Beselidhja e VjeterJeremia: Gabimet e Judës në nderimin e Hyjit
- 1 Mëkati i Judës është gdhendurme thumba hekurime majë diamantipërmbi dërrasën e zemrës së tyre, përmbi brirët e lterëve të tyre,
- 2 që bijtë e tyre t`i kujtojnë lterët e vetbanirët e vet përbri drurëve gjithëherë të njomënë kodra të larta,
- 3 në male e në fushë të hapët.Pasuritë e tua e të gjitha visaretpre plaçkitjeje do t`i bëj, lartësitë e tua për shkak të fajevetë bëra në mbarë vendin tënd.
- 4 Do të heqësh dorë nga prona joteqë dhuruar ta pata vetë;skllav do të të bëj të armiqve të tunë një vend që nuk e njeh, sepse i dhatë flakë zemërimit tim, që do të djegë përgjithmonë.Fjalë urtie
- 5 Kështu thotë Zoti:Qoftë mallkuar ai njeri që në njeriun shpreson, ai që mbështjetjen e vet e ka në njeriun e zemra e tij largohet prej Zotit.
- 6 Ai do të jetë porsi marena në shkretëtirë:nuk sheh kurrë asnjë të mirë, i shkon ditët në thatësirën e shkretëtirës, në tokë të kriposur, të pabanueshme.
- 7 Qoftë bekuar ai që shpreson në Zotin, Zoti do të jetë shpresa e tij.
- 8 Ai do të jetë porsi drurii mbëltuar në breg të ujit, që kah përroi i lëshon rrënjëte s`do të trembet kur të vijë zhegu:rngjethi i tij do të jetë i blertë.Për vit thatësie nuk merakoset, nuk pushon së dhëni fruta.
- 9 Më dinake se çdo gjë tjetër është zemra, e pashërueshme;kush është ai që mund ta njohë?
- 10 Unë, Zoti, shqyrtoj zemrën, sprovoj veshkat, i jap secilit sipas sjelljes së tij, sipas fryteve të veprave të tij.
- 11 Shkurtë që i kuan vezët që s`i bëriështë ai që pasurohet me të padrejtë.Do ta lërë në gjysmën e jetës, në ditë të fundit i marrë do të jetë.Shpresa në Tempullin e në Hyjin
- 12 Fron i lavdishëm, i lartësuar që në fillim, është Vendi ynë i shenjtë!
- 13 O Zot, shpresa e Izraelit, të gjithë ata që të lënë do të turpërohen, pse e lanë Burimin e ujit të gjallë, Zotin.Në pluhur do të shkruhen ata që nga ti largohen.Lutje hakmarrëse
- 14 Më shëro, o Zot, e do të shërohem, më shpëto, o Zot, e do të shpëtoj, sepse ti je lavdi im!
- 15 Ja, ata mua më thonë:`Ku është fjala e Zotit?Le të përmbushet!`
- 16 Kurrë s`t`u vura që të sjellësh të keqen, s`e dëshiroja ditën e tmerrshme, Ti e di: çka prej buzëve të mia doliishte e drejtë para Teje.
- 17 Deh, mos më ji shkak tmerrimi, ti streha ime, në Ditën e ngushticës!
- 18 Le të turpërohen armiqtë e mi, e jo unë;le të tremben ata e jo unë;Sille mbi ta Ditën e tmerrit, zhduki me zhdukje të dyfishtë!Mbajtja e të shtunës
- 19 Kështu më ka thënë Zoti: Shko e qëndro te dera e Bijve të popullit, nëpër të cilën hyjnë e dalin mbretërit e Judës edhe në të gjitha dyert e Jerusalemit.
- 20 Thuaju: Dëgjojeni fjalën e Zotit, mbretërit e Judës e mbarë Juda edhe të gjithë banorët e Jerusalemit, që hyni nëpër këto dyer.
- 21 Kështu thotë Zoti: Ruajeni veten e mos mbani barrë në ditë të shtunë as mos i shtini nëpër dyer të Jerusalemit.
- 22 Mos mbartni barrë nga shtëpitë tuaja në ditë të shtunë as mos bëni asnjë punë: shenjtërojeni ditën e shtunë, siç u kam urdhëruar etërve tuaj.
- 23 Por ata nuk dëgjuan as nuk më vunë vesh, por e ngurën zverkun e vet për të më mos dëgjuar e për të mos e pranuar mësimin.
- 24 Nëse vërtet do të më dëgjoni;është fjala e Zotit;nëse nuk do të shtieni barrë nëpër dyer të këtij qyteti ditën e shtunë, në qoftë se do ta shenjtëroni ditën e shtunë, duke mos punuar asnjë punë,
- 25 nëpër dyer të këtij qyteti do të hyjnë;bashkë me ministrat e vet;mbretërit që rrinë në fronin e Davidit, në karroca e në kuaj, ata dhe princat e tyre, judenjtë e banorët e Jerusalemit; ky qytet do të banohet për amshim.
- 26 Do të vijnë prej qyteteve të Judës, nga rrethi i Jerusalemit, nga toka e Beniaminit, nga Sefela e nga malësitë dhe nga Nagebi e do të sjellin fli shkrumbimi, therore, fli kushtimi, kem dhe do të kushtojnë fli falënderimi në Shtëpinë e Zotit.
- 27 Por, në qoftë se nuk do të më dëgjoni ta shenjtëroni ditën e shtunë e të mos mbartni barrë e të mos i shtieni nëpër dyer të Jerusalemit ditën e shtunë, atëherë zjarrin do ta ndez në dyert e tij: zjarri do t`i përpijë pallatet e Jerusalemit e më nuk do të fiket.