Beselidhja e VjeterIsaia: Vreshti i Zotit
- 1 Atë ditë Zoti do ta ndëshkojëme shpatën e vet të mprehtë, të fortë e të madheLeviatanin, gjarprin që bën dredha, Leviatanin, gjarprin dredha dredha, do ta mbysë kuçedrën e detit.Vreshti i Zotit
- 2 Atë ditë do të jetë një vresht i ëmbël: këndojini atij!
- 3 Unë, Zoti, atë e ruaj, çdo kohë vetë e ujis, roje i rri natë e ditë, që askush të mos e dëmtojë.
- 4 Kundër tij nuk jam zemëruar.A qet kokë ferrë e hallugë? Në luftë do të sulem kundër tyre, në flakë të zjarrit do t`i djeg!
- 5 O, më mirë, le të bjerë në ndore, le të bëjë me mua paqe, me mua paqe le të bëjë.Hir Jakobit e ndëshkim ndrydhësit
- 6 Në ditë të ardhshme rrënjë do të lëshojë Jakobi, do të qesë pipa e lule Izraeli, me fruta të veta do ta mbushë krejt botën.
- 7 A i ra Zoti sikurse u ra atyre që i ranë atij? A e vrau Izraelin sikurse i vrau ata që e vranë atë?
- 8 E ndëshkon me masë duke e dëbuar, e dëbon me frymën e vet të fortë, me atë fuqi që fryn era e lindjes.
- 9 Pikërisht kështu do të shpërblehet fajësia e Jakobit, e ky do të jetë fryti i faljes së mëkatit të tij.Le të veprojë me gurët e lteritsiç grimcohen gurët e gëlqeres, të mos ngriten më askurrë gugula e lterë kemimi.
- 10 Sepse shkret mbeti qyteti i fortë, vend i lëshuar, i lënë si shkretëtirë.Aty viçat dalin në kullotë, aty ka gjenë, gërmushat brejnë.
- 11 E kur gemat i thahen, ia thyejnë, gratë i marrin e me to bëjnë zjarr.Sepse ky s`është popull i mençur, Ai që e krijoi për të s`do të ketë mëshirë, s`do ta falë Ai që e përftoi.Kthimi i Izraelit
- 12 Po atë ditë Zoti do t`i shtypë kallëzatnga Lumi gjer në përroin e Egjiptit, kurse ju do t`ju bashkojë një nga një, o izraelitë!
- 13 Po atë ditë do të bjerë boria e madhe, do të vijnë të humburit në dhe të Asirit, e të mërguarit në tokë të Egjiptit dhe do ta adhurojnë Zotin në Malin e shenjtë, në Jerusalem.