Beselidhja e VjeterFjalët e urta: Njeriut i takon të përgatitet
- 1 Njeriut i takon të përgatitet, por përgjigjen e gjuhës e jep Zoti.
- 2 Të gjitha udhët e njeriut janë të pastërta në sy të tij, porse Zoti i shqyrton shpirtrat.
- 3 Porositja Zotit veprat e tua, synimet e tua do të sendërtohen.
- 4 Zoti ka krijuar gjithçka me një qëllimderi edhe të patenzonin për ditën e zezë.
- 5 Çdo krenar i neveritet Zotit, heret ose vonë e s`do të mbetet pa ndëshkim.
- 6 Me mëshirë e me besnikëri pastrohet paudhësia, e me frikën e Zotit i shmangemi të keqes.
- 7 Kur Zotit t`i pëlqejnë sjelljet e njeriut, i pajton me të deri edhe armiqtë e tij.
- 8 Më e mirë është pakica me drejtësi, se fitesat e mëdha pa drejtësi.
- 9 Zemra e njeriut e kërkon udhën e vet, por i takon Zotit t`ia drejtojë hapat.
- 10 Vendimi i Zotit në buzë të mbretit, në vendimin gjykues goja e tij s`do të gabojë.
- 11 Masat e peshoret të drejta janë të Zotit, po edhe të gjithë gurët janë vepër e tij.
- 12 Puna e keqe u iritet mbretërve, sepse me drejtësi forcohet froni.
- 13 Buzët e drejta fitojnë përkrahjen e mbretit, kush flet të drejtën do të duhet.
- 14 Zemërim i mbretit është lajmëtari i vdekjes, por njeriu i mençur e lehtëson.
- 15 Në fytyrën e kthjellët të mbretit është jeta, siç është shiu me kohë përkrahja e tij.
- 16 Oh sa më mirë është të fitojë njeriuurtësinë sesa arin, të fitojë mençurinë është më e çmueshme se argjendi.
- 17 Udha e të drejtëve është t`i shmangen të keqes, kush do ta mbrojë jetën e vet ka kujdes sjelljen.
- 18 Para rrënimit ecën krenaria, para shkatërrimit mendja e madhe.
- 19 Më mirë të jetë njeriu i përvuajtur me të butëtse të ndajë pre me krenarët.
- 20 Kush është i kujdesshëm në fjalë, do të gjejë të miradhe ai, që shpreson në Zotin, është i lum.
- 21 Kush është mendjemprehtë, do të quhet i mençur, dhe buzët fjalëmbla e shtojnë urtinë.
- 22 Urtia është krua jete për atë që e ka, ndëshkimi i të marrëve marrëzira.
- 23 Zemra e të urtit e mëson gojën e tij:dhe buzëve të tija ua shton urtinë.
- 24 Fjalët e ëmbla janë hoje mjalti, kënaqësi e shpirtit e shëndet eshtrash.
- 25 Ka udhë që njeriut i duket e drejtë, por në fund shpie në vdekje.
- 26 Uria e bën punëtorin të punojë:është goja e tij që e shtyn.
- 27 I pafytyri bën veç keq, në buzët e tija veç zjarr e shkëndi.
- 28 Njeriu i pacipë shkakton grindje, shpifësi ndan familjet.
- 29 Njeriu i keq e ngashnjen mikun e vetdhe e udhëheq udhës jo të mirë.
- 30 Kush mbyll sytë përsiat gënjimin, kur i mbyll buzët e ka sendërtuar të keqen.
- 31 Flokët e zbardhur janë kurorë lavdie:rngjenden në udhën e drejtësisë.
- 32 Më i mirë është njeriu i durueshëm se trimi i fortë, dhe ai që zotëron vetveten se ai që pushton qytete.
- 33 Shorti hidhet në palën e petkut, por ç`do të ndodhë vjen prej Zotit.