Beselidhja e VjeterIsaia: Kundër Tirit
- 1 Profeci mbi Tirin.Bëni gjëmë, anijet e Tarsit, sepse u shkretua strehimi juaj! U qe dhënë kumti kur po ktheheshin nga dheu Ketim.
- 2 Shtanguni, banorët e bregdetit, me tregtarët e Sidonit që kapërcenin detin ti ishe plot.
- 3 Të mbjellat e Nilit në ujë të shumtë, të korrat e tij frytet e Lumit: ishte bërë tregtia e popujve!
- 4 Turp për ty, o Sidon, fuqi detare! Deti merr fjalën e thotë: S`i sprovova dhimjet e të lindurit, unë nuk linda; nuk rrita djelmosha as nuk rrita vajza.
- 5 Kur të hapet kumti në Egjipt, do të mjerohen për çka do të dëgjojnë për Tirin!
- 6 Kaloni në Tars, ulërini, banorët e bregdetit!
- 7 A është ky qyteti juaj i lavdishëm? Në ditë shumë të largëta lashtësia e tij, e këmbët larg e çonin për themelim vendbanimesh.
- 8 E kush e sendërtoi këtë kundër Tirit të kurorëzuar, të kujt tregtarët princa ishin e stërshitësit bujaria e vendit?
- 9 Kështu vendosi Zoti i Ushtrive për të përulur krenarinë e çdo madhërie, për të përulur të gjithë të mëdhenjtë e dheut.
- 10 Puno tokën tënde porsi brigjet e Nilit, o bija e Tarsit, se më port nuk ke.
- 11 Dorën e vet e shtriu mbi det, mbretëritë i tronditi, Zoti urdhëroi kundër Kanaanit të shkatërrohen kalatë e tij.
- 12 Ai tha: S`do të vazhdosh më të lavdërohesh virgjër e dhunuar, o bija e Sidonit! Ngrihu e kalo në Ketim, por as atje qetësi s`do të gjesh!
- 13 Ja, toka e kaldenjve: s`qe një tjetër popull i ngjashëm me të.Asiria e themeloi për egërsira.I ndërtuan pirgjet e veta; i rrënuan pallatet e tij, e bënë një grumbull rrënojash.
- 14 Lëshoni gjëmë, anije të Tarsit, sepse u shkatërrua strehimi juaj!Pushtimi i Tirit
- 15 Atë ditë do të ndodhë: Tiri do të mbetet i harruar për shtatëdhjetë vjet, sa zgjasin ditët e një mbreti. Pas shtatëdhjetë vjetësh Tirit do t`i ndodhë siç thotë kënga e lavires:
- 16 Merre cetrën, qarkullo qytetin, moj lavire e lënë në harresë! Bjeri bukur, këndo shumë, që ndokush për ty të kujtohet.
- 17 Kështu pra, pas shtatëdhjetë vjetësh, Zoti do ta vizitojë Tirin dhe do të fillojë përsëri t`i marrë fitimet e veta dhe prapë do të lavirësojë me të gjitha mbetëritë që janë mbi sipërfaqen e tokës.
- 18 Por fitesa e paga e tij do t`i kushtohen Zotit; nuk do të grumbullohen as nuk do të ruhen, sepse fitesa e tij do t`u takojë atyre që banojnë pranë Zotit që të kenë ushqim me mbushulli e të vishen sa më madhërisht.