Beselidhja e VjeterFjalët e urta: Djali i urtë e dëgjon mësimin e tet
- 1 Djali i urtë e dëgjon mësimin e t`et, kurse përqeshësi nuk dëgjon qortimin.
- 2 Nga frytet e gojës së vet njeriu do të ngihet me të mira, kurse jeta e të paudhëve ngihet me mujshi.
- 3 Kush e ruan gojën e vet, ruan jetën e vet, kurse kush flet pa u matur, birret.
- 4 Dëshiron, por gjë s`fiton përtaci, kurse shpirti i punëtorëve do të majet.
- 5 I drejti e urren fjalën e rreme, kurse i ligu shpërhap turp e çnderim.
- 6 Drejtësia e ruan atë që në jetë është i pafajshëm, kurse mëkatarin e humb ligësia.
- 7 Ka nga ata që shiten për të pasur e gjë s`kanëka nga ata që shiten për skamnorë, e kanë pasuri të madhe.
- 8 Shpërblimi i jetës së njeriut është kamja e tij, kurse skamnorit nuk i kërcënohet kush.
- 9 Drita e të drejtëve ndriçon shkëlqyeshëm, ndërsa dritëza e të paudhëve do të fiket.
- 10 Ndër krenarët askurrë nuk ndahen grindjet, ndërsa ndër të përvuajturit gjendet urtia.
- 11 Pasuria e fituar shpejt e shpejt mbaron menjëherë, e shumon ai që e mbledh pak nga pak.
- 12 Shpresa që pritet tepër gjatë, e ligështon zemrën, dëshira e plotësuar është pemë e jetës.
- 13 Kush e përbuz urdhrin, ia bën të zezën vetes, kush e dron urdhin, do të shpërblehet.
- 14 Mësimi i të urtit është burim jetepër t`u shmangur nga leqet e vdekjes.
- 15 Maturia e shquar fiton përkrahje, kurse udha e të patenzonëve është e ashpër.
- 16 Çdo njeri i urtë vepron me mençuri, kurse i pamendi e zbulon marrinë e vet.
- 17 Lajmëtari i keq bie në fatkeqësi, kurse lajmëtari besnik sjell shërim.
- 18 Kush braktis mësimin, gjen varfëri dhe turp, kurse kush e pranon qortimin, do të fitojë lavdi.
- 19 Dëshira e plotësuar kënaq shpirtin, të marrëve u iritet t`i shmangen të keqes.
- 20 Kush ecën me të urtët, i urtë do të bëhet, kurse miku i të marrëve i keq do të bëhet.
- 21 Mëkatarët i pëdjek e keqja, ndërsa të drejtët do të shpërblehen me të mira.
- 22 I miri lë trashëgimtar bijtë e nipat, kurse pasuria e mëkatarit ruhet për të drejtin.
- 23 Shumë ushqim në rrahat e çelur të skamnorit, por ka edhe nga ata që sharrojnë për shkak të padrejtësisë.
- 24 Kush e kursen thuprën, e urren djalin, kurse kush e do, vazhdimisht e qorton.
- 25 I drejti ha gjersa ngihet, kurse barku i të këqijve mbetet i uritur.