Beselidhja e VjeterKantiku i Kantikëve: Titulli dhe hyrja
- 1 Kënga e këngëve e Salomonit.E fejuara
- 2 Më puth me puthjen e gojës sate!Dashuria jote është më e mirë se vera
- 3 me erën e këndshme të erërave të tua të mira!Ti vetë je më e mira erë, ja përse vajzuket të duan!
- 4 Më tërhiq pas vetes! Të vrapojmë!Mbreti më shtiftë në dhomat e veta!N`saje tënde t`gëzojmë, t`galdojmë, T`dehemi me përkedhelje të tuashumë më tepër se me verë!Kanë plot të drejtë që dashurohen në ty!POEMA E PARËE fejuara
- 5 Jam e zeshkët, porse e bukur, o bija t`Jerusalemit, porsi tendat e Cedarit, si shatorret e Salomonit.
- 6 Mos m`shikoni pse jam e zeshkët, sepse dielli më ka nxirë.M`u hidhëruan bijtë e nënës sime, m`dërguan vreshtat t`i ruaj:vreshtin tim unë nuk e ruajta.
- 7 Më thuaj, o i dashuri i zemrës sime, kah mballon, e në kohë të zhegut ku mrizon, që të mos endem poshtë-përpjetëpërmbas grigjave të shokëve të tu?Kori
- 8 Nëse s`e di, o më e bukura ndër gjitha gratë, dil e ndiq të grigjave gjurmët, kulloti kecat e tuafër tëbanave të barinjve!I fejuari
- 9 Më dukesh, mikesha ime, porsi pela në qerre të faraonit.
- 10 Sa të hijshme mollëzat e tua ndërmjet lavjerrësish, qafa jotë me gjerdan!
- 11 Do të punojmë për ty vathë arime kokërza prej argjendit.Dialog i të fejuarit me të fejuarën
- 12 Ndërsa mbreti pushon në shtrojë, nardi im jep erë të mirë.
- 13 Tufë smire i dashuri imqë pushon në parzmën time,
- 14 i dashuri im është vile cipringa vreshtat e Engadit.
- 15 E bukur je, mikesha ime, oh sa e bukur:sytë e tu sy pëllumbeshe!
- 16 I bukur je, i dashuri im, oh sa i hijshëm!Shtrati ynë me lule i shtruar,
- 17 trarët e shtëpisë sonë janë prej cedrit, tavanat dru qeparisi.