Beselidhja e VjeterKantiku i Kantikëve: Kori
- 1 Ku ka shkuar i dashuri yt, o më e bukura ndër gra?Nga ka mbajtur i dashuri yt, që me ty të vijmë ta kërkojmë?E fejuara
- 2 I dashuri im zbriti në kopsht të vet, ndër zagna me bimë të erandshme, që të kullotë grigjën ndër kopshtee të mbledhë zambakë.
- 3 I përkas të dashurit tim, i dashuri im vetëm mua:ai i kullot grigjat ndër lila.POEMA E PESTËI fejuari
- 4 Je e bukur, mikesha ime, porsi Tersa, e pashme si Jerusalemi, e tmerrshme porsi ushtriae vënë në rreshta për të luftuar!
- 5 Mos më shiko me sytë e tuse m`i morën mendtë krejtësisht!Flokët e tu si tufa e dhivekur zbret shpatit të Galaadit!
- 6 Dhëmbët e tu si grigja e qethur, që posa doli nga larja, dy nga dy të gjitha rreshtuardhe asnjëra e vetmuar.
- 7 Si gjel shege mollëzat tuamë duken nëpër velin tënd!
- 8 Mbretëresha janë gjashtëdhjetë, tetëdhjetë janë shemra të tjerakurse vajza janë pa numër:
- 9 ndan ndër to pëllumbesha ime, vetëm një është e përsosura ime!Një e vetmja bijë e s`ëmës, e zgjedhura e asaj që e lindi! E panë vajzat dhe e shpallën të lume, mbretëreshat edhe shemrat i kënduan lavde:
- 10 Kush është kjo që ecën hijshëmsi agimi kur nis të zbardhë?E bukur sikurse hëna, e shkëlqyeshme porsi dielli, e tmerrshme porsi ushtriae vënë në rreshta për të luftuar?
- 11 Zbrita vetë në pemishte t`arrave, të shikoj a gjelbëron vërrini, a nisi të bulëzojë hardhia, a filluan të lulëzojnë shegat.
- 12 S`e di si...por dëshira ime më vurinë karrocë të popullit tim bujar!