Beselidhja e VjeterFjalët e urta: Mos u lakmo njerëzve të këqij,
- 1 Mos u lakmo njerëzve të këqij, as mos dëshiro të jesh me ta,
- 2 sepse ata s`mendojnë tjetër por cubni, buzët e tyre flasin veç për dhunë.
- 3 Me urti ndërtohet shtëpiae me mençuri ajo forcohet,
- 4 me dije mbushen drithnikëtme çdo lloj të mirash të çmueshme e të dëshirueshme.
- 5 Njeriu i urtë është edhe i fortë, njeriu i ditur e rrit fuqinë,
- 6 sepse me peshim bëhesh gati për luftë, vjen ngadhënjimi kur ka këshillime të shumta.
- 7 Majë e lartë është urtia për të marrin:në kuvend të dheut gojën s`mund ta hapë.
- 8 Kush synon ta bëjë të keqentë gjithë e mbajnë për njeri të dëmshëm.
- 9 Mendimi i të marrit është mëkat, të përqeshurit është neveri për njerëzit.
- 10 Të lëshon zemra në ditë të ngushtë?Të vogël pra, e paske fuqinë.
- 11 Shpëtoji ata që i shpien në vdekje, liroji ata që i çojnë në vrasje.
- 12 Nëse do të thuash: S`e dinim këtë gjë, s`do ta dijë Ai që peshon zemrat?Vallë s`e di Ai që ta ruan jetën?A s`do ta shpaguajë gjithkënd sipas veprave të tija?
- 13 Haje mjaltin, biri im, se është i mirëedhe hoja është shumë e ëmbël për fytin tënd.
- 14 Dije se e tillë është për shpirtin tënd urtia, nëse e gjen, ke gjetur ardhmërinë, shpresa jote nuk do të shkojë hupës.
- 15 Mos i vër pritë, o i mbrapshtë, banesës së të drejtit, mos e shkreto vendin e pushimit të tij!
- 16 Sepse edhe në rëntë i drejti shtatë herë, ngrihet, kurse të patenzonët sharrojnë në mjerim.
- 17 Mos u gëzo nëse rrëzohet armiku ytas të mos kënaqet zemra jote për rrënimin e tij,
- 18 që të mos shohë Zoti e ta marrë për të keqe kështu ta largojë prej tij hidhërimin e vet.
- 19 Mos u zemëro për shkak të keqbërësveas mos ua ki lakmi të patenzonëve,
- 20 sepse i mbrapshti ardhmëri nuk ka dhe dritëza e të paudhëve fiket.
- 21 Druaje Zotin, biri im, dhe mbretindhe mos merr pjesë me kryengritës,
- 22 sepse do të vijë papritmas rrënimi i tyre e kush e di se kur do të jetë bjerrja e të dyve.IV. VAZHDIM I THËNIEVE TË TË URTËVE
- 23 Edhe këto janë gjithashtu për të urtët.Nuk është mirë t`i mbahet krah kujt në gjyq.
- 24 Kush i thotë të paudhit: Je i drejtë, do ta mallkojnë popujt e do ta nëmin fiset,
- 25 kurse ata që do ta qortojnë, do të lavdërohendhe mbi ta bie bekimi e lumturia.
- 26 Puth në gojë, ai që jep përgjigje të drejtë.
- 27 Kryej jashtë punët e tuame kujdes punoje fushën tëndedhe pastaj ndërtoje shtëpinë tënde.
- 28 Mos ji dëshmitar pa nevojë kundër të afërmit tënd, dhe mos gënje askënd me buzët e tua.
- 29 Mos thuaj: Siç ma bëri mua do t`ia bëj dhe unë, do t`ia kthej të tillit sipas veprave të tija!
- 30 Kalova nëpër arën e përtacitdhe nëpër vreshtin e të lafiturit:
- 31 dhe ja, çdo gjë e kishte mbuluar hadhuga, sipërfaqen krejt ia kishin mbuluar ferratdhe ledhet ishin rrënuar plotësisht;
- 32 e pashë këtë dhe e futa në kokëpërsiata dhe e kuptova:
- 33 Fli edhe pak, kotu edhe sa grima, vëri edhe pakëz duart në ijë për të pushuar,
- 34 dhe skamja, do të të vijë porsi vrapuesi, dhe lypësia porsi i armatosuri!