Beselidhja e VjeterJeremia: Jeremia e fjalët e Besëlidhjes
- 1 Prej anës së Zotit i qe drejtuar kjo fjalë Jeremisë:
- 2 Dëgjojini fjalët e kësaj Besëlidhjeje e flitni me njerëzit e Judës e banorët e Jerusalemit.
- 3 Thuaju: Kështu thotë Zoti, Hyji i Izraelit: Qoftë mallkuar ai njeri që nuk i dëgjon fjalët e kësaj Besëlidhjeje,
- 4 që ua urdhërova etërve tuaj atë ditë, kur i nxora nga toka e Egjiptit, nga furra e shkrirjes së hekurit. Unë u thashë: Dëgjojeni zërin tim dhe vini në zbatim gjithçka që po ju urdhëroj e kështu ju do të jeni populli im e unë do të jem Hyji juaj,
- 5 që të mund ta zbatoj përbetimin që ua bëra etërve tuaj se do t`u jap një vend ku rrjedh qumësht e mjaltë;që tashti është prona juaj. Unë iu përgjigja e thashë: Ashtu është, o Zot!
- 6 E Zoti më tha: Shpalli këto fjalë nëpër qytete të Judës e nëpër rrugë të Jerusalemit e thuaj: Dëgjojini fjalët e kësaj Besëlidhjeje e zbatojini ato.
- 7 Sepse rreptësisht i kam qortuar etërit tuaj atë ditë që i nxora nga toka e Egjiptit e deri më sot, vazhdimisht pa u lodhur i kam qortuar e u kam thënë: Dëgjojeni zërin tim!
- 8 Por ata nuk dëgjuan e nuk ma vunë veshin, por ndoqi secili ngurtësinë e zemrës së vet të keqe. Atëherë i vura në zbatim të gjitha fjalët e kësaj Besëlidhjeje kundër tyre, që ua pata urdhëruar ta zbatojnë e nuk e zbatuan.
- 9 Pastaj Zoti më tha: U besatuan mes tyre njerëzit e Judës e banorët e Jerusalemit:
- 10 u kthyen në paudhësitë e etërve të vet të mëparshëm, të cilët nuk deshën t`i dëgjojnë fjalët e mia. Kështu, pra, ata shkuan pas hyjnive të huaja që t`u shërbejnë: shtëpia e Izraelit e shtëpia e Judës e thyen Besëlidhjen time që e lidha me etërit e tyre.
- 11 Për këtë arsye Zoti thotë kështu: Ja, unë do t`u sjell një fatkeqësi, prej së cilës nuk do të mund të shpëtojnë; do ta kërkojnë ndihmën time, por s`do t`i dëgjoj.
- 12 Atëherë le të shkojnë qytetet e Judës dhe banorët e Jerusalemit dhe le t`u lëshojnë kushtrimin hyjnive, të cilave u bëjnë fli! Por s`do t`u japin farë ndihme në kohën e ngushticës së tyre.
- 13 Po se, aq të shumtë janë zotat e tu, o Judë, sa dhe qytetet e tua! Aq sa rrugë ka Jerusalemi, aq i ndërtuat lterë Kotësisë, lterë për t`i flijuar Baalit!
- 14 Ti, pra, ruaju se lutesh për këtë popull, dhe ruaju se ndërmerr ndonjë lutje a përlutje, sepse nuk do të të dëgjoj ditën e britmës së tyre drejt meje, në kohën e ngushticës së tyre.Qortim atyre që shkojnë në Tempull
- 15 Ç`ka e dashura ime që në Shtëpinë time vjen për të plotësuar synimet e veta të zeza?Vallë, a kushtet e mishrat e shenjtado ta shlyejnë paudhësinë tëndeme të cilën guxon të mburresh?
- 16 Ulli gjithmonë i blertë, shtathedhure i bukur, me fruta të shkëlqyeshëm, do ta quajë Zotynë.Në zë të rropamës së madhe, zjarrin në të e ndezi, të djegur janë gemat e tij!
- 17 Zoti i Ushtrive, që të pati mbëltuar, ka caktuar kundër teje fatkeqësinë për shkak të të këqijave të shtëpisë së Izraelit e të shtëpisë së Judës që i bënë në dëm të vet për të më ngacmuar duke i flijuar Baalit.Jeremia i pëdjekur në Anatot
- 18 Por ti, o Zot, më tregove dhe unë mora vesh; atëherë m`i dëftove synimet e tyre.
- 19 Unë isha si qengji i butë që e çojnë për t`a prerë; nuk dija se ata kishin synime të mbrapshta kundër meje: Ta presim drurin në fuqinë e saj tij të plotë, ta çrrënjosim nga toka e të gjallëve dhe emri i tij s`do të përmendet më.
- 20 O Zoti i Ushtrive, gjykatës i drejtë, që i shqyrton veshkat e zemrat, bëj të shoh si hakmerresh, sepse ty ta kam besuar çështjen time.
- 21 Prandaj kështu thotë Zoti kundër njerëzve të Anatotit, të cilët kërkojnë jetën tënde e thonë: Mos profetizo në emër të Zotit, pëdryshe do të vdesësh nga dora jonë!
- 22 Prandaj, kështu thotë Zoti i Ushtrive: Ja, unë do t`i ndëshkoj! Të rinjtë e tyre do të vdesin prej shpatës, bijtë e bijat e tyre do të vdesin prej urisë.
- 23 Me ferrë do t`ua mbyll derën, sepse do të bëj një emnesë mbi anatotas në vitin e ndëshkimit të tyre.