Beselidhja e VjeterPredikuesi: Kush është si i urti?
- 1 Kush është si i urti?E kush di t`i shqyrtojë gjërat?Urtia e njeriut e ndriçon fytyrën e tijdhe ia shndërron vrazhdësinë e fytyrës së tij.
- 2 Zbatoji urdhrat e mbretit e për arsye të përbetimit të Hyjit,
- 3 mos u ngut të largohesh prej pranisë së tij dhe mos qëndro me kokëfortësi në të keqe, sepse ai do të bëjë gjithçka do.
- 4 Sepse fjala e tij është fuqiplote dhe askush s`mund t`i thotë: Pse po vepron kështu?
- 5 Kush e zbaton urdhrin, s`do të provojë asnjë të keqe, i urti e di kohën dhe gjyqin.
- 6 E njëmend çdo gjë ka kohën e gjyqin e vet dhe e keqja e njeriut bie rëndë mbi atë që e bën,
- 7 sepse ky nuk di se çka do të ndodhë e njëmend si do të jetë e ardhmja, kush mund t`i dëftojë?
- 8 Sepse nuk është në pushtetin e njeriut fryma jetësore dhe ai s`është i zoti ta ndalë të mos i dalë shpirti, nuk ka pushtet mbi ditën e vdekjes e s`është e mundur t`i iket luftimit; paudhësia nuk e shpëton të paudhin.
- 9 Të gjitha këto i shqyrtova dhe e vrava mendjen time lidhur me gjithçka bëhet nën diell ku njeriu zotëron me njeriun në dëmin e vet.
- 10 Ndërkaq pashë të patenzonë duke i varrosur; njerëzit dilnin nga vendi i shenjtë dhe harroheshin në qytet se kishin vepruar kështu: por edhe kjo është kotësi.
- 11 E, pasi nuk jepet menjëherë vendimi gjykatës kundër veprave të këqia, këndej edhe zemra e njerëzve mbushet me ligësi.
- 12 Edhe mëkatari që bën keq edhe njëqind herë jeton gjatë. Porse, prapëseprapë e kam vrojtuar se do të jenë mirë ata që e druan Hyjin, që e kanë frikë fytyrën e tij,
- 13 kurse nuk do të jetë mirë i patenzoni dhe s`do t`i zgjasë, si hijen, ditët e veta ai që nuk e ka frikë fytyrën e Hyjit.
- 14 Por është edhe një kotësi që ndodh mbi tokë: ka të drejtë që u ndodhin të këqija si të kishin qenë të paudhë, por ndodh edhe që ka të paudhë që u prihet mbarë sikurse veprat e tyre të ishin të mira: edhe kjo është punë shumë boshe sipas gjykimit tim.
- 15 Prandaj unë e përfill harenë se s`ka për njeriun tjetër të mirë nën diell, por të hajë, të pijë e të gëzojë. Kjo gjë le ta përcjellë në mundin e tij gjatë jetës së tij që ia dhuroi Hyji nën diell.
- 16 Kur u vura me tërë kujdesin për ta njohur urtinë e për ta kuptuar mundin që derdhet mbi tokë;pa u dhënë gjumë syve as ditë as natë
- 17 dhe ja, e vëzhgova të gjithë veprën e Hyjit e pashë se s`ka njeri që mund ta zbulojë psehin e gjërave që ndodhin nën diell. Madje, sa më fort të mundohet njeriu duke shqyrtuar, aq më pak do të mund të zbulojë; po edhe nëse thotë ndonjë i ditur se e di, askush s`mund ta zbulojë psehin.