Beselidhja e VjeterJeremia: Jeta e profetit si shenjë
- 1 Më qe drejtuar kjo fjalë e Zotit:
- 2 Mos u marto e mos ki bij as bija në këtë vend.
- 3 Sepse kështu thotë Zoti për bij e bija, që lindin në këtë vend dhe për nënat që i lindin ata e për etërit e tyre, të cilëve do t`u lindin në këtë vend:
- 4 Do të vdesin me vdekje shumë të keqe, gjëmë s`do t`u bëhet as nuk do të varrosen; do të bëhen pleh për ara; do t`u tresë fara prej shpatës e prej urisë e kufomat e tyre do të jenë ushqim për shpendët e qiellit e bishat e malit.
- 5 Sepse kështu thotë Zoti: Mos hyr në shtëpitë ku shtrohen dreka, mos shko në salikime as mos merr pjesë në vajtime me ta, sepse unë e tërhoqa paqen time prej këtij populli;është fjala e Zotit,;dhimbjen dhe dhembshurinë.
- 6 Në këtë vend do të vdesin të mëdhenj e të vegjël, s`do të varrosen as s`do t`u bëhet gjëmë; askush për ta s`do të gërvishtet as nuk do të qethë flokët.
- 7 Atij që është në zi s`do t`ia ndajë kush bukën e ngushëllimit për të ndjerin e tij dhe s`do t`ia japë kush gotën e ngushëllimit në rastin e vdekjes së babait e të nënës së tij, për ta ngushëlluar.
- 8 Mos hyr në shtëpi ku bëhen drekat që të rrish me ta e të hash e të pish.
- 9 Sepse kështu thotë Zoti i Ushtrive, Hyji i Izraelit: Ja, unë do të bëj të zhduken nga këtu, prej syve tuaj, në ditët tuaja brohoritjet e gëzimit e të haresë, zërin e dhëndrit e zërin e nuses!
- 10 Kur t`ia kesh lajmëruar këtij populli të gjitha këto fjalë e ata të thonë: `Përse Zoti ka urdhëruar gjithë këtë fatkeqësi të madhe? Cili është faji ynë e cili është mëkati ynë që e kemi bërë kundër Zotit, Hyjit tonë?`,
- 11 përgjigju: Sepse etërit tuaj më lanë mua;është fjala e Zotit;shkuan pas zotave të huaj, u shërbyen atyre, i adhuruan, mua më lanë e nuk e zbatuan Ligjin tim.
- 12 Por edhe ju punuat, madje edhe më zi se etërit tuaj: ja, secili prej jush ecën pas zemrës së vet të keqe për të mos më dëgjuar mua.
- 13 Unë do t`ju nxjerr nga ky vend në një vend të panjohur për ju ashtu si ishte e panjohur edhe për etërit tuaj. Atje do t`u shërbeni hyjnive të huaja ditë e natë: sepse më s`do të kem mëshirë për ju.Kthimi i të shpëgulurve të Izraelit
- 14 Prandaj, ja, po vijnë ditët;është fjala e Zotit;kur nuk do të thuhet më `Pasha jetën e Zotit, që i nxori izraelitët prej Egjiptit`,
- 15 por: `Pasha jetën e Zotit, që i nxori izraelitët prej tokës së Veriut dhe nga të gjitha vendet, në të cilat i pata humbur!` Unë do t`i kthej në tokën e tyre që ua dhurova etërve të tyre.Lajmërim i pushtimit të armikut
- 16 Ja,;thotë Zoti;unë do të dërgoj një mori peshkatarësh që do t`i peshkojnë; pas tyre do të dërgoj një mori gjuetarësh, të cilët do t`i gjuajnë në çdo mal e kodër edhe plasa të qetave!
- 17 Sepse sytë e mi i përcjellin të gjitha shtigjet e tyre: para meje s`mbetet e fshehtë asnjë sjellje e tyre dhe fajësia e tyre s`mund të fshihet prej syve të mi.
- 18 Madje dyfish do t`i shpaguaj paudhësitë e mëkatet e tyre, sepse e përdhosën tokën time me qelbësirat e idhujve të tyre dhe me turpësitë e tyre e mbuluan pronën time.Kthimi i paganëve
- 19 O Zot, forca ime e kështjella ime, strehimi im në ditën e ngushticës!Te ti do të vijnë paganëtnga skajet e tokës e do të thonë:`Etërit tanë vërtetë për pjesëpatën Gënjeshtrën, Kotësinë që s`vlen asgjë!
- 20 Njeriu a mund t`krijojë zotat për vete?Atëherë ata zota s`janë!
- 21 Ja, pra: dua t`i njoftoj, kësaj here do t`ua dëftojdorën time e fuqinë time:do ta kuptojnë se emri im është Zot.