Beselidhja e VjeterKantiku i Kantikëve: Kori
- 1 Sillu, sillu, o Sulamitë, kthehu, kthehu duam të të shikojmë!I fejuariÇ`ju pëlqen në Sulamitëntek vallëzon në mes dy koresh?
- 2 Oh sa të bukura këmbët e tua, në sandale, o moj bijë princash!Beli yt porsi gjerdanipunuar me dorë mjeshtrore!
- 3 Prehri yt kupë rrumbullake, rngjithmonë plot me verë të erandshme!Barku yt një grumbull grurirreth e rreth thurur me lila!
- 4 Gjinjtë e tu dy drerë të rinjtë drenushës dy binjakë!
- 5 Qafa jote kullë fildishi!Sytë e tu dy liqene në Hesebonaty në hyrje të Batrabimit!Hunda e bukur si kulla e Libanitqë rri në rojë përballë Damaskut!
- 6 Ma ke kokën si bjeshka e Karmelit, m`i ke flokët porsi kadife:në gërsheta të ngatërrohet mbreti!
- 7 Sa e bukur, sa e hijshme je, o më e dashura ndër kënaqjet!
- 8 Ardhur shtatit porsi palma, parzmat tua vile rrushi!
- 9 Thashë:Do t`i ngjitem palmës në majë, do t`i këpus frutat e saj!Parzmat tua vile rrushi, era e gojës si era e mollës.
- 10 Qiellza jote më e mira verë...që rrjedh drejt te i dashuri impër ta pirë, për t`i lagur buzë e dhëmbë.E fejuara
- 11 I përkas të dashurit timedhe ai shkrihet për mua.
- 12 Eja, o i dashur, e të shkojmë në fushë, të banojmë sa kohë në katunde:
- 13 në agim herët shkojmë ndër vreshta, shohim a lulëzon hardhia, a çel lulja, a lulëzon shega:atje dashurinë t`dhuroj.
- 14 Mandragorat po erëzojnë, n`shtëpinë tonë kem` çdo lloj frutashtë reja e të vjetra:i ruajta për ty, o i dashur!