Beselidhja e VjeterIsaia: Kthimi nga shpëgulja
- 1 Për Jakobin Zoti dhimbje do të ketë, do ta zgjedhë përsëri Izraelin, prapë në tokë të vet do t`i vendosë.Edhe të huajt me ta do të bashkohen, do t`i mbështeten shtëpisë së Jakobit.
- 2 Popujt e tjerë këta do t`i marrin e do t`i çojnë në atdheun e tyre.Ata shtëpia e Izraelit në tokë të Zotit do t`i bëjë shërbëtorë e shërbëtore të veta.Ata që i patën robëruar, do të bëhen robërit e tyre, nën sundim të vet do t`i vënë ata që i patën pushtuar.Vdekja e mbretit të Babilonisë
- 3 Ditën kur Zoti të ketë çliruar nga vuajtja jote, e vështira, nga skllavëria e rëndë, në të cilën t`u desh të shërbesh më parë,
- 4 këndoje këtë këngë përqeshëse kundër mbretit të Babilonit. Thuaj:Po si kështu mbaroi tirani? E si fund kështu mori shtypja?!
- 5 Zoti ua theu shkopin tiranëve, pushtuesve ua copëtoi lozën,
- 6 që furishëm i godiste popujt, që i plagoste pa pushim, që i pushtonte me tërbim kombet, i pëdiqte pa kurrfarë mëshire!
- 7 Pushoi i qetë dikur mbarë dheu! Shpërthen i gëzueshëm në brohoritje!
- 8 Mbi ty gëzohen deri bredhat edhe cedrat e Libanit: Që kur vdiqe më kush s`erdhi për të na shkurtuar!
- 9 Deri Nëntoka u shqetësua për lajmin e arritjes sate.Në takim me ty ajo i zgjon hijet, të gjithë zotëruesit e dikurshëm të dheut, i bën të çohen nga fronet e veta të gjithë mbretërit e kombësive.
- 10 Të gjithë të përgjigjin edhe të thonë: Sharrove edhe ti si ne, i ngjashëm me ne u bëre!
- 11 Madhërisë sate iu desh të zbresë në Nëndhe, tingëllima e harpave të tua, për shtrojë ti do të kesh kalbësirën, mbloja jote do të jenë krimbat!
- 12 Po si munde të biesh nga qielli, o Dritësjellës, biri i Agimit? U shtrove për dhe, ti që shtroje për dhe popujt anembanë!
- 13 Ti që të thoshte mendja jote: Në qiell do të ngrihem, lart mbi yje të Perëndisë do të ngre stolin, do të rri në malin e tubimit, në skaj të veriut.
- 14 Do të ngjitem përsipër resh, do të jem porsi i Larti Zot!
- 15 Dhe ja zbrite në Nëntokë, u plandose në fund të Humnerës!
- 16 Kush të sheh, sytë t`i ngul e të vëren me plot kujdes: Vallë, a është thua ky ai burrë, që të trandej tokën bënte, që i tundi mbretëritë,
- 17 që shkretëtirë e bëri botën, që qytetet i rrafshoi, që të lidhurve s`u hapi burgun?
- 18 Mbretërit e të gjitha kombeve, të gjithë me nder pushojnë në varr të vet,
- 19 kurse ti u flake nga varri si dështaku i urryshëm, i mbështjellë me të vrarë nga shpata, të hedhur mbi pllakat e varrit si cofëtina e shkelmuar!
- 20 S`do të varrosesh si të tjerët në varr, sepse vendin tënd shkretove, popullin tënd ti vetë e vrave: dhe askurrë më s`do të përmendet fara e njerëzve që bëjnë të keqen.
- 21 Bëni gati masakrën e fëmijëve për të padrejtat e prindërve të tyre, që të mos ngrihen më të pushtojnë tokën e ta mbulojnë faqen e dheut.
- 22 Unë do të ngrihem kundër tyre flet Zoti i gjithëpushtetshëm;Babilonisë do t`ia shlyej emrin, s`do t`i lë as shenjë as dukë, farë as fis;është fjala e Zotit;
- 23 pronë iriqësh do ta bëj, në kënetë uji të amullt do ta shndërroj, do ta fshij me fshesë shkatërruese, flet Zoti i gjithëpushtetshëm.Kundër Asirit
- 24 Bëri benë Zoti i Ushtrive: Për të vërtetë, siç mendova ashtu do të ndodhë, siç pleqërova ashtu do të ndodhë:
- 25 Në tokën time do ta shfaros Asirin, do ta vë nën këmbë në bjeshkët e mia.Zgjedha e tij prej tyre do të hiqet, barra e tij do të bjerë prej krahut të tyre.
- 26 Ky është vendimi që u mor kundër mbarë tokës, kjo është dora e shtrirë kundër të gjitha kombeve.
- 27 Sepse kështu Zoti i Ushtrive vendosi; kush mund ta bëjë të kotë? Dora e tij është e shtrirë: kush mund ta largojë?Kundër filistinëve
- 28 Atë vit kur vdiq mbreti Akaz u bë kjo profeci:
- 29 Mos u gëzo ti, o Filisteja mbarë, pse u thye shkopi që të rrihte, sepse nga rrënja e shlligës kapastreci do të dalë e pjella e tij do të jetë dragoi fluturues!
- 30 Do të kullotin të parëlindurit e skamnorëve, të vobektit do të pushojnë në qetësi, do të bëj të vdesë urie skota jote e çka të mbetet prej teje do ta vras.
- 31 Vajto, o derë! Lësho gjëmë, o qytet! Dridhu, Filisteja mbarë! Sepse nga veriu po vjen tymi dhe askush nuk ikën nga çetat e luftëtarëve të tij!
- 32 E çka do t`u përgjigjet kasnecëve të popujve? Zoti e ka themeluar Sionin, në të do të strehohen skamnorët e popullit të tij.