Beselidhja e VjeterFjalët e urta: Si mund të fitohet urtia
- 1 Biri im, mos e harro mësimin tim dhe zemra jote le t`i mbajë urdhërimet e mia,
- 2 sepse do t`i bëjnë të shumta ditët e tua, vitet e jetës sate plot mirëqenie.
- 3 Mirësia e besnikëria kurrë mos të lënçin!Lidhi për qafën tënde, shkruaj mbi rrasën e zemrës sate.
- 4 Kështu do të fitosh zë e do të kesh suksespara syve të Hyjit e të njerëzve.
- 5 Kije shpresën në Zotin me gjithë zemrën tënde dhe mos u mbështet në mençurinë tënde.
- 6 Kije mendjen në të në të gjitha udhët e tuadhe ai do t`i drejtojë hapat e tu.
- 7 Mos e mbaj vetveten të urtë:druaje Zotin e largohu të keqes.
- 8 Kjo do të jetë shëndet për trupin tënddhe freskim për eshtrat e tu.
- 9 Ndero Zotin me pasurinë tëndedhe me frytet e para të të gjithë tëardhurave të tua.
- 10 Drithnikët e tu do të mbushen me grurëe vozat e tua do të mbushen plot verë.
- 11 Mos e përbuz, biri im, disiplinën e Zotite mos të neveritet kur ai të qortojë,
- 12 sepse Zoti qorton atë që do, pikërisht porsi baba fëmijën që e ka për zemër.Gëzimet e të urtëve
- 13 Lum njeriu që e fitoi urtinë, i lumi ai që e gjeti maturinë!
- 14 Sepse më mirë është të fitosh atë se argjend, fryti i saj është më i vlefshëm se ari i pastër.
- 15 Është ajo më e çmueshme se të gjitha perlat dhe me të s`mund të krahasohet asnjë gjë e çmueshme:
- 16 në të djathtën e saj është jeta e gjatëe në dorën e majtë pasuria e nderi.
- 17 Udhët e saja, udhë të bukura, të gjitha shtigjet e saja me paqe.
- 18 Kush e fiton atë fiton pemën e jetës, i lumi ai që mund ta mbajë atë!
- 19 Me dije Zoti ia qiti tokës themelet, me mençuri të qëndrueshme i bëri qiejt,
- 20 me dijen e tij plasën humneratedhe retë e rigojnë vesën.
- 21 Biri im, të mos zhduken këto nga sytë e tu, ruaje mençurinë e maturinë
- 22 e do të jenë jetë për shpirtin tënde stoli për qafën tënde,
- 23 e atëherë do të ecësh me guxim udhës satee këmba jote nuk do të marrë në thua.
- 24 Kur të flesh frikë s`do të kesh, do të pushosh në gjumë të qetë.
- 25 S`ke pse t`i trembesh tmerrit të paprituras kur të sulet rrënimi i tmerrshëm i të paudhëve,
- 26 sepse Zoti do të jetë në krahun tënde do ta ruajë këmbën tënde të mos pengohet.
- 27 Mos lër pa ia bërë veprën e mirë atij që ka nevojënëse je në gjendje t`ia bësh.
- 28 Mos i thuaj mikut tënd: Shko e eja, nesër do të jap, nëse menjëherë je në gjendje t`i japësh.
- 29 Mos ia sendërgjo mikut tënd të keqenkur ai rri me ty se të zë besë.
- 30 Mos u zër me ndokënd pa arsyenë qoftë se ai s`të ka bërë asnjë të keqe.
- 31 Mos ia ki lakmi njeriut të padrejtë, dhe assesi mos i ndiq udhët e tija.
- 32 Sepse Zotit i neveritet çdo i padrejtëdhe ai bën shoqëri me njerëz të ndershëm.
- 33 Mallkimi i Zotit është në shtëpinë e të patenzonit, kurse banesat e të drejtëve do të bekohen.
- 34 Ai i përqesh përqeshësit, kurse të butëve u jep përkrahje.
- 35 Të urtët do të trashëgojnë nderinkurse lartësimi i të marrëve do të kthehet në turp.