Beselidhja e VjeterKantiku i Kantikëve: I fejuari
- 1 Sa e bukur je, mikesha ime, sa e hijshme:sytë e tu sy pëllumbeshe, kur shikon n`për velin tënd!Flokët e tu si tufa e dhivekur zbret shpatit të Galaadit!
- 2 Dhëmbët e tu si grigja e qethurqë posa doli nga larja, dy nga dy të gjitha rreshtuare asnjëra e vetmuar!
- 3 Kordele e kuqe buza jote, ëmbëlsirë derdh goja jote, bulë shege mollëzat e tua, më duken nëpër velin tënd.
- 4 Qafa jote kullë e Davidite ndërtuar si fortesë:një mijë shqyta varen në të, rngjithfarë armësh për trima të fortë.
- 5 Parzmat tua dy drerë të rinj, binjakë drenusheqë kullotin nëpër lila!
- 6 Para se dita të mbarojë, para se hijet të shpejtojnë, dua të dal në malin e mirrës, do të ngjitem në kodrën e kemit.
- 7 Krejt e bukur je, mikesha ime, kurrfarë njolle s`ka në ty!
- 8 Eja nga Libani, o nuse, eja nga Libani e hyr!Kundro nga maja e Amanës, e Sanirit dhe e Hermonit, nga shpellat e luanëve, nga malet e leopardëve.
- 9 Ma plagose zemrën, motra ime, nusezo, zemrën më plagoseme një shikim të syve të tu, me një perlë të gjerdanit tënd.
- 10 Sa të këndshme miklimet tua, motra ime, nusezo, përkdheljet tua më të ëmbla se vera, era e vajrave të tumë e erëndshme se çdo erë e mirë!
- 11 Hoje mjalti buzët e tua, o nuse, mjaltë e qumësht nën gjuhën tënde;petkat tua erë të mirë përhapin, porsi era e Libanit.
- 12 Kopsht i kyçur më je, o nuse, motra ime, kopsht i kyçur, krua i vulosur;
- 13 pinjollët e tu pemore shegash, plot me fruta tejet të shijshmekënaje edhe të nardit.
- 14 Ka nard e ka safran, kanellë edhe cinamom, me gjithfarë druje erëzuese, ka mirrë e ka alou00e8me gjithë erërat e dorës së parë!
- 15 Burim kopshtesh, pus uji të gjallë që me vrull rrjedh prej Libanit.E fejuara
- 16 Çohu, o veri, fryj shirok, fryj përmbi pemoren time, të përhapen erërat e saj,