Beselidhja e VjeterIsaia: Zoti Zotëruesi i vetëm i të ardhmes
- 1 Dëgjojeni këtë, shtëpia e Jakobit, ju që thirreni në emër të Izraelit, ju që dolët nga burimi i Judës.Ju që përbeheni në emër të Zotit, që e thiri Hyjin e Izraelit, por pa çiltëri e drejtësi:
- 2 -sepse quhen: `Ata të Qytetit të Shenjtë` dhe mbështeten mbi Hyjin e Izraelit, që e ka emrin Zoti i Ushtrive
- 3 Ngjarjet e kaluara i lajmërova qëmoti, ato dolën nga goja ime dhe bëra që të dëgjohen.Papritmas veprova e ngjanë.
- 4 E dija se ti je kokëfortë se zverku yt është thupër hekuri e se ballin e ke të bronztë.
- 5 Që atëherë unë t`i parakallëzova, t`i lajmërova para se të ndodhnin, që të mos thuash:`Idhulli im e bëri këtë gjë, truporja e gdhendur e shtatorja e shkrirë e dhanë këtë urdhër.`
- 6 I dëgjove parakallëzimet, shihi pra se u plotësuan! Pse, vallë, nuk e pranon? E tashti do të bëj të dëgjosh të reja, lënë të fshehta, që nuk i njihje.
- 7 Këto tashti u krijuan e jo qëmoti, para ditës së sotme, s`ke dëgjuar për to që të mos thuash: `Ja, e dija!`
- 8 Jo, as s`dëgjove, as nuk dite, as veshi yt s`qe i hapur që atëherë, sepse e di se vërtet je i prishur dhe se quhesh:`Kryengritës nga barku i nënës`.
- 9 Për nder të emrit tim e përmbajta zemërimin, për lavdi time e frenova vetveten që të mos të qes fare.
- 10 Ja, të shkriva e të kullova porsi argjendin, të provova në furrën e skamit.
- 11 Për nderin tim, për nderin tim e bëj këtë që të mos shahem; lavdinë time një tjetri s`ia jap!Ciri është i dashuri i Zotit
- 12 Më dëgjo, Jakob, Izrael, që të kam thirrur: unë, unë jam i pari edhe unë jam i fundit!
- 13 Dora ime e themeloi tokën, e djathta ime i shtrin qiejt; unë vetëm i thërras, e njëherësh më vijnë përpara!
- 14 Bashkohuni të gjithë edhe dëgjoni: cili prej tyre i ka paralajmëruar këto? Zoti e deshi atë: do të bëj vullnetin e Zotit kundër Babilonit do të jetë krahu i tij kundër kaldenjve.
- 15 Unë, unë fola dhe e thirra, e bëra të vijë, mbarë do të shkojë ndërmarrja e tij.
- 16 Afrohuni tek unë e dëgjoni: Unë askurrë, që në fillim, nuk fola fshehtazi, që moti, para se të ndodhë, isha aty: e tani Zoti Hyj më dërgoi me Shpirtin e vet!Synimet e Zotit me Izraelin
- 17 Kështu thotë Zoti, Shpërblyesi yt, Shenjti i Izraelit: Unë jam Zoti, Hyji yt, që të mësoj për të mirën tënde, të drejtoj të shkosh udhës që ecën.
- 18 Oh, sikur të kishe pasur kujdes për urdhërimet e mia! Do të kishte qenë si lumi mirëqenia jote, kurse drejtësia jote, porsi valët e detit!
- 19 Fara jote do të kishte qenë si rëra, bami i barkut tënd si kokrrat e saj; emri i tij nuk do të ishte shuar, s`do të ishte shlyer kurrë përpara meje!Kënga e daljes nga Babiloni
- 20 Dilni nga Babiloni, ikni nga kaldenjtë! Lajmëroni me zë gëzimi, bëni ta dëgjojnë këtë, të merret vesh deri në skaj të dheut! Thoni:`E shpërbleu Zoti shërbëtorin e vet, Jakobin!`
- 21 S`pësuan etje kur nëpër shkretëtirë u printe: bëri prej shkëmbi t`u rridhte ujët, e plasi shkëmbin e rrodhi ujët!
- 22 S`ka paqe për të patenzonë;thotë Zoti!