Beselidhja e VjeterIsaia: Psalmi pendestar
- 1 Jo, nuk u shkurtua dora e Zotit që të mos mund të shpëtojë, as s`është rënduar veshi i tij që më të mos dëgjojë;
- 2 por mëkatet tuaja hapën një greminë ndërmjet jush e ndërmjet Hyjit tuaj, mëkatet tuaja ia zunë fytyrën që ai juve të mos ju vështrojë.
- 3 Duart tuaja janë të zhytura në gjak, gishtat tuaj plot fajësi; buzët tuaja flasin rrena, rngjuha juaj bëlbëzon fajësi.
- 4 Askush padi s`bën me të drejtë, s`gjendet ai që gjykon drejt; besohet në asgjë e thuhet e shtrembëra, ngjizën të keqen, lindën mjerimin.
- 5 Thyejnë vezë kapasrecash e endin pëlhurë merimange; kush ia ha vezën, vdes, kush ta thyejë, prej saj lind kapastreci.
- 6 Pëlhura e tyre s`vlen për petk s`mund të mbulohet me punëdoren e tyre; veprat e tyre janë vepra paudhësie fryti i dhunës është në dorën e tyre.
- 7 Këmbët e tyre vrapojnë të bëjnë të keqen, nxitojnë të derdhin gjak të pafajshëm.Mendimet e tyre janë mendime të këqija, në udhët e tyre shkretim e ndrydhje.
- 8 Nuk e njohin udhën e paqes, në hapa të tyre s`ka drejtësi.I shtrembërojnë shtigjet e veta: s`e njeh paqen, kush ec udhës së tyre.
- 9 Ja, pse e drejta rri larg nesh dhe drejtësia s`arrin tek ne; presim dritën dhe, ja, errësira, ndriçimin e ecim në terr!
- 10 Ecim duke prekur si i verbëri murin, si ata që sy s`kanë ecim me hamendje; marrim në thua në mesditë, porsi në mug, ndër të shëndoshë si të ishim të vdekur.
- 11 Të gjithë ulërijmë, porsi arinjtë, rngjëmojmë thekshëm, porsi pëllumbat.Prisnim drejtësi, por më kot, shpëtimin, por është larg nesh!
- 12 Po se fajet tona janë të shumta para teje, mëkatet tona dëshmojnë kundër nesh, po, fajet tona bëjnë pjesë me ne, i njohim mirë fajet tona:
- 13 mëkatuam e rrejtëm kundër Zotit, u larguam prej Hyjit tonë, lëvduam dhunën e shkeljen e urdhërimeve, ngjizëm e murmuritëm në zemër tonë fjalë të rreme.
- 14 Kështu e drejta u hodh pas shpine, drejtësisë i duhet të qëndrojë larg, përplaset për tokë në kuvend e vërteta, drejtësisë brenda s`i lamë vend.Zoti në veprim
- 15 Besa erdhi e ra në harresë, e ai që i ikën së keqes, bëhet pre.E pa Zoti dhe iu duk keq pse s`ka më të drejtë.
- 16 Pa se s`ishte askush, u çudit pse askush s`ndërmjetësoi.Por në ndihmë i erdhi krahu i tij, e përkrahu e drejta e tij.
- 17 Për pancirë veshi drejtësinë, në kokë e vuri përkrenaren e shpëtimit; i veshi petkat e hakmarrjes, u mbështoll me zell si me leshnik.
- 18 Do të paguajë gjithkënd sipas veprave: me zemërim kundërshtarëve të vet, me shpagim armiqve të vet edhe ishujve do t`ua kthejë të keqen.
- 19 Ata të perëndimit, do ta druajnë emrin e Zotit, edhe ata të lindjes së diellit, lavdinë e tij, kur të vijë porsi përroi i rrëmbyeshëm që e shtyt fryma e Zotit.
- 20 Por do të vijë Shpërblyesi i Sionit edhe për ata bijtë e Jakobit që kthehen prej paudhësisë, është fjala e Zotit.Profeci
- 21 Sa për mua;thotë Zoti;ja besëlidhja ime me ta: Shpirti im që është mbi ty e fjalët e mia që i vura në gojë tënde, s`do të largohen nga goja jote, as nga goja e farës sate, as nga goja e farës së farës sate thotë Zoti;që tani e deri në amshim.