Beselidhja e VjeterFjalët e urta: Ai që e do urtinë, gëzon të atin
- 1 Njeriu që i përbuz qortimet me kokëfortësi, papritmas do të sharrojë pa shpresë shërimi.
- 2 Kur të drejtët e kanë pushtetin në dorë, gjindja gëzohen, kurse kur sundon i paudhi, rënkon populli.
- 3 Ai që e do urtinë, gëzon të atin;kush ndjek laviret, prish pasurinë.
- 4 Mbreti me drejtësi e ngrit vendin, kurse ai që i pëlqejnë dhuratat, e shkatërron.
- 5 Ai që e përkëdhel mikun e vet, ia qet rrjetën këmbëve të tija.
- 6 Në mëkat është laku i mëkatarit, kurse i drejti galdon e gëzohet.
- 7 I drejti e kupton çështjen e skamnorit, kurse i mbrapshti nuk e merr vesh dijen.
- 8 Njerëzit e prishur e rrënojnë qytetin, kurse të urtët e largojnë zemërimin.
- 9 I urti, nëse gjykohet me të marrin, si në u zemëroftë si në u qeshtë, qetësi s`do të ketë.
- 10 Gjakësorët e urrejnë të ndershmin, kurse të drejtët e kërkojnë.
- 11 I marri u lëshon fre të gjitha epsheve të veta, kurse i urti i përmban ato.
- 12 Kryetari, që me ëndje e dëgjon fjalën e rreme, të gjithë nëpunësit i ka të këqij.
- 13 I vobekti dhe ndrydhësi takohen:të dyve Zoti ua ndriçon sytë.
- 14 Mbreti, që ua jep plotësisht të drejtën skamnorëve, do ta ketë fronin e patrandshëm përherë.
- 15 Me thupër e me qortim jepet urtia, kurse fëmija që i lëshohet vullnetit të tij, do ta turpërojë të ëmën.
- 16 Kur shumohen të këqijtë, shumohen paudhësitë, e të drejtët do ta shohin sharrimin e tyre.
- 17 Qortoje djalin tënd e do të jesh i qetë, dhe do të kënaqet shpirti me gëzim.
- 18 Pa zbulesë hyjnore populli prishet, por i lum do të jetë ai që e zbaton Ligjin.
- 19 Skllavi nuk ndreqet me fjalë, sepse, megjithëse kupton, nuk dëgjon.
- 20 A e pe një njeri që është i shpejtë në të folur?Edhe i marri ka më shumë shpresë se ai!
- 21 Kush e rrit skllavin me të butë që në fëmijërimë në fund do t`i bëhet i padëgjueshëm.
- 22 Idhnaku shkakton grindjedhe, kush hidhërohet me shpejt, bën shumë mëkate.
- 23 Krenaria e përul njeriun, kurse kush përvujtërohet fiton nderime.
- 24 Kush bashkëpunon me vjedhësin e urren shpirtin e vet, e dëgjon përbetimin e nuk dëfton.
- 25 Frika para njerëzve kthehet në lak, kush ka besim në Zotin do të jetë i sigurt.
- 26 Shumë e kërkojnë përkrahjen e prijësit, por Zoti ia jep të drejtën gjithkujt.
- 27 Njeriun e keq e kanë bezdi të drejtët, por edhe të këqijtë i urrejnë të drejtët.