Beselidhja e VjeterFjalët e urta: Më i mirë është skamnori që jeton me nder
- 1 Më i mirë është skamnori që jeton me nder, se prozhmuesi që është i marrë.
- 2 Zelli pa peshim s`është gjë e mirëedhe kush ngutet merr në thua.
- 3 Marrëzia e vet njeriut ia prish jetëne ai atëherë në zemrën e vet hidhërohet kundër Zotit.
- 4 Pasuria shton shumë miq;kurse skmanori mënjanohet edhe prej mikut.
- 5 Dëshmitari i rrejshëm nuk do të mbetet i pandëshkuar, mana s`do të shpëtojë ai që flet rrena.
- 6 Shumë janë nga ata që e lavdërojnë ndër sy të pushtetshmin, e të gjithë janë miq me atë që shpëdan dhurata.
- 7 Njeriun e vobektë e urrejnë të gjithë vëllezërit e tij, aq më tepër i largohen edhe miqtë e tij.Mund të rrahë me buzë, por pa farë dobie.
- 8 Kush ka mend e do vetveten, kush e ruan maturinë do të gjejë mirë.
- 9 Dëshmitari i rremë s`do të mbetet i pandëshkuar, dhe do të mbarojë ai që shpëdan rrena.
- 10 S`i ka hije të marrit të jetojë në kënaqësitëaq më pak skllavit t`u urdhërojë princave.
- 11 Urtësia e njeriut e bën atë ta zbutë hidhërimin dhe lavdia e tij është të kalojë përmbi fyerjet.
- 12 Zemërimi i mbretit është si ulërima e luanit, kurse porsi vesa mbi bar është hiri i tij.
- 13 Djali i marrë është rreziku i zi i babait, kurse gruaja grindavece si pullazi që vazhdimisht pikon.
- 14 Shtëpi e pasuri trashëgohen prej të parëve, kurse gruaja e mençur është dhuratë e Zotit.
- 15 Përtacia bie gjumë të rëndë, njeriu i pakujdesshëm do të pësojë uri.
- 16 Kush i mban urdhërimet, ruan vetveten, kurse kush nuk e kujdeson sjelljen e vet, sharron.
- 17 I huazon Zotit, kush ka mëshirë për skamnorin, e Zoti do ta shpërblejë.
- 18 Deri që të ketë shpresë ndreqjeje, ndëshkoje birin tënd, por mos e tepro deri në vrasje.
- 19 Kush është i padurueshëm, le ta paguajë ndëshkimin, e nëse e fal, e bën edhe më të zi.
- 20 Dëgjoje këshillin e pranoje disiplinënqë të jesh i urtë në ditët e tua të fundit.
- 21 Shumë sendërgjime ka në zemrën e njeriut, por bëhet ashtu si është vullneti i Zotit.
- 22 Mirësia është ajo që e bën njeriun të duhet, më i mirë është skamnori se gënjeshtari.
- 23 Frika e Zotit shpie në jetë, dhe kush është plot me të s`ka pse e dron të keqen.
- 24 Përtaci e ngjyen dorën e vet në kupë, por s`mund ta çojë deri në gojë të vet.
- 25 Bjeri përqeshësit, mëson mend edhe i marri, nëse e ndëshkon të urtin, do ta marrë vesh dijen.
- 26 Kush e merr me të keq babain dhe e bën të ikë nënën, është djalë i pandershëm dhe i poshtër.
- 27 Ki besim, o bir, ta dëgjosh mësimindhe s`do të gabohesh nga fjalët e urtisë.
- 28 Dëshmitari i keq e përqesh gjyqindhe goja e të paudhëve e përpin paurdhërinë.
- 29 Për përqeshës gati janë shkopinjtëdhe të rënat për shpinë të të marrëve.