Beselidhja e VjeterPredikuesi: Hyrje
- 1 Më i mirë është zëri i mirë se erërat e çmueshme, dhe dita e vdekjes se dita e lindjes .
- 2 Më mirë është të shkohet në shtëpi ku është vajtimi se në shtëpinë e gostisë: sepse atje është fundi i çdo njeriudhe i gjalli le ta ketë gjithherë para sysh.
- 3 Më i mirë është trishtimi se të qeshurit, sepse në fytyrën e trishtuar zemra mund të jetë e lume.
- 4 Zemra e të urtëve është në shtëpinë e vajtimit, kurse zemra e të marrëve në shtëpinë e gëzimit.
- 5 Më mirë është të qortojë i urtise të gëzohesh nga kënga e të marrëve,
- 6 sepse porsi krizma e ashklave që digjen nën kusi është qeshja e të marrit, sepse edhe kjo është kotësi
- 7 që shtypja edhe të mençurin e bën të marrëdhe dhuratat e çmendin zemrën e njeriut.Shpagimi për vepra
- 8 Më i mirë është mbarimi i punës se fillimi, më i mirë është i durueshmi se dhunëtari.
- 9 Mos ji i shpejtë për t`u zemëruar sepse zemërimi banon në gji të të marrit.
- 10 Mos thuaj: Ç`të thotë mendja cili është shkaku që kohët e mëparshme kanë qenë më të mira se ç`janë tani?, sepse nuk pyet kështu pse je i urtë.
- 11 E mirë është urtia bashkë me pasuri dhe u vlen atyre që e shohin diellin.
- 12 Siç mbron urtia ashtu mbron edhe paraja; e përparësia e urtisë qëndron në këtë se e shpëton pronarin e vet.
- 13 Vëzhgoj veprat e Hyjit: askush s`mund ta ndreqë atë që ai e ka bërë të shtrembër.
- 14 Në ditë të mirë gëzoj të mirat, kurse në ditë të keqe mendo: Hyji e ka krijuar si njërën ashtu edhe tjetrën që njeriu të mos zbulojë asgjë në lidhje me të ardhmen.
- 15 Gjithçka pashë në këtë jetën e kotësisë sime:i drejti humbet megjithëse i drejtë, rnjeton gjatë i mbrapshti edhe pse i mbrapshtë.
- 16 Mos ji tepër i drejtë, as i mençur më tepër se duhet!Pse ta vrasësh vetveten?
- 17 Mos bëj tepër keq dhe mos ji i patenzonë!Përse do të vdesësh para kohës?
- 18 Mirë është ta mbash njërën, por as prej tjetrës mos e hiq dorën, sepse ai që e dron Hyjin i del mbarë në të gjitha këto.
- 19 Urtia e bën të urtin më të fortë se dhjetë prijës të fortesës.
- 20 Nuk ka mbi tokë njeri të drejtë që, duke bërë mirë, kurrë të mos mëkatojë.
- 21 Por edhe kaq: mos u vër vesh të gjitha fjalëve që fliten, se ndoshta dëgjon edhe se të ka nëmur edhe shërbëtori yt,
- 22 sepse e di edhe ndërgjegjja jote se edhe ti sa herë i ke mallkuar të tjerët.
- 23 Të gjitha këto i kam shqyrtuar me urti e kam arritur në këtë përfundim: Dua të bëhem i urtë!
- ,24 por urtia po rri larg meje edhe më shumë. Çka ka qenë është larg e thellësia është e madhe! Kush do të mund ta gjejë atë?
- 25 U përvesha edhe një herë me gjithë shpirt për të njohur gjithçka, për ta shqyrtuar e kërkuar urtinë e psehin, për të njohur se paudhësia është marrëzirë, gabim dhe paurtësi.
- 26 Gjej se më e hidhur se vdekja është gruaja: është lak gjuetarësh, zemra e saj është rrjetë e duart e saja zinxhirë. Kush i pëlqen Hyjit i ikën asaj, kurse mëkatari zihet prej saj.
- 27 Ja, pra, çfarë gjeta, thotë Kishtari, duke peshuar një nga një të gjitha gjëratpër t`ua gjetur psehin.
- 28 Çka ende kërkoj e s`mund ta gjej është kjo:Ndër një mijë gjeta vetëm një burrë, por një grua ndër të gjitha nuk e gjeta.
- 29 Ja, hetova vetëm kaq: Hyji e krijoi njeriun të drejtë, por janë njerëzit që kërkojnë arsyetime të pakufishme.