Beselidhja e VjeterJeremia: Mjerimet e luftës
- 1 Zoti më tha: Po të qëndronin edhe vetë Moisiu e Samueli përpara meje, zemra ime s`do të përkulej në të mirën e këtij populli! M`i flak larg syve të mi! Le të shkojnë!
- 2 Në qoftë se do të thonë: `Ku të shkojmë?`, thuaju: Kështu thotë Zoti:Kush është për vdekje, në vdekje!Kush është për shpatë, nën shpatë!Kush është për uri, në uri!Kush është për shpëgulje, në shpëgulje!
- 3 Unë do të çoj mbi ta katër lloje të këqijash;është fjala e Zotit: shpatën për të prerë, qentë për të shqyer, shpendët e qiellit dhe egërsirat e malit për të përpirë e për të zhdukur.
- 4 Do të bëj mbi ta një shembull emnese për të gjitha mbretëritë e tokës për shkak të Manaseut, birit të Ezekisë, mbretit të Judës, për të gjitha të këqijat që bëri në Jerusalem.Mjerimet e luftës
- 5 Kush do të ketë dhimbje për ty, Jerusalem, kush do të ta qajë hallin?Kush do të shkojëtë pyesë për paqen tënde?
- 6 Ti mua më përbuze thotë Zoti -shpinën ma solle;unë e shtriva dorën mbi ty të të zhduk:u lodha më duke të të përdëlluar!
- 7 Këndej edhe i flaka me terplotenëpër qytetet e vendit;e lashë pa fëmijë, e shova popullin tim:sepse s`deshën të kthehen prej udhëve të veta!
- 8 Vejushat e tyre u bënë më të shumtase rëra e detit.Kundër nënës së tyre dërgovaushtarin vrastar në pikë të ditës, dërgova kundër saj papritmastrazirë e tmerr.
- 9 E lëshoi zemra nënën e shtatë djemve, i doli shpirti;ende duke qenë ditë, perëndoi dielli:i turpëruar e i poshtëruar.Ç`mbet prej tyre, shpatës do t`ia japmu ndër sy të armiqve të tyre është fjala e Zotit.Përsëritja e thirrjes
- 10 I mjeri unë, o nëna ime, që më linde njeri grindjeshe kundërshtimi për mbarë vendin!Hua s`mora as nuk i dhashë kujt, megjithatë, të gjithë më mallkojnë!
- 11 Vërtet, o Zot, a nuk të shërbeva për të mirë të tyre, a s`ndërmjetësova te ti në kohë të ngushticës, në kohë të mjerimit për armikun?
- 12 Pse a me hekur këputet hekuri i Veriut e tuçi?
- 13 Pasurinë tënde e visaret e tuai lë lirisht të plaçkiten, për shkak të të gjitha fajeve të tuabrenda mbarë kufijve të tu.
- 14 Do të të bëj skllavin e armikutnë një vend që ti s`e njeh, sepse flakë u ndez zemërimi ime do të shpërthejë kundër jush.
- 15 Ti di, o Zot, më kujto e më ndihmo, hakmerru për mua mbi armiq.Për shkak të durimit tënd, mos lejo që unë të mbaroj, dije se për shkak tëndin po më poshtërojnë!
- 16 Kur më erdhën fjalët e tua, i përpija, fjala jote për mua u bëgëzim e hare e zemrës sime, sepse u quajta me emrin tënd, o Zot, Hyji i Ushtrive.
- 17 Kurrë nuk ndenja për t`u kënaqurnë shoqërinë e ëndjetarëve, por i nxitur prej dorës saterrija vetëm, sepse më mbushe me zemërim.
- 18 Përse fund s`merr dhimbja imedhe plaga ime e pashërueshmes`do të shërohet?Për mua u bëre përrua gënjyesme ujë në të cilin s`mund të kem shpresë.
- 19 Për këtë punë Zoti m`u përgjigj:Nëse ti kthehesh e me lejon të të kthej, do të qëndrosh prapë para meje, nëse e dallon të çmueshmen prej të ultës, ti do të bëhesh goja ime.Ata do të kthehen kah ti, nuk ke nevojë të kthehesh kah ata.
- 20 Ty do të të bëj unë për këtë popullmur të fortë prej tumbakut.Do të luftojnë kundër teje, por s`do të ngadhënjejnë, sepse unë me ty do të jemqë të të shpëtoj e të të liroj është fjala e Zotit!
- 21 Do të të shpëtoj prej dorës së mëkatarëve, do të të shpaguaj prej dorës së të dhunshmëve.