Beselidhja e VjeterKantiku i Kantikëve: Unë jam lule e çelur në fushë
- 1 Unë jam lule e çelur në fushë, zambak i rritur n`për lugina.
- 2 Çka është zambaku fër ferrave është ndër vajza mikesha ime.
- 3 Çka është molla ndër dru t`pylliti dashuri im është ndër djelmosha.Rri nën hijen e atij që e dojae fryti i tij është i ëmbël për gojën time.
- 4 Ai vetë më futi në dhomë të verës, me flamur më mb`loi të dashurisë.
- 5 Më shujtoni me kuleç rrushie për shujtë më jepni mollëse jam sëmurë nga dashuria!
- 6 E majta e tij nën kokën timee me të djathtën më përqafon.
- 7 O bija të Jerusalemit, pash sutat e sorkadhetqë fushës enden:mos e zgjoni, mos ia nxiri gjumin të dashurës, deri sa të zgjohet vetë!POEMA E DYTËE fejuara
- 8 Ja, zëri i të dashurit tim!Ja, po vjen!Po i kalon malet, pup po i shkapërcen kodrat!
- 9 I dashuri im është porsi dre, zog drenushe!Ja, ai vetë! Zuri vendpas murit tonë!Po shikon nëpër dritare, po shikon nëpër kangjella!
- 10 Ja, i dashuri im po më thotë:Çohu, mikesha ime, pëllumbesha ime, bukuroshja ime dhe eja!
- 11 Se tashmë dimri mbaroi, pushoi shiu edhe kaloi!
- 12 U mbulua toka me lule, e të kimit koha arriti, turtullit i ndihet zërinë vendin tonë,
- 13 fiku i endi kokrrat e para, në lulëzim vreshtat po lëshojnë erë:ngritu, mikesha ime, bukuroshja ime, e eja!
- 14 Pëllumbeshë në plasat e shkëmbit, në shpella qetash, ma dëfto fytyrën tënde, le të më tingëllojë në veshë zëri yt, se i ëmbël është zëri yte fytyra jote e hijshme!
- 15 Kapni dhelprat, ato të voglatqë vreshtat po i dëmtojnë, se në lulëzim janë vreshtat tona.
- 16 I dashuri imqë kullot grigjat ndër lila, më përket muaedhe unë vetëm atij.
- 17 Para se dita të mbarojë, para se hijet të zgjaten, kthehu, o i dashuri im:ngjaj kecit, zogut të drenushëspërmbi malet e Beterit!