Beselidhja e VjeterIsaia: zjarri që i djeg krandet
- 1 sikurse zjarri që i djeg krandet, dhe ujin e bën të vlojë -që armiqtë e tu t`i bësh ta njohin emrin tënd.Para fytyrës sate paganët do të dridhen
- 2 kur të bësh mrekulli që ne nuk i shpresonim.Ti zbrite e para Fytyrës sate malet u dridhën!
- 3 Qëkur ka zënë jeta fill nuk u ndie, kurrë me veshë nuk u dëgjua, askurrë syri nuk e pa, që një Zot, përveç Teje, të ketë vepruar ndonjë gjë të tillë për ata që shpresojnë në të.
- 4 U ndihmon atyre që me gëzim zbatojnë të drejtën, edhe atyre që, në udhët e tua, të kujtojnë.Ja, ti u hidhërove, sepse ne mëkatuam; në udhët e dikurshme do të gjejmë shpëtim.
- 5 Të gjithë ne kemi qenë porsi i papastërti, si petk i ndytë të gjitha drejtësitë tona, të gjithë u vyshkëm porsi gjethi, të këqijat tona na tresin si era.
- 6 S`është asnjë që e thërret emrin tënd, që të zgjohet e të mbështetet në ty, sepse e fshehe prej nesh fytyrën tënde dhe na lëshove në dorë të keqbërësisë sonë.
- 7 Megjithatë, ati ynë je, ti o Zot, rnjemi argjilë e ti je vorbëtari ynë, të gjithë jemi vepër e duarve të tua.
- 8 Deh për së tepërmi, Zot, mos u zemëro, mëkatet më mos i kujto! Ja, na shiko: të gjithë jemi populli yt!
- 9 Shkretë kanë mbetur qytetet e tua të shenjta, Sioni mbeti i shkretë, u shkatërrua Jerusalemi!
- 10 Tempulli ynë i shenjtë e i bukur, ku të lëvdonin etërit tanë, kafshatë u bë e zjarrit, Ç`patëm të çmueshme, gjithçka u shkatërrua!
- 11 Edhe pas të gjitha këtyre, ti o Zot, a do të përmbahesh, a do të heshtësh, deri në fund a do të na mundosh?!