Beselidhja e VjeterIsaia: Vuajtjet e mbretërisë së Veriut
- 1 Populli që ecte në errësirë, pa një dritë të madhe;për banorët, që jetonin në krahinën e hijes së vdekjes, zbardhi për ta drita.
- 2 Ti e shtove gëzimin, e madhërove harenë; ata gëzohen në praninë tënde si njerëzit që i gëzohen korrjes, si gëzohen kur ndajnë prenë.
- 3 Sepse ti e thyeve si ditën e Madianit zgjedhën e tij të rëndë, lozën e krahut të tij, e shkopin e atij që e dëbonte përpara.
- 4 Sepse të gjitha sandalet e luftës, e çdo petk i lyer me gjak, do të digjet, pre do të jetë e zjarrit.
- 5 Sepse na lindi një foshnjë, fituam një djalë.Në krahun e tij u vu shenja e mbretërisë.Për emër do të quhet: Këshilltar i mrekullueshëm, Hyj i fortë, Atë i amshueshëm, Princ i Paqes.
- 6 E madhe do të jetë mbretëria e tij dhe paqja s`do të ketë mbarim mbi fronin e Davidit e mbi mbretërinë e tij, që ai do ta forcojë e do ta bëjë të fuqishme në të drejtë e në drejtësi.Që tani e për amshim do ta bëjë këtë dashuria e madhe e Zotit të Ushtrive.Vuajtjet e mbretërisë së Veriut
- 7 Zoti dërgoi një fjalë kundër Jakobit e ajo ra mbi Izraelin.
- 8 Do t`ia njohë rrjedhojat mbarë populli, efraimasit e banorët e Samarisë, të cilët thonë me krenari e me mendje të madhe:
- 9 Na kanë rënë tullat, do të ndërtojmë me gurë të latuar, na i kanë prerë fiqtë e egjër, do t`i zëvendësojmë me cedra!
- 10 Kundër këtij populli Zoti i ngriti armiqtë e tij, i ngacmoi kundërshtarët e tij:
- 11 Nga lindja Sirinë e nga perëndimi filistenjtë, që e përlugtuan Izraelin me të dy bulshinjtë.E megjithëkëtë nuk u fashit zemërimi i tij, por gjithnjë dora e tij rri e shtrirë.
- 12 Por populli nuk u kthye kah Ai që e goditi dhe nuk e kërkuan Zotin e Ushtrive.
- 13 Prandaj Zoti ia shkurtoi Izraelit kokë e bisht, palmë e kallam brenda një dite të vetme!
- 14 Prijësi e bujari;këta janë koka, profeti, mësuesi i gënjeshtrës;është bishti.
- 15 Udhëheqësit e këtij populli i ngashnjyen e të udhëhequrit u borën.
- 16 Prandaj Zoti s`do t`u gëzohet të rinjve të tij, s`do të ketë mëshirë për jetimët e të vejat e tij, sepse të gjithë janë të patenzonë e të këqij, dhe çdo gojë flet vetëm marrëzi.
- 17 Flakë si zjarri është ndezur paudhësia, përpin hallugë e përpin ferra, ndezi zjarrin në pyll të dendur, shtylla-shtylla tymi çohet!
- 18 Digjet vendi nga zemërimi i Zotit të Ushtrive, u bë populli shujta e zjarrit: s`kursen askush as vëllain e vet!
- 19 Përlan djathtas e është i uritur, përpin majtas e nuk ngihet, mishin e të afërmit e përlan secili:
- 20 Manaseu Efraimin, Efraimi Manaseun, të dy së bashku e hanë Judën! E megjithëkëtë zemërimi i tij nuk u fashit, por dora e tij gjithnjë mbeti e shtrirë!