Beselidhja e VjeterFjalët e urta: Si shpendi kur merr fluturimin, porsi
- 1 Si bora në verë dhe shiu në kohë të të korraveashtu i kanë hije nderimet të marrit.
- 2 Si shpendi kur merr fluturimin, porsidallëndyshja kur fluturon, kështu s`shkon në vend as nëma e paarsyeshme.
- 3 Frushkulli për kalë, ullari për gomardhe shkopi për shpinën e të marrëve.
- 4 Mos i përgjigj të çmendurit sipas çmendjes së tij që edhe ti të mos bëhesh i ngjajshëm me të;
- 5 u përgjigj të çmendurit sipas çmendjes së tijqë të mos i duket vetja i urtë.
- 6 Ia pret vetes këmbët dhe dehet me turpkush çon fjalë me anë të të marrit.
- 7 Si fyelli i ligshtë i këmbës së çalamanit, ashtu është fjala e urtë në gojën e marranit.
- 8 Si ai që e fsheh një gur në grumbullështë ai që e nderon të marrin.
- 9 Gemb ferre në dorën e të dehuritështë fjala e urtë në gojën e të marrëve.
- 10 Si shigjetari që plagos gjithkëndështë ai që merr në punë të marrin e endacakun.
- 11 Porsi qeni që kthehet në të vjellat e vetaështë i marri që e përsërit marrëzinë e vet.
- 12 A ke hasur njeriun që vetja i duket i urtë?Më shumë mund të pritet prej një të marri se prej tij.
- 13 Përtaci thotë: Luanesha në rrugë!Luani në shesh!
- 14 Dera sillet në thithin e vetedhe përtaci në shtratin e vet.
- 15 E shtie përtaci dorën në pjatë, por lodhet ta çojë deri te goja e vet.
- 16 Përtacit i duket vetja më i mençurse shtatë pleqve që përgjigjen me urtësi.
- 17 Kap qenin për veshëshai që në kalim përzihet në grindje të tjetërkujt.
- 18 Porsi ai që del mendsh e gjuanshigjeta e heshta për të vrarë,
- 19 është ai që e gënjen mikun e vete thotë: Pse a s`desha të luaj?
- 20 Kur mungojnë drutë, fiket zjarri, kështu edhe, kur dëbohet shpifësi, pushojnë grindjet.
- 21 Porsi thëngjilli për prush e drutë për zjarri tillë është grindaveci për të ndezur grindje.
- 22 Fjalët e shpifësit janë porsi ëmbëlsira:edhe ato arrinë deri në fund të barkut.
- 23 Ndryshk argjendi stoli e enës prej dheut:janë fjalët përkëdhelëse e zemra e keqe.
- 24 Armiku të shtiret me fjalët e vetakurse në zemrën e vet sendërgjon tradhti:
- 25 kur ta zbusë zërin e vet, ruaj se i beson, sepse shtatë neveri i fsheh në zemrën e vet;
- 26 nëse me shtirje e mbulon urrejtjen, zemra e tij e keqe do të zbulohet në mbledhje.
- 27 Kush hap gropën në të do të bjerë, e kush rrokullis gurin mbi të do të kthehet.
- 28 Gjuha e rreme nuk e do të vërtetën, goja përkëdhelëse përgatit rrënimin.