- 2 Aroni e shtriu dorën përmbi ujërat e Egjiptit, bretkocat dolën dhe e mbuluan dheun e Egjiptit.
- 3 Bënë po ashtu edhe magjistarët me shortitë e tyre dhe i nxorën bretkocat përmbi dheun e Egjiptit.
- 4 Faraoni i thirri Moisiun e Aronin dhe tha: Lutuni Zotit t`i heqë bretkocat prej meje dhe prej popullit tim dhe unë do ta lëshoj popullin t`i bëjë fli Zotit.
- 5 Moisiu i tha faraonit: Më trego kur duhet të lutem për ty, për shërbëtorët e tu dhe për popullin tënd që bretkocat të shporrën prej teje dhe prej shtëpisë sate e të qëndrojnë vetëm në Lumë.
- 6 Ai iu përgjigj : Nesër! Atëherë Moisiu i tha: Do të bëj siç po thua, që ta dish se s`ka porsi Zoti, Hyji ynë!
- 7 Bretkocat do të shporrën prej teje dhe prej shtëpisë sate, prej shërbëtorëve të tu dhe prej popullit tënd, dhe do të qëndrojnë vetëm në Lumë.
- 8 Moisiu dhe Aroni dolën prej faraonit. Moisiu iu lut Zotit lidhur me lidhur me bretkocat që i kishte derguar faraonit.
- 9 Zoti bëri ashtu si tha Moisiu dhe bretkocat ngordhën nëpër shtëpi, oborre dhe ara.
- 10 I mblodhën në grumbuj të mëdhenj dhe toka u qelb.
- 11 Kur faraoni pa se u qetësua puna, prapë e nguroi zemrën dhe nuk i dëgjoi, e bëri ashtu si kishte thënë Zoti.III. Mushkonjat
- 12 Zoti i tha Moisiut: Thuaj Aronit: `Shtrije shkopin tënd dhe bjeri pluhurit të tokës dhe të shndërrohet në mushkonja në mbarë dheun e Egjiptit`!
- 13 Bënë ashtu, Aroni e shtriu dorën në të cilën kishte shkopin dhe i ra pluhurit të tokës, i cili u shëndrua në mushkonja mbi njerëz dhe mbi bagëti. I tërë pluhuri i tokës u shndërrua në mushkonja në mbarë dheun e Egjiptit.
- 14 Po ashtu bënë edhe shortarët me shortitë e tyre për t`i përftuar mushkonjat, por nuk qenë në gjendje. Mushkonjat i mësynë: qoftë njerëzit, qoftë bagëtitë.
- 15 Shortarët i thanë faraonit: Ky është gishti i Hyjit! Por zemra e faraonit u gurua prapë dhe nuk i dëgjoi ata, ashtu si kishte thënë Zoti.IV. Grethat
- 16 Zoti i tha prapë Moisiut: Çohu heret në mëngjes dhe dil para faraonit. Kur të dalë tek uji ti thuaji: `Kështu thotë Zoti: Lëshoje popullin tim që të më bëjë fli!
- 17 Por në qoftë se nuk do ta lëshosh, ja, unë do të çoj në ty dhe në shërbëtorët e tu, në popullin tënd, në familjen tënde çdo lloj grethash. Shtëpitë e egjiptianëve do të mbushen me gretha, po ashtu edhe trualli ku ata të qëndrojnë.
- 18 Po atë ditë do ta veçoj dheun Gesen, ku banon populli im. Aty nuk do të ketë gretha dhe do ta dish se unë jam i vetmi Zot në mes të tokës.
- 19 Do të bëj dallim ndërmjet popullit tim dhe popullit tënd: nesër do të ndodhë kjo shenjë`.
- 20 Zoti bëri po ashtu. Dhe u sulën gretha të mëdhenj në shtëpitë e faraonit dhe të shërbëtorëve të tij, në mbarë dheun e Egjiptit. Mbarë vendi u shkretua nga ata gretha.
- 21 Faraoni çoi e thirri Moisiun e Aronin dhe u tha: Shkoni e flijoni Hyjit tuaj, por në këtë vend!
- 22 Moisiu i tha: S`është e mundur kështu! Sepse, çka i flijojmë ne Zotit, Hyjit tonë, është shenjtdhunim për egjiptianët. Nëse ne do të flijonim ato kafshë që egjiptianët i adhurojnë, do të na vrisnin me gurë.
- 23 Do të largohemi tri ditë udhë larg në shkretëtirë dhe atje do t`i flijojmë Zotit, Hyjit tonë, ashtu si na ka urdhëruar.
- 24 Atëherë faraoni tha: Unë po ju lëshoj të shkoni e t`i flijoni Zotit, Hyjit tuaj, në shkretëtirë, por mos shkoni tepër larg e lutuni edhe për mua.
- 25 Moisiu tha: Si të dal prej teje, do t`i lutem Zotit dhe grethat do të largohen nesër prej faraonit, prej shërbërorëve të tij, prej popullit të tij. Porse, vërja mirë mendjen e mos gënje më, por lejoje popullin të shkojë e t`i flijojë Zotit!
- 26 Si doli Moisiu prej faraonit, iu lut Zotit.
- 27 Zoti bëri si kërkoi Moisiu dhe grethat u shporrën prej faraonit, prej ministrave të tij dhe prej popullit të tij: nuk mbeti asnjë për be!
- 28 Por u gurua prapë zemra e faraonit, kështu as kësaj herë nuk e lëshoi popullin.