Beselidhja e VjeterPredikuesi: Përfundimi
- 1 Kujtoje Krijuesin tëndnë ditët e rinisë sate, para se të vijë koha e vuajtjevee të afrohen ditët për të cilat të thuash: Jo, nuk më pëlqejnë më!;
- 2 para se të errësohendielli e drita e hëna e yjet, e të kthehen retë pas shiut;
- 3 kur të përkulen rojëtarët e shtëpisëe të gëusen trimat e fortë, të papunë të mbeten bluesit pse të rralluar, të errësohen shikuesit nëpër vrima,
- 4 të mbyllet dera nga jashtëe bluesit nën zëe të ngriten zogjtë për të cicëruare kur të meje këndimi i këngëve.
- 5 Atëherë do të tmerrojnë përpjetetë, frikë do të shtjerë udhëtimi.Do të lulëzojë bajamja, zvarrë do të hiqet karkalecie do të shkatërrohet kaperi, sepse njeriu do të fillohet në shtëpinë e amshimit të vet.Vajtuesit do të enden në sheshe.
- 6 Para se të këputet litari i argjendtëe të copëtohet kandili i artë, të thyhet katrova në krua, të copëtohet qostra përmbi cisteë
- 7 e të kthehet pluhuri në tokën e vet nga erdhie shpirti të kthehet tek Hyji që e dha.
- 8 Kotësi kotësish, thotë Kishtari -e gjithçka kotësi.Përfundimi
- 9 Meqenëse ishte shumë i urtë, Kishtari për më tepër popullit i mësoi dijen; ai peshoi, shqyrtoi dhe përftoi shumë fjalë të urta.
- 10 Kishtari u kujdesua të gjejë thënie të përshtatshme dhe shkroi me përpikëri fjalë të vërteta.
- 11 Fjalët e të urtëve janë si hostenë, porsi gozhda të ngulura shkrimtarët e përmbledhjeve: ato u dhanë nga një bari i vetëm.
- 12 Sa për ato që janë më tepër se kjo, biri im, as mos i kërko: të bëhen shumë libra s`ka asfarë qëllimi e përsiatja e vazhdueshme është mundim i trupit.
- 13 Përfundimi i bisedimit, pasi u dëgjuan të gjitha: Druaje Hyjin e mbaji urdhërimet e tija; sepse në këtë e ka tërë vlerën e vet njeriu.
- 14 E njëmend, Hyji do t`i qesë në gjyq të gjitha veprat e fshehta qofshin ato të mira ose të këqija.