Beselidhja e VjeterIsaia: Kundër popullit mosmirënjohës
- 1 Vegimi i Isaisë, birit të Amosit, që e pa në lidhje me Judën e Jerusalemin në ditët e Ozisë, Joatamit, Akazit e Ezekisë, mbretërve të Judës.Kundër popullit mosmirënjohës
- 2 Dëgjoni, o qiej, dëgjo, o tokë, sepse Zoti po flet: Fëmijët i rrita, i burrërova, por ata më përbuzën.
- 3 Kau e njeh të zotin edhe gomari grazhdin e pronarit të vet, kurse Izraeli nuk njeh, populli im nuk merr vesh.Ndëshkimi i Judesë
- 4 Vaj, për popullin mëkatar, për kombin e ngarkuar me faje, për farën e keqe, për bijtë e prishur!E përbuzën Zotin, hyjshmuan Shenjtin e Izraelit, atij ia kthyen shpinën!
- 5 Po ku t`ju godas më, që vazhdoni të grumbulloni trathtitë? Çdo kokë është e sëmurë, çdo zemër e molisur!
- 6 Prej shputës së këmbës deri në majë të kresë në të vend të shëndoshë nuk ka: por lëndime të mbetura, plagë të çelura, as të spastruara, as të mbështjella, as me vaj të lyera.
- 7 Toka juaj e shkretuar, qytetet tuaja të shkrumbuara me zjarr! Arat tuaja ndër sy jua hanë të huajt e shkretohet si në shkretim të armikut.
- 8 Bija e Sionit ka mbetur porsi kasollja në vresht, porsi kacafiku në bostan, porsi qyteti i rrethuar.
- 9 Sikur Zoti i Ushtrive të mos na e kishte ruajtur farën, do të kishim qenë tashmë porsi Sodoma, Gomorrës do t`i kishim përngjarë!Kundër hipokrizisë fetare
- 10 Dëgjojeni fjalën e Zotit, o prijës të Sodomës! Dëgjoje urdhrin e Hyjit tonë, o populli i Gomorrës!
- 11 Ç`më duhen flitë tuaja të panumërta? thotë Zoti.;Jam ngopur me fli shkrumbimi deshësh, me dhjamë bagëtish të majura; e gjak demash, qengjash e cjepsh nuk dua!
- 12 Kur donit të dilni përpara meje, kush i kërkoi këto prej duarve tuaja që të shëtitni nëpër tremet e mia?
- 13 Pushoni së më sjelluri fli të padobi; inat e kam kemin.Hëna e re, e shtuna dhe tubimet...s`duroj dot paudhëri e festime bashkë!
- 14 Hënat e reja e festimet tuaja i urren shpirti im, u bënë barrë e rëndë për mua, s`mund t`i duroj më!
- 15 Kur i shtrini duart tuaja në lutje, unë i largoj sytë e mi prej jush; edhe nëse i shumoni lutjet tuaja, unë nuk ju dëgjoj.Duart tuaja pikojnë gjak.
- 16 Lahuni, pastrohuni, Hiqeni fajësinë tuaj prej syve të mi, pushoni të bëni keq!
- 17 Mësoni të bëni vepra të mira: kërkojeni drejtësinë, ndihmoni të shtypurit, rnjepini të drejtën bonjakut, mbrojeni të vejën!
- 18 Atëherë, ejani të pleqërohemi thotë Zoti.Edhe në qofshin mëkatet tuaja kuq si gjaku, do të bëhen bardhë si bora edhe në qofshin të kuqe si purpuri, do të bëhen porsi leshi.
- 19 Nëse doni të më dëgjoni, do t`i gëzoni frytet e tokës;
- 20 nëse s`do të doni e do të më ngacmoni të hidhërohem, shpata do t`ju përpijë! Kështu ka thënë goja e Zotit.Vajtim mbi Jerusalemin
- 21 Po si kështu u bë lavire qyteza besnike, plot mirësi! Në të banonte drejtësia, kurse tani;vrasësit!
- 22 Argjendi yt është shndërruar në zgjyrë, vera jote është përzier me ujë.
- 23 Princat e tu të pabesë, shokë me braca, të gjithë dhuratat po lakmojnë, se ç`po vrapojnë pas interesit.S`i japin të drejtën bonjakut, padia e vejushës as s`del para tyre.
- 24 Prandaj kështu thotë Zoti, Hyji i Ushtrive, i Fuqishmi i Izraelit: Ehu, se ç`do të kënaqem mbi kundërshtarët e mi, se ç`do të hakmerrem mbi armiqtë e mi!
- 25 Do ta kthej dorën time kundër teje, me fi do ta pastroj zgjyrën tënde, krejtësisht prej teje plumbin do ta zhduk!
- 26 Do t`i kthej gjykatësit e tu si dikur, këshilltarët e tu si në kohë të lashta, e atëherë do të quhesh Qyteti i drejtësisë, Qyteza besnike!
- 27 Sioni do të shpërblehet në saje të drejtësisë e të kthyerit e tij në saje të së drejtës.
- 28 Së bashku do të sharrojnë të paudhët e mëkatarët, do të zhduken ata që e lanë Zotin.Kundër lëndëve të shenjta
- 29 Do të turpëroheni për terebentinat që tani i mbani për të shenjtë, do të skuqeni për shpifjetqë ju vetë i zgjodhët,
- 30 Sepse, do të bëheni porsi lisi që iu thanë gjethet, dhe porsi prozhmi që pa ujë ka mbetur.
- 31 I forti do të bëhet li, kurse shkëndijë vepra e tij, të dyja së bashku do të digjen, e askush nuk do t`i fikë.