Beselidhja e VjeterJeremia: Jeremia te poçari
- 1 Kjo fjalë i qe drejtuar prej Zotit Jeremisë:
- 2 Çohu e zbrit në shtëpi të poçarit dhe aty do t`i dëgjosh fjalët e mia!
- 3 Unë zbrita në shtëpinë e poçarit dhe, ja, ai po punonte në çarkun e vet.
- 4 Dhe iu prish ena që ai po e punonte prej balte me duart e veta, por përsëri me atë deltinë, punoi një enë tjetër, siç i pëlqente atij të bëjë.
- 5 Atëherë më qe drejtuar fjala e Zotit e më tha:
- 6 Pse a nuk mund të sillem me ju si ky vorbar, o shtëpia e Izraelit?;tha Zoti. Ja, ju jeni në duart e mia, o shtëpia e Izraelit, si deltina në dorën e vegsharit!
- 7 Unë aty për aty caktoj kundër ndonjë populli ose mbretërie se do ta çrrënjos, do ta zhduk, do ta shuaj;
- 8 por, nëse ai popull kthehet prej asaj paudhësie, për shkak të së cilës kam folur kundër tij, atëherë edhe vetë do të pendohem për të keqen që kisha vendosur t`ia çoj.
- 9 Një herë tjetër them, në lidhje me një popull ose mbretëri, se do ta ndërtoj e do ta mbëltoj;
- 10 por, nëse bën të keqen ndër sytë e mi për të mos e dëgjuar zërin tim, do të pendohem për të mirën që pata vendosur t`ia bëj.
- 11 Prandaj, thuaju judenjve e banorëve të Jerusalemit: Kështu thotë Zoti: Unë, ja, përgatis kundër jush një të keqe dhe sendërtoj kundër jush një plan. Më mirë t`i largohet secili udhës së vet të keqe e përmirësoni udhët tuaja e veprat tuaja!
- 12 Por ata do të thonë: Kot! Ne duam të ndjekim mendimet tona e secili do të bëjmë sipas keqësisë së zemrës së vet të prishur!`Izraeli e harron Zotin
- 13 Ja, pra, pse Zoti thotë kështu:Pyetni paganët:kush dëgjoi punë kaq të poshtrasiç i bëri virgjëra e Izraelit?
- 14 A thua mungon bora e Libanitmbi qetën që zotëron fushën?A shteren ndoshta ujërat e freskëta, që shpërthejnë e rrjedhin të cemta?
- 15 E pra, populli im më harroi, ai idhujve u flijoi, morën në thua udhëve të veta, nëpër shtigjet e dikurshme, ecin shtigjeve të parrahura, udhës së parrafshuar,
- 16 për ta kthyer vendin në shkretëtirë, të përmendet për të zi gjithherë:secili që ta përshkojështang do të mbesë, kokën do të tundë!
- 17 Si murrlani do t`i zvarrispo ndër sy të armiqve të tyre.Do t`u sjell shpinën e jo faqenditën e shfarosjes së tyre!Me rastin e një atentati kundër Jeremisë
- 18 Ata thanë: Ejani të bëjmë përbetim kundër Jeremisë! Sepse Ligji nuk do t`i mungojë priftit, as këshilla të urtit, as fjala profetit! Ejani ta godasim me gjuhë të tij e të mos i vëmë vesh asnjë fjale të tij.
- 19 Më vështro, o Zot, e dëgjo se ç`thonë kundërshtarët e mi!
- 20 Vallë, a me të keqe shpërblehet e mira?E ata po më hapin gropën!Kujto se si rrija para tejepër të folur për të mirën e tyre, për ta hedhur larg tyre zemërimit tënd.
- 21 Çoje, prandaj mbi fëmijët e tyre urinë, e hidhi ata në tehun e shpatës!Të veja e pa fëmijë le t`u mbesin gratë, vdekja le t`i marrë burrat e tyre!Të rinjtë le t`ua therë shpata në luftë!
- 22 Le të dëgjohen britma prej shtëpive të tyrekur mbi ta papritmas t`i lëshosh cubat, sepse për të më zënë ata gropën hapën, dhe këmbëve të mia u ngrehën leq.
- 23 Ti, o Zot, i di sendërgjimet e tyrepër vdekje kundër meje:mos e fal fajësinë e tyre, para teje të mos shlyhet mëkati i tyre!Rrafsh për tokë le të bien para teje, ditën kur të të pushtojë zemërimi, vepro kundër tyre!