Beselidhja e VjeterJeremia: Letra të shpëgulurve
- 1 Ja fjalët e letrës që Jeremia profet ia dërgoi nga Jerusalemi Tepricës së të shpëgulurve;krerëve, priftërinjve, profetëve e mbarë popullit, të cilët i shpëguli nga Jerusalemi Nabukodonozori dhe i çoi në Babiloni,
- 2 pasi ishin nisur nga Jerusalemi mbreti Jekonia, zonja mbretëreshë, bujarët e pallatit, prijësit e Judës e të Jerusalemit, mjeshtër e argjendarë.
- 3 Letra i qe dërguar për dorë të Elasës, birit të Safanit, e të Gamarisë, birit të Helcisë, të cilët i dërgoi Sedecia, mbreti i Judës, te Nabukodonozori, mbreti i Babilonisë, në Babiloni.Në letër thoshte:
- 4 Kështu u thotë Zoti i Ushtrive, Hyji i Izraelit, të gjithë të humburve që i shpëgula nga Jerusalemi në Babiloni:
- 5 Ndërtoni shtëpi dhe banoni në to; mbillni kopshte e hani frutat e tyre;
- 6 martohuni e lindni djem e vajza; merruni djemve tuaj gra, martojini vajzat tuaja, e të lindin bij e bija e shtohuni atje e mos u pakësoni!
- 7 Kërkojeni të mirën e vendit ku ju kam tretur e luteni Zotin për të, sepse në mirëqenien e tij qëndron edhe e mira juaj.
- 8 Sepse kështu thotë Zoti i Ushtrive, Hyji i Izraelit: Mos lejoni t`ju bëjnë të gaboni profetët që janë në mesin tuaj, dhe shortarët tuaj, dhe mos kini besim në ëndrrat tuaja që ju i ëndërroni,
- 9 sepse ata ju parakallëzojnë rrena në emër tim, e pra, unë nuk i dërgova ata;është fjala e Zotit.
- 10 Sepse kjo është fjala e Zotit: Vetëm kur të mbushen shtatëdhjetë vjetët në Babiloni, vetëm atëherë do të vij t`ju shoh e do ta çoj në vend premtimin tim se do t`ju riatdhesoj.
- 11 Sepse unë e di mirë synimin që e kam me ju;është fjala e Zotit;synime paqeje e jo mjerimi: synoj t`ju jap pasardhësi dhe shpresë.
- 12 Ju do të më thiri në ndihmë e do të vini tek unë; do të më luteni dhe unë do t`ju dëgjoj.
- 13 Do të më kërkoni e do të më gjeni sa herë që të më kërkoni me zemër të çiltër.
- 14 Do të lejoj të gjendem prej jush;është fjala e Zotit;dhe do të bëj të marrë fund skllavëria juaj, do t`ju bashkoj nga të gjithë popujt e nga të gjitha vendet, në të cilat ju pata tretur;është fjala e Zotit -. Unë do të bëj të ktheheni në vendin, nga i cili ju pata shpëgulur.
- 15 E vërtet ju thoni: `Zoti na ngriti profetë në Babilon... `,
- 16 Ja, veç, se çka thotë Zoti për mbretin që rri mbi fronin e Davidit, për mbarë popullin, banorët e këtij qyteti, vëllezërit tuaj, të cilët nuk qenë tretur bashkë me ju në mërgim,
- 17 kështu thotë Zoti i Ushtrive: Ja, po dërgoj mbi ta shpatën, urinë e murtajën; do t`i bëj si fiq të prishur që s`mund të hahen ngaqë janë shumë të këqij.
- 18 Do t`i pëdjek me shpatë, me uri e me murtajë e do t`i bëj tmerr për të gjitha mbretëritë e tokës, shenjë mallkimi, habie, pëshpëritjeje dhe turp për të gjithë popujt, ku unë i flaka,
- 19 sepse nuk deshën t`i dëgjojnë fjalët e mia;është fjala e Zotit;që ua dërgova me anë të profetëve, shërbëtorëve të mi vazhdimisht pa u lodhur, por ju s`më dëgjuat;është fjala e Zotit -.
- 20 Por ju, o mërgimtarë, dëgjojeni të gjithë fjalën e Zotit, që po jua dërgoj nga Jerusalemi në Babilon.
- 21 Kështu i thotë Zoti i Ushtrive, Hyji i Izraelit, Akabit, birit të Kolisë, e Sedecisë, birit të Maasisë, që në emër tim ju profetizojnë rrejshëm: Ja, unë do t`i lë në duar të Nabukodonozorit, mbretit të Babilonisë, dhe do t`i godasë ndër sytë tuaj.
- 22 Me ta si me nëmë do të mallkojnë të gjithë të treturit e Judës në Babiloni e do të thonë: Qofsh mallkuar si Sedecia e si Akabi, që mbreti i Babilonisë i poqi në zjarr!`,
- 23 për arsye se bënë poshtërsi në Izrael dhe kurorëthyerje me gratë e miqve të vet e rrejshëm e folën fjalën time në emër tim, që unë nuk u kam urdhëruar. Unë e di këtë dhe jam dëshmitar i kësaj gjëje;është fjala e Zotit.Reagimi i një të treturi ndaj letrës së Jeremisë
- 24 E Semejë Nehelamitajt thuaji:
- 25 Kështu thotë Zoti i Ushtrive, Hyji i Izraelit: Për arsye se në emër tënd i ke dërguar mbarë popullit që është në Jerusalem si edhe priftit Sofoni, të birit të Maasisë, dhe të gjithë priftërinjve një letër, ku thua:
- 26 Zoti të ka vënë prift në vend të priftit Jojadë për të qenë mbikëqyrës në Tempullin e Zotit mbi çdo njeri kryekëcyer që don të luajë rolin e profetit e për ta hedhur në pranga e në hekura.
- 27 Pse atëherë nuk e ke ndëshkuar botërisht Jereminë nga Anatoti që po shitet ndër ju për profet?
- 28 Sepse, përmbi të gjitha, ai edhe neve na shkruan në Babiloni: `Do të kalojë shumë kohë e gjatë! Ndërtoni shtëpi e banoni në to, mbëltoni kopshte e hani frytet e tyre!`
- 29 Prifti Sofoni ia lexoi letrën Jeremisë profet.
- 30 Po atëherë Jeremisë i qe drejtuar fjala e Zotit e i tha:
- 31 Dërgoju të gjithë të treturve këtë lajm: Kështu i thotë Zoti Semejës Nehelamit: Pasi Semeja ju profetizoi pa e pasë dërguar vetë, dhe ai ju bëri të keni besim në gënjeshtër,
- 32 prandaj kështu thotë Zoti: Unë do ta ndëshkoj Semejën e Nehelamit e mbarë farën e tij; askush prej farës së tij s`do të rrijë në mes të këtij populli; s`do ta shohë të mirën që unë do t`ia bëj popullit tim;është fjala e Zotit;sepse ka predikuar kryengritjen kundër Zotit.