Beselidhja e VjeterFjalët e urta: Mos u lavdëro për të nesërmen
- 1 Mos u lavdëro për të nesërmenpasi s`e di se ç`do të të sjellë dita.
- 2 Le të lavdërojë dikush tjetër e jo goja jote, një i huaj, por jo buzët e tua.
- 3 I rëndë është guri, e rëndë është rëra, por më i rëndë se të dy është zemërimi i të marrit.
- 4 Egërsi e zemërimi shpërthyesdhe kush mund t`i qëndrojë përballë mendjes së zezë?
- 5 Më i mirë është qortimi ballafaqese dashuria e rreme.
- 6 Më të mira janë plagët e atij që të dose të puthurat tradhtare të atij që të urren.
- 7 I ngopuri e shkel me këmbë edhe hojen e mjaltit, kurse të uriturit çdo gjë e hidhur i vjen e ëmbël.
- 8 Porsi zogu që e ka humbur çerdhen e vet, i tillë është njeriu që endet larg vendit të vet.
- 9 Me erëra të mira e me kem kënaqet zemra, kështu edhe ëmbëlsia e mikut që këshillon çiltërisht.
- 10 Mos e braktis mikun tënd e mikun e babait tënddhe mos hyr në shtëpinë e vëllait tënd ditën e fatkeqësisë sate.Më i mirë është fqinji afër se vëllai larg.
- 11 Biri im, bëhu i urtë dhe ma gëzo zemrën, që të mund t`i përgjigjem atij që më shan.
- 12 I urti e sheh të keqen e fshihet, kurse të marrët vazhdojnë përpara e ndëshkohen.
- 13 Merrja leshnikun atij që hyri dorëzanë për të huajin, merrja pengun atij në vend të të huajit.
- 14 Kush më zë të lartë e bekon fqinjin herët në agim, i numërohet sikurse e mallkon.
- 15 Pullazi që pikon në ditë të të ftohtitdhe gruaja grindavece janë si njëra-tjetra.
- 16 Ta ndalësh? Më sa mund të ndalet eraose me dorë të mbahet vaji!
- 17 Hekuri me hekur mprehetedhe njeriu në takimin me fqinjin e vet.
- 18 Kush e ruan fikun do të hajë prej frutave të tij, edhe kush e ruan zotërinë e vet do të nderohet.
- 19 Sikurse uji është pasqyrë për fytyrëashtu zemra e njeriut për njeriun.
- 20 Nëntoka dhe Shfarosja kurrë nuk mbushen, ashtu edhe sytë e njeriut kurrë nuk ngihen.
- 21 Sikurse argjendi që provohet në shkritore e ari në furrë, ashtu edhe njeriu nga goja e atyre që e lëvdojnë.
- 22 Edhe nëse e rreh të marrin si elbin në shterë me shtypës prej tij nuk do të hiqet marria.
- 23 Me vëmendje njihe gjendjen e bagëtive të tua, me zemër kujdesohu për grigjat,
- 24 sepse pasuria nuk është e përhershme.Pse, a thua se kurora trashëgohet brez pas brezi?
- 25 Mblidhet sana, del bari i gjelbëre mblidhet tagjia prej bjeshkëve;
- 26 atëherë do të kesh qengjat për veshjee kecat për të blerë arën
- 27 dhe s`do të të mungojë qumësht dhish për veteas për ushqim të familjes e për shujtë të shërbëtoreve të tua.