Beselidhja e VjeterFjalët e urta: Urtia mikëpritëse
- 1 Urtia e ndërtoi shtëpinë e vetdhe i latoi shtatë shtylla.
- 2 I kushtoi flitë e veta, e përzjeu verëndhe e shtroi tryezën e vet.
- 3 I dërgoi shërbëtoret e vetanë qytezë, në vendet e larta për të grishur:
- 4 Kush është i papërvojë, le të vijë tek unë!e të pamendit i çoi fjalë:
- 5 Ejani, hajeni bukën time, pijeni verën që e kam përzier për ju!
- 6 Lëreni marrëzinë e jetonidhe ecni udhëve të mençurisë!Kundër përqeshësve
- 7 Kush qorton përqeshësin, e bën armik të vetin, kush i bërtet të paudhit, nxin faqen e vet.
- 8 Mos e qorto përqeshësin që të mos të urrejë, qortoje të urtin dhe ai do të të dojë.
- 9 Mësoje të urtin e do të bëhet gjithnjë më i urtë, mësoje të drejtin e do t`i shtohet dija.
- 10 Fillimi i urtisë: frika e Zotit, dija e Shenjtit, ja mençuria!
- 11 Sepse me anën time do të shtohen ditët e tua dhe do të shumohen vitet e jetës sate.
- 12 Nëse do të jesh i urtë, është për të mirën tënde, nëse do të jesh përqeshës, vetveten do ta marrësh në qafë.Zonja Marrëzi shitet për urti
- 13 Zonja Marrëzirë është e marrë ezhurmëmadhe, një marroqe që s`di asgjë.
- 14 Del e rri në derë të shtëpisë së vet, mbi fron në vende të larta të qytetit,
- 15 dhe i thërret udhës kalimtarëtqë janë nisur në punë të vet:
- 16 Kush është i papërvojë le të vijë tek unë!, dhe i thotë të pamendit:
- 17 Ujët e vjedhur është më i ëmbël, buka e ngrënë fshehtas është më e shijshme.
- 18 Por ai s`e di se atje janë Hijet, se të grishurit e saj shkojnë në fund të ferrit.