Beselidhja e VjeterIsaia: Mbarimi i Edomit
- 1 Vegjëli, afrohuni për të dëgjuar, me kujdes vështroni, o popuj:të dëgjojë toka me banorë të saj, bota mbarë me çka prodhon!
- 2 zemërimi i Zotit shfreu përmbi popujt mbarë, furia e tij mbi të gjithë ushtrinë e tyre, ia kushtoi mallkimit, i caktoi për kërdi!
- 3 Rrah për tokë do të hidhen të vdekurit, do të përhapet qelbësira e kufomave, me gjak të tyre do të zhgërryhen malet.
- 4 U shkatërrua mbarë ushtria e qiellit, u shrrotullua porsi libër qielli shkëputen, bien të gjithë yjet e tij, siç bie gjethi i hardhisë, porsi gjethi i thatë i fikut.
- 5 Sepse dehur është në qiell shpata ime, ja, po bie përmbi Edom, për të bërë gjyq mbi popull të truar mallkimit.
- 6 Shpata e Zotit gjak kullon, ngirë me dhjamë, me gjak qengjash edhe kecash, e me dhjamë veshkash të deshve, sepse flia e Zotit po kushtohet në Bosra, kërdi e madhe në dhe të Edomit.
- 7 Bashkë me ta po therren buajt, mëzetërit bashkë me taroça, me gjak të tyre do të dehet toka, dheu i tyre do të mëlmehet me dhjamë,
- 8 sepse është dita e hakmarrjes së Zotit, vit shpagimi për të marrë gjakun e Sionit.
- 9 Përrenjtë e tij do të shndërrohen në peshkve, dheu i tij do të bëhet sulfur, peshkve e ndezur vendi i tij!
- 10 Nuk do të fiket as natë as ditë, fjollë përherë do të ngjitet tymi i tij, brez pas brezi i shkretë do të mbesë, askurrë më n`për të kush s`do të kalojë.
- 11 Hut e iriq do ta pushtojnë, kukuvajkë e korb në të do të banojnë.Mbi të Zoti do të shtrijë tejen e tytësisë, edhe plumçin e zbrazëtisë.
- 12 Më s`do të jenë bujarët e tij, as mbretërinë nuk do ta shpallin, prijësit të gjithë do t`i asgjësohen.
- 13 Në shtëpitë e tij do të mbijnë ferrat, në pirgje të tij hithra e gëmusha, do të bëhet strofull çakajsh shtrat për struca.
- 14 Macet e egra do të shoqërohen me hiena, leshataku zë do t`i lëshojë mikut, aty zogjtë do të pjellë kuçedra, për vete do të gjejë qetësi.
- 15 Aty shlliga do të ndreqë çerdhen, do të vendosë vezët e veta, ndenjur mbi to, do t`i nxejë në hijen e tij; aty së bashku do të mblidhen hutat.
- 16 Kërkoni në librin e Zotit e lexoni: asnjë prej tyre s`mungon, njëri tjetrin s`ka pse e pret, sepse urdhëroi kështu goja e Zotit, vetë shpirti i tij ato i bashkoi.
- 17 Sepse Ai ua qiti shortin, dora e tij me teje ua ndau tokën: do ta kenë pronë përgjithmonë, brez pas brezi në të do të banojnë.