Beselidhja e VjeterFjalët e urta: Titulli i përgjithshëm
- 1 Fjalët e urta të Salomonit, birit të Davidit, mbretit të Izraelit:
- 2 për ta njohur urtinë e disiplinën, për t`i kuptuar fjalët e mençurisë,
- 3 për ta pranuar dijen e mësimit, të drejtësisë, të gjykimit e të së drejtës,
- 4 që t`u jepet të papërvojëve shquartësia, të riut kuptimi dhe përsiatja.
- 5 Le të dëgjojë i urti dhe do ta shtojë dijendhe i kuptueshmi do të fitojë aftësinë e këshillës,
- 6 do t`i marrë vesh fjalët e urta e alegoritë, fjalët e të urtëve e gjëegjëzat e tyre.
- 7 Frika e Zotit është fillimi i urtisë, por të marrët e përbuzin urtinë dhe mësimin.I. PARATHËNIAPOROSITË PËR URTINËI urti: ikën nga shoqëria e djelmoshave të këqij
- 8 Dëgjoje, biri im, mësimin e tyt et dhe mos e përbuz shtjellimin e Ligjit të nënës sate,
- 9 sepse do të jenë kezë për kokën tënde, rngjerdan për qafën tënde.
- 10 Biri im, nëse të joshin mëkatarët, assesi mos prano!
- 11 Nëse të thonë: Eja me ne, të dalim në pritë për të derdhur gjak, ta presim në pritë të pafajshmin më kot;
- 12 për t`i gëlltitur gjallë porsi Nëntoka, shëndosh e mirë porsi ata që zbresin në varr:
- 13 do të bëjmë pre çdo gjë të paçmueshme, do t`i mbushim shtëpitë tona me të gjitha të mirat.
- 14 Qit short me ne, të gjithë së bashku do të kemi vetëm një kuletë;
- 15 biri im, ruaj se shkon me ta, rrudhe këmbën tënde nga shtigjet e tyre.
- 16 Sepse këmbët e tyre vrapojnë drejt së keqes dhe nxitojnë për të derdhur gjak.
- 17 Më kot veç hidhet rrjeta para syve të shpendëve.
- 18 Të tillët vënë pritë kundër gjakut të vetdhe të keqen ia mendojnë vetvetes.
- 19 I tillë është fundi i secilit që jepet pas cubnisë, ia merr jetën atij që pas saj jepet.Urtia: Qorton të pakujdesshmit
- 20 Urtia del përjashta e predikon, nëpër sheshe e lartëson zërin e vet,
- 21 u flet kalimtarëve udhëve kryesore, në logje të qytetit thotë fjalët e saj, e thotë:
- 22 Deri kur, o kakareça, do ta donipapjekurinë, e përqeshësit do ta dëshirojnë përqeshjene të marrët do ta urrejnë urtinë?
- 23 Vështroni qortimet e mia!Ja, para jush po e hap shpirtin tim, do t`jua tregoj fjalët e mia.
- 24 E pra, ju thirra e ju nuk deshët, jua shtriva dorën e askush s`m`i lëshoi sytë,
- 25 i përbuzët të gjitha këshillat e mia, e s`vratë vesh për qortimet e mia.
- 26 Po edhe unë do të qeshem për rrënimin tuaj, do të bëj lojra kur ju t`ju kapë frika,
- 27 kur tmerri si stuhi të sulet mbi ju, kur thellimi t`ju shkundë për sosje, kur t`ju mbulojë vështirësia e shtrëngimi.
- 28 Atëherë do të më thërrasin, por unë s`do të përgjigjem, me ngulm do të më kërkojnë, por nuk do të më gjejnë.
- 29 Pasi e kanë urryer disiplinëndhe nuk e zgjodhën frikën e Zotit,
- 30 as s`e pranuan këshillin timdhe i përbuzën të gjitha qortimet e mia,
- 31 do ta hanë frytin e sjelljes së vetdo të ngopen me rrjedhojat e këshillave të veta.
- 32 Iria për arsimim do t`i mbytë të thjeshtët, vetësiguria do t`i vrasë marranat.
- 33 E kush do të më dëgjojë mua, i qetë do të pushojë edhe do të jetë në paqe pa frikën e së keqes.