Beselidhja e VjeterIsaia: Ushqimi i të vobektëve
- 1 O ju të gjithë që jeni të etshëm, ejani tek ujët, le të vijnë gjithashtu edhe ata që s`kanë para! Bleni drithë e hani; ejani e bleni pa para e pa pagesë verë e qumësht!
- 2 Pse t`i shpenzoni paratë në atë që s`është bukë dhe mëditjen tuaj në gjëra që nuk ngijnë? Nëse më dëgjoni mua do të hani çka është e mirë, e do të shijoni ushqime të shijshme!
- 3 Ma vini veshin e ejani tek unë, më dëgjoni e shpirti juaj do të jetojë!BesëlidhjaMe ju do të lidh Besëlidhje të përhershme, po, do t`i ruaj të mirat e Davidit.
- 4 Ja, atë e bëra dëshmitar për fise, prijës e urdhërues për paganë.
- 5 Ja, do të thërrasësh një popull që s`e njihje, te ti do të vrapojnë popuj që s`të njihnin, për shkak të Zotit, Hyjit tënd, të Shenjtit të Izraelit që ty të madhëroi!Afërsia e Zotit
- 6 Kërkojeni Zotin deri sa mund të gjendet, thirreni në ndihmë deri sa është afër!
- 7 Le ta lërë i patenzoni udhën e vet, njeriu i keq synimet e veta, le të kthehet te Zoti e ai do të ketë mëshirë për të, tek Hyji ynë që është bujar në falje.
- 8 Sepse mendimet tuaja, nuk janë mendimet e mia, as udhët tuaja nuk janë udhët e mia thotë Zoti.
- 9 Sepse, sikurse qielli që është i lartë në krahasim me tokën: po ashtu edhe udhët e mia janë të larta në krahasim me udhët tuaja dhe mendimet e mia në krahasim me mendimet tuaja!Fuqia e fjalës së Zotit
- 10 Dhe sikurse zbret shiu e bora nga qielli e atje nuk kthehet, por e ujit tokën, e zbrun dhe i jep fuqi të blerojë, i jep bujkut farën dhe bukën për ushqim,
- 11 kështu edhe fjala ime që del prej gojës sime, s`do të kthehet tek unë pa fryt, pa pasë kryer gjithçka më pëlqen dhe pa pasë zbatuar atë për çka e nisa.Përfundimi i librit
- 12 Po, me gëzim do të niseni dhe në paqe do të përcilleni.Malet e kodrat do të shpërthejnë në lavde para jush, dhe të gjitha pemët e fushës do të duartrokasin.
- 13 Në vend të ferrave, do të rritet qiparisi, në vend të hithrave, do të rritet mërsina.Kjo do të jetë për nder të Zotit, shenjë e përhershme që s`do të kalojë.