Beselidhja e VjeterIsaia: Kundër Jerusalemit
- 1 Profeci mbi Luginën e Vegimit.Po ç`ke që u ngjite i tëri në tarraca,
- 2 qytet plot zhurmë, plot poterë, qytet plot gëzim? Të vrarët e tu shpata s`i preu, s`vdiqën në luftë.
- 3 Të gjithë prijësit e tu ikën, robër u zunë së bashku harkun pa e shkrehur të gjithë, si qenë së bashku, robër u zunë, ose larg ikën.
- 4 Këndej edhe thashë: Largohuni prej meje, idhshëm do të qaj; mos u mundoni të më ngushëlloni, për shkatërrimin e bijës së popullit tim!
- 5 Sepse kjo është dita e turpit, e shkeljes dhe e vajtimit e Zotit, Hyjit të Ushtrive, në Luginën e Vegimit, rrënim muresh, kushtrim maleve.
- 6 Elami kukurrën mori, u rreshtua në radhë të kalorësve edhe Ciri e nxori shqytin.
- 7 Më të zgjedhurat luginat e tua plot janë mbushur me karroca lufte, në radhë kalorësit janë vënë kundër derës
- 8 e iu hoq Judës mburoja.Ti shikoje atë ditë armatoren e Shtëpisë së Pyllit.
- 9 Patë sa të shumta ishin vrimat në muret e Qytetit të Davidit, i mblodhët ujërat e peshkores së poshtme;
- 10 i numëruat shtëpitë e Jerusalemit, i rrënuat për të forcuar muret,
- 11 në mes dy muresh punuat ujëmbajtësin, për ujët e peshkores së vjetër, por s`e shikuat Atë që këto i bëri as s`e patë Atë që këto i sendërtoi kaherë!
- 12 Atë ditë Zoti, Hyji i Ushtrive, ju ftoi të qani e të vajtoni, të qethni kokën, të ngjeshni grathoren.
- 13 Dhe ja, gëzim edhe hare, theren qe e priten dele, hahet mish e pihet verë: Të hamë e të pimë, se nesër do të vdesim!
- 14 Prej Zotit, Hyjit të Ushtrive, u qe zbuluar veshëve të mi: Assesi ky mëkat s`ju falet për pa vdekur!, thotë Zoti, Hyji i Ushtrive.Kundër Sobnës
- 15 Kështu thotë Zoti, Hyji i Ushtrive:Shko, takoje oborrtarin, Sobnën, kujdestarin e pallatit:
- 16 `Ç`ke ti këtu? E kush je ti këtu që e punove për vete këtu varrin?` Çelte në lartësi varrin e vet, varr për vete gdhendte në qetë.
- 17 Ja, o njeri, me rrëmbim Zoti do të të flakë, duke të kapur me tërbim,
- 18 lëmsh do të të mbledh, porsi topin lëmuç do të të hedh në tokë të gjerë e të hapët, aty do të vdesësh me karrocat madhështore të tuat, o turpi i pallatit të zotërisë tënd!
- 19 Do të të heq prej vendit tënd, do të të shkarkoj prej detyrës sate.
- 20 Shërbëtorin tim do ta ftoj atë ditë, Eliakimin, birin e Helcisë,
- 21 do t`ia vesh unë petkun tënd, do ta ngjesh me brezin tënd, do t`ia dorëzoj pushtetin tënd.Do të jetë baba për banorë të Ruzalemit e për shtëpinë e Judës.
- 22 Mbi shpatullën e tij do të vë çelësin e shtëpisë së Davidit; ai do të çelë e askush s`do të mbyllë, ai do të mbyllë e askush s`do të çelë.
- 23 Si gozhdë do ta ngul në një vend të fortë e do të jetë fron lavdie i shtëpisë së babait të tij.
- 24 Mbi të do ta varin tërë nderin e shtëpisë së babait të tij, bami e fisi, çdo enë e vogël, nga tasi deri tek shtamba.
- 25 Atë ditë;është fjala e Zotit të Ushtrive;do nxirret gozhda e ngulur në vend të fortë, do të këputet e do të bjerë dhe gjithçka që qe varur në të do të mbarojë, sepse Zoti ka folur.